Koalicioni i Muslimaneve Ne Bosnje Po Shkaterrohet
Ditet e fundit kane sjelle ndryshime te tjera ne skene politiken Boshniake tashme te komplikuar. Kolaicioni i muslimaneve te Bosnjes ne pushtet eshte shkaterruar duke hapur keshtu rrugen per Partine Socialdemokrate te opozites per te kerkuar me teper push
Koalicioni i Muslimaneve Ne Bosnje Po Shkaterrohet
Ditet e fundit kane sjelle ndryshime te tjera ne skene politiken Boshniake tashme te komplikuar. Kolaicioni i muslimaneve te Bosnjes ne pushtet eshte shkaterruar duke hapur keshtu rrugen per Partine Socialdemokrate te opozites per te kerkuar me teper push
Vetem pese muaj para zgjedhjeve lokale, te parashikuara ne prill te vitit 2000, skena politike boshniake po perballet pothuajse cdo dite me ndryshime te reja. Zhvillimi me i rendesishem gjate javes se fundit ka qene shkaterrimi perfundimtar i Koalicionit Musliman te Bosnjes per Bosnjen e Bashkuar dhe Demokratike (KCDBiH) i cili u shkaterrua per shkak te luftes se brendshme per pushtet.
Kater partite qe perbejne koalicionin kane rene dakord t'i mbajne kandidatet e tyre te tanishem ne pozicionet shteterore deri ne zgjedhjet presidenciale te planifikuar per nentor te vitit 2000. Por zgjedhjet lokale te prillit jane shnderruar tashme ne nje fushe beteje per aleatet e meparshem.
Shkaterrimi i koalicionit hap nje sere mundesish per aleanca te mundeshme ne politiken boshnjake por mbi te gjitha, ai permireson shanset per partine kryesore te opozites, Partia Social Demokrate (SDP).
Shkaterrimi i KCDBiH eshte pritur prej kohesh. Kjo mosmarreveshje e ndan koalicionin ne mes te dy partive me te medha-Partia e Veprimit Demokratik (SDA) e udhehequr nga Alia Izetbegovic, anetari musliman i Presidences, dhe Partia per Bosnje Hercegovinen (SZBiH), e udhehequr nga bashke kryeministri Boshnjak Harris Silajdzic.
Silajdzic ka qene njeri nga themeluesit dhe udheheqesit kryesore te SDA. Por mosmarreveshjet e shpeshta ndermjet perkrahesve te linjes se ashper dhe moderatoreve brenda SDA si edhe diferencat ideologjike dhe personale ndermjet Silajdzic dhe Izetbegovic e detyruan Silajdzic te largohet nga SDA me 1996. Silajdzic dhe disa anetare te moderuar te SDA themeluan me pas SZBiH.
Megjithate, ne zgjedhjet e vitit 1996 SZBiH u mund thelle duke e detyruar Silajdzic dhe partine e tij te bashkohej ne nje koalicion me SDA. Dy parti me te vogla, Liberalet (LS) dhe Partia Demokratike Civile (GDS) u bashkuan me koalicionin duke shpresuar te merrnin nje pjese te vogel te tortes.
Bashkepunimi i vazhdueshem ndermjet Izetbegovic dhe Silajdzic ka qene celesi i fitores se KCDBiH ne zgjedhjet e mevonshme. Por secila nga kater partite kerkonte gjithmione e me teper pushtet e pozicione te rendesishme.
Gjithashtu, ne radhet e SDA ka vazhduar lufta ndermjet perkrahesve te linjes se ashper dhe te moderuarve. Kane qene keto ndarje te brendshme te cilat e detyruan Izetbegovic te kandidonte ne zgjedhjet e vitit 1998, pavaresisht deklarimeve te tij per tu larguar. Ndresa perkrahesit e linjes se ashper brenda SDA fituan me shume influence, ata kerkuan te merrnin postin e Silajdzic ne kryeministri. Nderkohe disa te moderuar ne SZBiH mendonin se e ardhmja e tyre me e mire ishte ne nje aleance me Partine Social Demokrate dhe partite e tjera te opozites.
Gjate vitit te fundit presioni i ketyre lufterave te brendshme per pushtet u be i padurueshem derisa " finalja e madhe" shpertheu me 8 nentor, dita e fundit per regjistrimin e koalicioneve per zgjedhjet e prillit.
Sipas disa burimeve ne SDA dhe SZBiH, bisedime te tensionuara kane vazhduar deri ne momentin e fundit. Dy partneret e vegjel te koalicionit LS dhe GDS u perballen me nje oferte ultimative per te panuar nje pjese me te vogel te pushtetit. Te detyruar per te zgjedhur te dyja partite vendosen te mos e pranonin oferten dhe krijuan nje koalicion te ri Liberal-Civil.
Dy partite me te medha muslimane me ne fund pranuan te krijojne nje koalicion tjeter edhe me te dobet-Bashkimi per Bosne-Hercegovinen e Bashkuar dhe Demokratike. Ky koalicion do te marre pjese ne zgjedhje ne gjysmen serbe te vendit dhe ne disa rajone ku muslimanet jane ne pakice. Ne rajonet kryesore te Sarajevos, Tuzla dhe Zenica, te dy partite do te jene kundershtare te njera tjetres.
Te gjitha gazetat e pavarura ne Sarajevo kane titulluar faqet e para te tyre " Koalicioni i KSDBiH shkaterrohet". Megjithate, disa zyrtare te SDA dhe SZBiH vazhdojne te insistojne se te dyja partite jane ne aleance.
Analistet e pavarur vendas dhe te huaj thone se SDA tani ka pak shanse te ruaj pushtetin ne qytetet kryesore si Sarajevo,Tuzla dhe Zenica. Silajdzic si me i oderuar dhe pro perendimor dhe udheheqesi i SDP te opozites Zlatko Lagumdzija duket se kane me teper shanse.
Deri me tani Izetbegovic ka mbijetur kryesisht fale votave te refugjateve dhe popullsise rurale, por nje anketim i koheve te fundit ka treguar se kjo mbeshtetje eshte zvogeluar. Ne nje anketim te kryer nga zyrtare lokale te SDA ne 61 bashki me popullsi kryesisht muslimane, mbeshtetja per SDA eshte rritur vetem ne 2 zona, ndersa ne 19 prej tyre pozicioni i SDA eshte perkeqesuar.
Keto rezultate mberrijne ne nje moment kur media e pavarur lokale po zbulon pothuajse cdo dite raste te reja korrupsioni dhe aktivitetesh te jashteligjshme ku jane perfshire zyrtare te SDA.
Burimet brenda SDA dhe SZBiH konfirmojne se e vetmja lidhje e vertete ne mes te dy partive eshte marredhenia e cuditshme dashuri-urrejtje ndermjet Izedbegovic dhe Silajdzic. Duket se largimi perfundimtar i tyre eshte i pashmangshem - eshte vetem ceshtje kohe.
Burime partiake kane lene te kuptohet se Izetbegovic dhe Silajdzic do te shkojne ne zgjedhjet presidenciale te nentorit te vitit 2000 si kundershtare te njeri tjetrit apo brenda aleancave dhe koalicioneve te reja, duke hapur keshtu nje faqe te re ne politiken e pasluftes ne Bosnje.
Janes Kovac eshte pseudonimi i nje gazetari ne Sarajevo.