Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

'Kercenohet' Entiteti Serb i Bosnjes

Republika Srpska mund te perballet me nje te ardhme te paqarte pas denimit te Gjeneralit Krstiq nga gjykata e Hages.
By Zeljko Cvijanovic

Denimi me burgim prej 46 vjetesh i dhene Gjeneralit Radislav Krstiq per genocid te kryer ne Srebrenice ne Korrik 1995 ngre pikpyetje te rendesishme mbi te ardhmen e vendit te tij, Republika Srpska, RS.


Gjenerali Krstiq eshte gjykuar fajtor me 2 Gusht se ka planifikuar, pergatitur dhe kryer vrasjen e mijera burrave Muslimane ne Srebrenica; nuk ka denuar trupat te cilat kane kryer keto vrasje; dhe se ka organizuar nxjerrjen e mijera trupave nga varret dhe rivarrimin e kufomave ne vende te tjera, ne nje perpjekje per te fshehur provat per keto krime.


Zedhenesja e qeverise se RS, Cvijeta Kovaciq ka thene se autoritetet nuk do te diskutojne denimin e gjykates. Presidenti i entitetit Mirko Saroviq nuk ka pranuar te komentoje. Asnje nga politikanet ne Beograd nuk ka shprehur nje opinion, ndersa media Serbe nuk i ka kushtuar vemendje ketij fakti, duke botuar vetem njoftime te agjensive te shtypit.


Megjithese kane vonuar te komentojne publikisht, Serbet ne Banja Luka dhe Beograd jane te shqetesuar se eshte vetem ceshtje kohe perpara se vete ekzistenca e RS te vihet ne diskutim.


Autoritetet Serbe Boshnjake dhe Jugosllave e kane shume te qarte se Krstiq nuk ka qene fajtori me i madh ne Srebrenica; dhe se ata mund te perballen me akuza shume me te renda nese Radovan Karaxhiq, Gjenerali Ratko Mlladiq dhe ndoshta edhe Slobodan Millosheviq denohen. Denimi i tyre mund te provoje qw Beogradi dhe Banja Luka kane ndjekur nje politike genocidi jo vetem ne Srebrenica por gjate gjithe luftes ne Bosnje. Ne nje rast te tille, statusi i entitetit te RS-se mund te hiqej dhe Jugosllavia mund te detyrohej te paguaje demshperblime lufte, ne shuma prej miliarda dollare, Bosnje Herzegovines dhe familjeve te te vrareve ne lufte.


Kasim Trmka, perfaqesuesi Boshnjak ne Gjykaten Nderkombetare ne Hage, ka thene per te perditeshmen e Sarajevos Dnevni Avaz te Shtunen se denimi i Krstiq do te thoshte qe: "gjykata ka arritur ne perfundimin e pakundershtueshem se ne Bosnje eshte kryer genocid," gje e cila do te ndihmonte Sarajevon ne perpjekjet e saj per te akuzuar Beogradin per genocid.


Hakija Meholjcic, shefi i policise Boshnjake ne kohen e luftes ne Srebrenica, ka thene per Radio Europen e Lire te Shtunen se "nuk ka kuptim te gjykosh njerezit nese pasojat e krimeve te tyre mbeten". Pasojat te cilave i referohej ai, eshte Republika Srpska.


Politikanet ne Sarajevo dhe Mostar nuk kane kerkuar ende publikisht shkrirjen e RS-se, por ata ka mundesi ta bejne nje gje te tille kur Karaxhiq dhe Mlladiq te dalin para gjyqit.


Ajo qe ka theksuar episodi i Krstiq eshte fakti qe Bosnja eshte nje pune e pambaruar. Boshnjaket do te donin qe RS te shkrihej. Nderkohe, Serbet, jane te vendosur ta ruajne ate. Boshnjaket duan te perdorin krimet e luftes per ti ndihmuar ata ne arritjen e synimeve te tyre - ndersa Serbet e hedhin poshte kete gje sepse kane frike se mund te humbasin gjithshka.


Si rezultat, ceshtja e krimeve te luftes eshte politizuar thellesisht. Kjo shpjegon edhe aresyet se perse pas gjashte vjetesh nga perfundimi i luftes ne Bosnje, fraksionet e ndryshme nuk jane te pergatitura te perballen me krimet e tyre, edhe kur ato drejtohen nga qeveri te moderuara.


Per shembull, Mladen Ivaniq, kryeministri reformator i RS-se, nuk ka komentuar publikisht per permasat e masakres se Srebrenices, duke lene Zoran Gjeriq, nje zyrtari te partise se tij, te kritikoje denimin e gjate te dhene ndaj Krstiq.


Zheljko Cvijanoviq eshte nje gazetar i se perjaveshmes Dani ne Sarajevo.