Kaosi i Pas Luftes Demton Kulturen ne Kosove

Nga Mufail Limani ne Prishtine

Kaosi i Pas Luftes Demton Kulturen ne Kosove

Nga Mufail Limani ne Prishtine

Thursday, 10 November, 2005
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

Fatmir Toci, i shtepise botuese Toena me qender ne Tirane dhe nje nga organizatoret e panairit, tha se idea ishte te "jepnin nje shtytje rilindjes kulturore ne Kosove". Sipas organizatoreve panairin e kane vizituar mbi 10,000 njerez.


Libri me popullor ne panair, i cili u shit ne mbi 1,000 kopje, ishte "Erdhi Vdekja dhe Ne U Pame Ne Sy", nga shkrimtari me i njohur Shqiptar Ismail Kadare. Libri eshte shkruar mbi luften ne Kosove dhe Kadare ben me faj shkrimtaret Kosovare dhe artistet se nuk kane bere aq sa duhet per ceshtjen e Kosoves.


Ka nje fare te vertete ne kritikat e Kadarese. Qe nga fillimi i viteve 1990 deri ne fillimin e luftes, "artistet dhe njerezit e kultures" kane qene ne rradhen e pare te politikes Kosovare. Perpara luftes Ibrahim Rugova, kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves (LDK) dhe i ashtuquajturi president i Kosoves, ka qene gjithashtu edhe Kryetar i Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves.


Rugova nuk e mban me kete post. Tani, kryetar i Shoqates eshte Tahir Desku, nje poet i njohur me shume per luften e tij ne rradhet e Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK). Desku u zgjodh kryetar i shoqates pasi disa shkrimtare kishin kerkuar qe ata qe nuk kishin marre pjese ne konflikt apo qe nuk kishin perkrahur UCK te perjashtohen nga organizata.


Nje nga kundershtaret me te forte te Rugoves gjate dhjete vjeteve te fundit, shkrimtari dhe kritiku i artit Rexhep Qosja, ka humbur gjithashtu pak influence si pasoje e ngritjes se menjehereshme te figurave te reja te UCK-se si Hashim Thaci.


Keto figura te njohura ne letersine dhe artin Shqiptar, si Rugova dhe Qosja, kane qene udheheqesit e rezistences paqesore te Shqiptareve ndaj represionit Serb qe prej fillimit te tij ne 1989. Tani situata ka ndryshuar dhe shume nga figurat e vjetra te politikes kane humbur terren ndaj udheheqesve te dale nga gjiri i UCK-se.


Ali Podrimja dhe Eqrem Basha jane dy shkrimtare te njohur te cilet nuk hyne kurre ne politike ne Kosove. Podrimja tani jeton ne Gjermani, ndersa Basha eshte drejtor i shtepise botuese Dukagjini. Keta dy shkrimtare figurojne si dy nga figurat e letersise dhe kultures se Shqiptareve te Kosoves ne antologjite e botuara ne Perendim gjate luftes.


Por per nje pjese te madhe te publikut Shqiptar, keta dy njerez jane eskapiste te cilet "nuk ju pergjigjen thirrjes se kombit". Sabri Hamiti eshte nje shkrimtar tjeter i njohur ne Kosove i cili nuk ka marre pjese kurre ne politike.


Hamiti eshte plagosur gjate nje perpjekje per ta vrare ne 1998. Sabri Hamiti sapo ka botuar nje liber me poezi te quajtur Melankoli, ne te cilin nepermjet alegorise paralajmeron per "Shkretetiren e Kuqe".


Nuk eshte ndoshta per tu habitur qe per momentin pjesa me e madhe e ngjarjeve kulturore ne Kosove jane te lidhura me luften. Pjesa me e madhe e elites artistike te Kosoves u mblodhen per promovimin e nje libri te ri nga Flora Brovina, nje doktoreshe dhe nje aktiviste e te drejtave te njeriut e cila tani po perballet me nje gjyq ne Serbi me akuza per "terrorizem". Adem Demaci, nje nga udheheqesit e pare te UCK dhe nje ish i denuar politik, ishte nje nder ata qe folen ne takim.


Nje nga ilustrimet me te mira per gjendjen kaotike te artit dhe kultures ne Kosove eshte Kosovafilm, e vetmja studio e prodhimit te filmave ne province. Tani KFOR ka vendosur shtabin e saj qendror ne ndertesen e saj.


Kur Isa Qosja, regjisori dhe producenti me i mire ne Kosove, u ankua per kete, KFOR sugjeroi qe ai te vazhdonte punen e tij ne kinemane kryesore te Prishtines, Rinia. Per fat te keq kjo nuk mund te behej sepse ambjentet ishin dhene me qera per disa kafene dhe qebaptore. Drejtori i kinemase insistoi qe kjo ishte menyra e vetme per te nxjerre te ardhura per te paguar punonjesit e tij.


Ekzistenca e dy qeverive ne Kosove vetem sa e shton edhe me teper konfuzionin. Ka dy ministra te ndryshem te Kultures; Sabit Gashi me qeverine e perkoheshme te drejtuar nga Hashim Thaci dhe Muhamet Bicaj ne qeverine e Rugoves.


Gjate periudhes se rezistence paqesore, Bicaj ka pranuar se vetem 0.5 perqind e parave te mbledhura nga diaspora ishin caktuar per ministrine e kultures. Tani qe administrata e Rugoves eshte menjanuar nga Thaci dhe nuk mblidhen me parate nga diaspora, situata eshte bere akoma me e rende.


Ministria e Gashit ka emeruar te gjithe stafin drejtues te institucioneve kulturore publike, por meqenese qeveria nuk njihet nga Misioni i OKB ne Kosove (UNMIK) dhe nuk ka buxhet, keta zyrtare duhet te arranxhohen ne nje fare menyre per te paguar stafin e tyre.


Megjithate, ministria e Gashit ka ndermarre disa hapa drejt financimit te rindertimit te dy qendrave kulturore. Shtepia ku eshte mbajtur Lidhja historike e Prizrenit, e cila ishte shkaterruar gjate luftes, tani po rindertohet.


Dhe ne Dranice po ndertohet nje memorial ne kujtim te familjes Jasharaj, pjestaret e se ciles u vrane nga Serbet ne nje incident te pergjakshem qe shenoi fillimin e konfliktit te pergjitheshem ne Kosove.


Premiera e fundit qe eshte mbajtur ne Teatrin Kombetar te Kosoves ka qene Hamleti i drejtuar nga regjisori Britanik, David Gothard. Ne Kosove, ashtu si ne kete premiere, lufta dhe pasojat e saj jane prezente kudo. Dhe duket se do te jete keshtu edhe per akoma shume kohe.


Mufail Limani eshte redaktor i kultures ne te perjaveshmen e Prishtines, "Zeri".


Frontline Updates
Support local journalists