JETIMËT HEROIK TË BOSNËS
Përkundër mungesës së mjeteve, jetimoret kanë strehuar disi mijëra fëmijë jetim gjatë luftës.
JETIMËT HEROIK TË BOSNËS
Përkundër mungesës së mjeteve, jetimoret kanë strehuar disi mijëra fëmijë jetim gjatë luftës.
Jetimorja Vojo Peric qëndron në një rresht të shtëpive familjare në periferi të Tuzllës, në verilindje të Bosnës.
Fjala jetimore shpesh ngjall mendime të varfërisë, braktisjes dhe madje edhe rreptësisë. Por në Vojo Peric, përshtypjet e tilla ndërrohen nga zëri i qeshjes plot gëzim të fëmijëve.
Mirela Selimovic, nëna e së cilës ka vdekur ndërsa babai është zhdukur gjatë luftës në Bosne dhe Hercegovinë, është vendosur aty në moshën 12 vjeçare, së bashku me vëllaun dhe motrën.
“Ishte vështirë në fillim por edukatorët na kanë ndihmuar shumë,” kujton ajo. “Vetëm tani kuptoj se sa shumë kanë bërë ata për ne.”
Selimovic ishte një nga 35,000 fëmijët të kthyer në jetim nga konflikti i përgjakshëm i cili kaploj ish Jugosllavinë gjatë viteve 1992-1995.
Shumica e vëzhguesve – dhe ish banorë të jetimoreve – thonë se jetimoret e Bosnës, përkundër mungesës së mjeteve, kanë arritur të strehojnë fëmijët e braktisur, kryesisht falë përkushtimit të stafit të tyre.
Për shembull, Vojo Peric strehoj rreth 700 fëmijë në mes të luftës në vitin 1993, edhe pse kapaciteti i jetimorës ishte 110.
“Ne dëshironim të ndihmojmë fëmijët pa një apo dy prindër të cilët po përjetonin pasojat e luftës,” kujton drejtoresha e Vojo Peric, Advija Hercegovac.
Sot, këta jetim të luftës kanë vazhduar jetën e tyre. Vetëm rreth 3,500 fëmijë kanë mbetur në jetimoret e Bosnës, shumica të mbështetur nga ministria e punës dhe mirëqenies sociale.
Donatorët e huaj, si SOS Kinderdorf, Fondacioni Rudolph Ëalter dhe organizata Ndihma Kombëtare e Norvegjisë kanë bërë të mundur ndërtimin e qendrave të reja.
Të ashtuquajturat “fshatrat e fëmijëve” janë ndërtuar për të ndihmuar fëmijët e prindërve të cilët nuk mund t’i mbështesin ata, dhe për të strehuar fëmijët të cilët presin për adoptim.
Përpos ofrimit të rahatisë fizike, stafi në shtëpië e fëmijëve të Bosnës pohojnë se ata investojnë shumë përkushtim për t’i mbështetur këta fëmijë edhe në aspektin emocional.
“Fëmijët e vjetër kujdesen për më të vegjlit, dhe kështu ata zhvillojnë një sens të të qenurit pjesëtarë e një familje,” thotë Hercegovac.
Jasmina, një banore nëntë vjeçare në Vojo Peric, është një nga fëmijët e gjeneratës së re e cila teknikisht nuk është jetime, pasi ajo ka prindër të gjallë por të cilët nuk janë në gjendje të kujdesen per te dhe motrën dhe vëllaun e saj.
“Nëna ime nuk ka mjete për t’u kujdesur për mua, vëllaun dhe motrën time, por ne jemi mirë këtu,” thotë ajo. Shabani 11 vjeçar, ishte edhe një nga të arriturit. Ai ishte i pikëlluar në fillim kur arriti në këtë strehimore, thotë ai, por është adaptuar mjaft mirë tani. “Kam zënë shumë shokë në këtë shtëpi,” thotë ai.
Amir Zelic, drejtor i shtëpisë për fëmijë Bjelava në Sarajevë, thotë se ai mburret me përparimin e fëmijëve nën kujdesin e tij. Falë donacioneve nga donatorët e huaj, shtoj ai, fëmijët e tij shkojnë në pikniqe dhe marrin ca të holla.
Zelic tha se derisa autoritetet ofronin mbështetjen themelore financiare, gjë që ju lejon një standard të mirë të jetesës, ndihmat e huaja ofruan gjëra shtesë për ta dhe përmirësuan stilin e jetës së tyre në përgjithësi.
“Ne mbesim në kontakt me fëmijët tanë derisa ata të dëshirojnë,” Zelic vazhdoj. “Ne gjithmonë dëshirojmë të dijmë se si janë ata pas largimit nga këtu.” Mirsada Poturkovic, drejtor i Qendrës për Përkujdesje të Fëmijëve pa Familje me qendër në Sarajevë, thotë se jetimët ende ballafaqohen me nje reputacion të keq i cili nuk përket me realitetin.
“Ata janë në pozitë më të mirë se sa shumë njerëz mendojnë,” thotë ai. “Shumica e stafit ndihmojnë shumë këta fëmija dhe i ofrojnë dashuri dhe mbrojtje.”
“Jam shumë i lumtur me kujdesin e stafit të Bjelavës,” kujton Ognjen, i cili tani është 18 vjeçar dhe ka dalë nga jetimorja.
“Jam duke kryer shkollën e tregtisë,” shtoj ai. “Vetëm i kam përfunduar kurset ne anglisht dhe gjithashtu punoj vullnetarisht si kamerman.”
Mirela 18 vjeçare është regjistruar në kolexhin për trajnim të mësuesve pas largimit të saj nga kjo shtëpi. “Nuk e di se çka do të kishte ndodhur me mua po të mos isha strehuar atje,” thotë ajo.
Stafi i shtëpive pranon se jo të gjithë të cilët largohen nga kujdesi arrijnë të gjejnë punë. “Duke ditur përqindjen e lartë të papunësisë në Bosne, nuk mund të presim që të gjithë të punësohen menjëherë,” thotë Poturkovic.
Ai thotë se strehimoret po bënin aq sa munden për fëmijët të cilët largohen. Kur ata mbushin 18 vjeç, dhe bëhen të rritur, ata ende mund të mbajnë strehimin dhe të marrin ca të holla derisa qendra lokale e punësimit arrinë të siguroj punë për ta.
Ata të cilët qëndrojnë kujdesen për fëmijët më të vegjël. “Ata krijojnë lidhje të ngushta me njëri tjetrin dhe të vegjlit ndihen keq kur ata largohen,” tha një mësues nga Vojo Peric.
Mirelës ende i mungon shtëpia e saj e vjetër. “Kemi kaluar shumë mirë dhe ende jam në kontakt me shokët dhe shoqet e mija atje,” thotë ajo.
Ajo ende kthehet për të vizituar fëmijët e vegjël të cilët mbesin prapa.
“Marr disa ëmbëlsira me vete dhe ndonjëherë shkojmë në ndonjë sheti së bashku,” thotë ajo. “Më mungojnë shumë.”
Mirna Mekic është nxënëse e kursit të nivelit të parë të IWPR.