Informacione të reja mbi rastin e Simatoviq
Burime të IËPR e lidhin ish zyrtarin e shërbimeve sekrete të Serbisë me krime lufte.
Informacione të reja mbi rastin e Simatoviq
Burime të IËPR e lidhin ish zyrtarin e shërbimeve sekrete të Serbisë me krime lufte.
Dokumenta të cilat duket se tregojnë që i akuzuari nga Haga Franko Simatoviq, një ish anëtar i shërbimeve sekrete të Serbisë, DB, ka luajtur një rol të rëndësishëm në dërgimin e mijëra paraushtarakëve Serbë për të lufutar në Kroaci dhe Bosnje, janë parë nga IËPR.
Sipas disa dokumentave të siguruara nga IËPR prej burimeve perëndimore, DB ka financuar dhe drejtuar disa grupe paraushtarake te cilat kanë kryer pjesën më të madhe të spastrimeve etnike dhe krimeve të luftës në Kroaci dhe Bosnje.
Është e paqartë nëse dokumentat i janë dorëzuar edhe prokurorëve. Sipas disa analistëve ligjorë, nëse ato u janë dhënë atyre, atëherë ato do të mund të forcojnë ndjeshëm shanset e prokurorëve për ta detyruar Simatoviq të dëshmojë kundër Millosheviqit si pjesë e një marrëveshjeje për ti ulur dënimin.
Simatoviq është paraqitur përpara gjykatës më 2 Qershor dhe është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat.
I akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe shkeljen e ligjeve të luftës, Simatoviq është dukur i qetë, megjithëse pak i dobësuar pas qëndrimit dy mujor në burg në Beograd.
Simatoviq është arrestuar nga policia Serbe në muajin Mars në lidhje me vrasjen e kryeministrit Zoran Gjingjiq. Gjykata ka ngritur akuza ndaj tij më 1 Maj, dhe ai është ekstraduar në Hagë më 30 Maj.
Simatoviq, i cili dikur ka drejtuar departamentin e zbulimit në shërbimet sekrete të cilat kanë drejtuar edhe njësinë famëkeqe të Berretave të Kuqe, ka qenë një njeri i afërt i shefit të DB, Jovica Stanishiq. Në mesin e viteve Nëntëdhjetë, të dy këta njerëz konsideroheshin si aleatët më të besuar të Sllobodan Millosheviq.
Akuza ndaj Simatoviq thotë se ai në postin e shefit të njësisë së zbulimit të DB-së, ai ka ndihmuar “në krijimin, financimin, furnizimin dhe mbështetjen e njësive speciale” të shërbimeve sekrete. Këtu përfshiheshin jo vetëm njësitë zyrtare speciale të policisë, por edhe një sërë grupesh paraushtarake të cilat në fakt drejtoheshin nga DB.
Materiali i siguruar nga IËPR përshkruan takimet të cilat thuhet të jenë organizuar ndërmjet zyrtarëve të Serbëve të Bosnjes dhe kolegëve të tyre në Serbi, incizime të bisedave telefonike dhe pjesë ditaresh – të cilat tregojnë se Simatoviq ka luajtur një rol të rëndësishëm në dërgimin e disa mijëra vullnetarëve Serbë për të luftuar në Bosnje dhe Kroaci si anëtarë të grupeve paraushtarake të njohura me emrat Tigrat, Garda Serbe, Lëvizja Cetnike Serbe, Shqiponjat e Bardha, Garda Kombëtare Serbe, si edhe grupe më pak të njohura si Ujqit Gri dhe Grerëzat e Verdha.
Një prej dokumentave duket të jetë në raport i Velibor Ostojiq, një aleat i ngushtë i Radovan Karaxhiq, në të cilin jepen hollësi mbi një takim që ai ka patur në vitin 1991 me ish kryeministrin Serb të asaj kohe, Radoman Bozoviq. Raporti, i cili mendohet të jetë përgatitur nga Ostojiq përpara fillimit të luftës në Bosnje, thotë se Beogradi planifikonte të ndihmonte forcat e Serbëve të Bosnjes me pajisje ushtarake dhe me instruktorë.
Materiali i IËPR duket se jep një pamje se përfshirja e Serbisë me drejtuesit e Serbëve të Bosnjes përpara luftës nuk ka qenë dicka e paplanifikuar, dhe duket se implikon Simatoviq dhe Stanishiq në përgatitjet për luftë.
Bisedimet telefonike të përgjuara të përshkruara në document përfshijnë edhe disa biseda ndërmjet Karaxhiq dhe Stanishiq në vitin 1991 në të cilat shefi i DB thotë: “Kemi bërë një punë të mirë” – duke iu referuar përgatitjeve për luftë. Stanishiq gjithashtu i referohet mesa duket Millosheviqit si “shefi i madh”.
Në një telefonatë të përgjuar, Stanishiq mesa duket i jep Simatoviq përshëndetjet e Karaxhiq nga fronti në Kroaci, dhe thotë se ai është i sigurtë që Karaxhiq dhe Simatoviq do të kenë mundëi “të punojnë së bashku” në të ardhmen.
Një tjetër përgjim duket se tregon se njerëzit e Simatoviq kanë qenë të përfshirë në operacione në verë në Qershor të vitit 1995, në afërsi të Sarajevos. Në të, një njësi policore e quajtur Cayman, e cila ka lufutar në rrethinat e Trnovos në Qershor 1995, njofton se ka humbur dy pjestarë të saj në luftime.
Kjo bisedë e përgjuar tregon se në fillim të Korrikut të vitit 1995, ndërsa trupat e Serbëve të Bosnjes sulmonin Srebrenicën, njerëzit e Simatoviq kanë qenë ende në afërsi të Sarajevos, duke luftuar në Malin Treskavica. Ata janë tërhequr për në Beograd në javën e fundit të muajit Korrik.
Një tjetër dokument mendohet të jetë një ditar special i vitit 1995 – një ditar i një oficeri i cili ka mbajtur shënime të hollësishme në lidhje me operacione ushtarake – për Operacionin Merimanga, emri i koduar për operacionin e policisë dhe ushtrisë Serbe në ndihmë të provincës së shkëputur autonome në Bosnjen perëndimore të drejtuar nga Fikret Abdiq.
Ditari thotë se disa qindra trupa të policisë speciale nën drejtimin e Simatoviq janë dërguar në Velika Kladusa, kryeqyteti i rajonit të shkëputur, për të ndihmuar forcat e Abdiq. Ndër to kanë qenë Tigrat, nën komandën e Milorad “Legija” Lukoviq – një drejtues paraushtarak famëkeq i cili tani është në kërkim në Beograd në lidhje me vrasjen e Gjingjiq – dhe Berretat e Kuqe nën drejtimin e Radojica Bozoviq.
Emir Suljagiq është një gazetar i IWPR në Hagë.