Ikja Nga Prishtina

Pas dhjete ditesh ne kryeqytetin e Kosoves, duke pare debimet dhe trenat e mbushur, korrespondentja jone u detyrua te ike. Pas pergatitjes se materialeve per nje jave me emrin e saj te fshehur, tani ajo tregon debimin e saj dhe udhetimin permes kufirit Ma

Ikja Nga Prishtina

Pas dhjete ditesh ne kryeqytetin e Kosoves, duke pare debimet dhe trenat e mbushur, korrespondentja jone u detyrua te ike. Pas pergatitjes se materialeve per nje jave me emrin e saj te fshehur, tani ajo tregon debimin e saj dhe udhetimin permes kufirit Ma

Monday, 5 April, 1999
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

Ju nuk mund ta imagjinoni cfare thashethemesh perhapen ne qytetin tone, edhe ne kohe normale. Por pas fillimit te bombardimeve, dhe raprezaljeve , kishte thashetheme per cdo gje.


Pas vdekjes se Bajram Kelmendit, avokatit te te drejtave te njeriut, ne degjuam qe disa politikane dhe shkrimtare ishin ekzekutuar. Ne degjuam thashetheme per njerez qe ishin grumbulluar ne stadiumin kryesor, por ne mund te shihnim nga apartamenti yne se asgje nuk po ndodhte atje—megjithese nuk mund te them te njejten gje edhe per dy stadiumet e tjere ne qytet.


Ne mesuam qe njerezit ishin keqtrajtuar kur deboheshin, the pastaj banesat e tyre ishin shkaterruar. Por problemi me i madh ishte qe linjat telefonike nuk funksiononin, dhe askush nuk dinte gje per te afermit. Pra frika ishte shume e madhe, dhe njerezit mendonin vetem te mbeteshin gjalle.


Madje as per dhjete dite, nuk e mendoja se mund te ndodhte. Bile edhe pas fillimit te trenave. Linja per ne Shkup nuk kishte punuar prej kohesh, por pasi lagjia Dragodan qe spastruar, befas ato filluan te punonin, dhe cdokujt ne njefare menyre iu udhezua te drejtohej nga stacioni.


Ne mund t’i shihnim ata nga dritarja jone. Kishte te shtena ne pjese te tjera te qytetit. Por ketu, njerezit shkonin me kembe drejt stacionit--ne qetesi, me kokat e tyre te ulura, duke ecur. Me mijera, per ore te tera, te shoqeruar nga policia.


Diten e pare qe pame kete, ne menduam, " E cuditshme." Diten tjeter, ne thame, " Oh,ja ku jane perseri." Por diten e trete, ne menduam qe eshte normale, dhe cdokush vetem donte te dinte nga cilat lagje vinin njerezit, keshtu qe ata mund te dinin se kur do te ishte rradha e tyre.


Por nuk u be e qarte deri diten kur ata erdhen ne shtepine tone. Doja te ikja me cdo kusht--isha e frikesuar dhe doja te jetoja. Por kisha akoma pak shprese, se edhe mund te ishte e perkohshme. Nuk mund te imagjinoja kurre veten time dhe prinderit e mij, me dinjitetin dhe krenarine tone te shkaterruara, duke ecuar si ata tek stacioni, duke humbur gjithcka.


Qe nje dite e qete " normale". Ne ate kohe ne kishim edhe tre familje te tjera qe jetonin me ne, pesembedhjete vete ne apartamentin tone te vogel, dhe ishte kohe dreke. Ata kishin ardhur nga Dragodani dhe ne filluam te njihnin njeri tjetrin menjehere, si nje familje. Mamaja ime dhe vajzat po pergatisnin tavolinen, mish dhe oriz, te cilat i kishim akoma. Dhe pastaj degjuam nje levizje ne katin e meposhtem, dhe e kuptuam.


Nuk mund te them se ata ishin te sjellshem, por nuk ishin abuzive. Ne u befasuam. Nuk kishte te shtena, as drejtime armesh. Kater ushtare te rinj me uniforma blu te erret te Ministrise se Brendshme (MUP) trokiten fort mbi dere dhe thane, " Ju duhet te ikni. Keni vetem pesembedhjete minuta."


Ata priten me durim. Cdonjeri levizte me qetesi te merrte disa gjera. Kompiuteri ishte i ndezur, dhe une shkruajta nje mesazh te shkurter te fundit te thoja se nuk mund te shkruaja nje histori ate dite: " Lutuni per mua".


Kur ne dolem ne rruge, cdonjeri po drejtohej nga e majta, drejt stacionit, dhe ne u drejtuam nga e djathta. Ne nuk ishim akoma gati. Si njerezit qe kishin ardhur ne shtepine tone, ne u nisem per tek disa miqte tane ne nje lagje tjeter dhe u thame, " Ja ku jemi".


Kur ne arritem, i zoti i shtepise dhe nje mik kishin po diskutoninme zjarr. I zoti i shtepise ishte i qarte . " Kur ato do te me njerrin jashte , une do te iki."Miku i tij nuk donte ti jepte fund jetes se tij dhe te behej nje refugjat. Ai tha: " Deri kur nuk do te jem i detyruar , une nuk do te shkoj tek stacioni i trenit." Ata biseduan per nje kohe te gjate, ndersa ne qendronim ne erresire , pa qirinj ose dicka qe te terhiqte vemendjen.


Kaloi nje dite. Ishte e tmerrshme te ndjeje qe numeroje minutat. Ne ishim te zhgenjyer pasi nuk kishte madje asnje sulm te ri ajror te NATO-s praneqytetit. Ne diskutuam mbi disa mundesi per t’u larguar por asgje nuk dukej shume e sigurte. Dhe une nuk do ta merrja ate tren : tre dite ne fushe , duke humbur gjithe dokumentat e mija—kurre.


Vetem nje dite me perpara , kisha degjuar qe autoritetet u kishin djegur te gjitha dokumentat civile , te ditelindjeve, martesave, vdekjeve, etj dhe mesazhi ishte i qarte. Ne do te beheshim - njerez pa identitet.


Ne keto dite te fundit, une rashe emocionalisht. Jo se isha e frikesuar, ishte e kunderta : Isha e sigurte--e sigurte se nuk do t’ i shihja kurre me miqte e mij, e sigurte se asgje s’do te ishte si me perpara.


Ne nje moment, duhej te dilja jashte.Vellai im erdhi me mua. Vume kapele, mbanim kokat ulur dhe u nisem me te shpejte. Ne ate kohe, qyteti, qe kishte pasur 300 000 banore, ishte gjysem i zbrazur. Mund ta ndjeni boshllekun, sikur te jeni i vetmi njeri qe merr fryme ne nje dhome . Prishtina kishte vdekur.


Nje makine ndaloi perballe nesh, nje Serb, por dikush qe une e njihja. "Hej," tha ai , " jeni akoma ketu? C’dreqin beni ketu. Nuk e dini qe jeta juaj eshte ne rrezik?"


E falenderova per kujtesen.


Ai tha se kishte nje rruge per te dale jashte. Dy shoke te tij po drejtoheshin nga kufiri Maqedonas ne ate moment. Ai premtoi se mund te isha e sigurte dhe se ata mund te me ndihmonin te kaloja kufirin. Ata sapo ishin nisur, por po te niseshim menjehere ne mund t’ i kapnim.Nuk kisha kohe te mendoja per kete, por doja te besoja se ai nuk do te na bente keq. U ngjitem ne makine.


Pasi beme ca rruge arritem makinen tjeter. Shkembiyem disa fjale dhe u ngjitem. Nuk u prezantuam, dhe shoferi dhe shoku i tij nuk dukeshin te interesuar. Ata ishin oficere Jugosllave te doganes.


Ndersa udhetonim drejt kufirit te Tetoves , une pata nje pamje te qarte te qytetit per here te pare ne dhjete dite. Kishte shume tanke, shume police. Kudo. Kishte mjete te blinduara perpara ndertesave qeveritare. Me perjashtim te dyqaneve, qendra ne vetvehte nuk ishte shume e demtuar.Edhe semaforet punonin, megjithese askush nuk ndalonte para tyre. Por pasi kaluam neper lagje te tjera, sidomos zona residenciale, gjithcka ishte e djegur. Ishte e cuditshme.: Kisha jetur per 23 vjet ne Prishtine por ndjehesha sikur nuk e njihja qytetin.


Pothuajse per dy ore rruga qe e qete. Une kisha shkruar per te gjitha luftimet, dhe shume nga fshatrat pergjate rruges ishin tashme te djegur.Nuk kishte shume me teper shkaterrim nga c’ kisha pershkruar une..


Kishte disa pika kontrolli, dhe disa makina ndaloheshin nga civile te armatosur, por rruget ishin kryesisht te zbrazura dhe ne i ecnim me shpejtesi neper to. Oficeret flisnin me njeri tjetrin, duke u ankuar per mungesen e cigareve ne Prishtine dhe per diten e gjate perpara tyre. Ata e pane qe nuk kisha shume deshire per te folur.


Kufiri u paraqit nga vija e refugjateve –10 kilometra e gjate. Njerez ne makina, traktore, karroca, dhe disa mijera ne kembe, te vene ne rradhe per te dale nga Jugosllavia. Kishte pleq dhe foshnja, dhe ishte shume ftohte.


"Shoferi" im me coi ne krye te vargut , dhe me nxorri tek vija e kufirit.. Une pyeta nese ato donin te shihnin dokumentat e mija, tha ata thane jo:" Veten pac nje udhetim te mire e fat te mbare." A mundej qe ata te mos e kishin kuptuar qe une isha Shqiptare? Sidoqofte, isha jashte Kosoves, jashte Jugosllavise, dhe jashte rrezikut. U ndjeva e rilindur.


Asnjeri nuk ishte qene kaq me fat. Ne token e askujt , ku kishte me mijera njerez qe po prisnin prej ditesh. Pashe nje grua te moshuar qe kishte vdekur. Ca burra cuan trupin e saj


ne nje fushe, dhe e varrosen aty. Eshte nje vend i trishte per varrin e prinderve tuaj. Kishte shume femije qe qanin , dhe rremuja sa here qe mberrinte qumesht ose buke , zakonisht nga Shqiptare te Maqedonise.


Meqe kisha nje telefon celular, u bera qendra e nje mini rremuje pasi cdonjeri donte ta huante te lidhej me familjen e tij. Keshtu ndersa ne prisnim, une fola me shume njerez. Ata nuk kishin asnje ide se ku po shkonin ose c’fare ata mund te benin. " Nese do te kemi fat, dikush do te na jape nje dhome," thane ata. Por nuk kishin asnje qellim apo motiv.


Kishte vetem disa agjenci nderkombetare. Autoritetet Maqedonase nuk nxitonin per te lene njerezit te kalonin dhe pas tete oresh makinat qe ata kishin nuk levizen aspak. Cdo nje ore, ata veconin ndonje dhe thonin, " Hej , ju . Ju mund te kaloni tani." Dhe mund te kaloje kufirin.


Kur ra nata, filloi te binte shi dhe u be shume ftohte. Une isha me shume fat. Une kam te aferm ne Maqedoni, dhe nje kusherire gjeti nje menyre te me merrte me vete. Por ne anen tjeter, disa qindra Shqiptare, ngaMeqedonia Perendimore, Tetova dhe Gostivari, po rrinin ne bore dhe ne shi duke pritur te merrnin njerez te panjohur qe nuk kishin ku te shkonin per t’i strehuar ne shtepite e tyre.


Gjeja qe na kishte frikesuar per kaq gjate kishte ndodhur. Ndersa u larguam , une po ikja nga Jugosllavija dhe nga MUP--nga frika. Por une po ikja gjithashtu nga Kosova, dhe do te me duhet te filloj jeten time nga e para perseri. Une, akoma mendoj se njerezit do te kthehen. Une pashe njerez qe edhe tani donin te kthehenin. Ata kishin nje ndjenje te cuditshme, qe ata kishin ikur dhe vendi i tyre eshte bosh. Edhe nese ju pelqen apo jo , Kosova, per tani , u perket Serbeve.


Gjeraqina Tuhina eshte nje korrespondente e IWPR.


Macedonia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists