HISTERIA MBI 'PUCIN' SHQIPTAR

Vrasja e nje serbi ne Mal te Zi ka nxitur nje vale ndjenjash anti-shqiptare.

HISTERIA MBI 'PUCIN' SHQIPTAR

Vrasja e nje serbi ne Mal te Zi ka nxitur nje vale ndjenjash anti-shqiptare.

Tuesday, 4 September, 2001
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

Vrasja e nje druvari serb ne veri te Malit te Zi ka nxitur histerine e anti-shqiptareve ne Mal te Zi. Vrasja u cilesua si nje deshmi e nje rebelimi te mundshem nga ana e terroristeve shqiptare kunder qeverise malazeze.


Rreziku per kryengritje u vu ne dyshim nga perkrehesit e Presidentit Milo Djukanovic. Sipas tyre, vrasja e ndodhru me 24 gusht ishte thjesht me motive grabitjeje nga kriminele shqiptare dhe pa asnje lloj lidhjeje me politiken. Edhe policia ne Pllave, qytet i vogel ku ndodhi krimi, kishte te njejtin mendim.


Viktima, Nenad Markovic, kishte ardhur ne Mal te Zi se bashku me kolegun e tij, Damjan Bozic nga Bosnje Hercegovina per te fituar para gjate sezonit te prerjes se drureve, prane zones kufitare. Pas vrasjes se Markovic dhe plagosjes se Bozic, shqiptaret u larguan bashke me parate ne drejtim te Kosoves.


Gazetare pro-serbe ne shtypin malazez e shfrytezuan incidentin per te perhapur zerat e nje revolte te pritshme nga "terroriste shqiptare".


U bene paralele me konfliktin ne Maqedoni. Gjuha ishte e njejte me ate te perdorur nga partite te cilat synojne ta mbajne Malin e Zi brenda asaj cka mbetur nga federata jugosllave, gjate fushates per zgjedhjet parlamentare te 22 prillit.


Mbeshtetes te Gjukanovicit dhe te linjes se tij per shkeputje shfaqen neveri ndaj idese se minoriteti shqiptar i Malit te Zi, i cili perben afro 7% te popullsise po pergatitet per nje kryengritje. Ata insistuan se bashkejetesa me shqiptaret mbetet e mundshme.


Pas zgjedhjeve te prillit, dy gazeta te perditshme pro-jugosllave, Dan dhe Glas Crnogoraca, vijuan te trumbetonin rrezikun e terrorizmit shqiptar. Ata ngrinin pretendimet se shqiptaret synonin te merrnin territore te konsiderueshme te Malit te Zi dhe t'i bashkonin me te ashtuquajturen Shqiperia e Madhe.


Te dy keto gazeta qe publikohen ne kryeqytetin, Podgorice, raportonin mbi ekzistencen e tre kampeve prane kufirit Kosove -Shqiperi ku po pergatiteshin terroriste shqiptare per ne Mal te Zi.


Kryengritja e supozuar do te fillonte ne Pllave dhe Guci ne veri si dhe ne Ulqinj ne jug, zona ku shqiptaret perbejne shumicen e banoreve.


Por politikanet vendas flasin per tjeter gje.


Milutin Vujosevic, nje zyrtar i larte i Partise Popullore nga pllava i tha IWPR se mendonte se vrasja e Nenad Markovicit nuk kishte te bente fare me terrorizmin shqiptar. Ajo thjesght nje vjedhje me dhune.


Adem Xhurlic nga Partia boshnjake per Veprim Demokratik, po nga Pllava mendon te njejten gje. Xhavid Sabovic nje drejtues i partise socialdemokrate dhe drejtor i qendres kulturore te Pllaves tha se spekulimet mbi terrorizmin ishin qesharake por shprehu njekohesisht edhe shqetesimin se vjedhja e armatosur mund te perdorej si pretekst per te nxitur trazira kunder shqiptareve.


Qytetaret e Pllaves - malazeze, shqiptare dhe muslimane - jane vecanerisht te shqetesuar. Sipas tyre shume luftra ne Ballkan kane nisur nga spekulimet e shtypit si dhe nga incidente ne dukje te izoluara.


Ne Pllave shqetesimi kryesor nuk eshte terrorizmi por varferia pasi fabrikat apo kompanite jane mbyllur. Rreth nje e treta e popullsise eshte larguar gjate dekades se fundit dhe bashkia numeron te njejtin numer banoresh si ne fillim te shekullit te 20.


Jo larg nga Pllava, prane kufirit me Kosoven ndodhet nje fshat i vogel i quajtur Vushanje i cili tani banohet nga te moshuar. Shume te rinj jane larguar ne kerkim te punes ndersa te tjere nga frika e hakmarrjes si pasoje e veprimeve te Natos ne Kosove.


Nje shqiptar i moshuar i ulur u tall me historite mbi terrorizmin. Duke e drejtuar shkopin e tij drejt nje grupi te moshuarish te fshatit ai that " ketu kane mbetur vetem te moshuarit dhe ata mezi mbajne nje gote brandi ne dore dhe jo te mbajne arme".


Pervec Pllaves, media malazeze eshte fokusuar edhe ne qytetin bregdetar te Ulqinit. Ketu shiptaret dhe malazezet kane bashkejetuar paqesisht per dekada me rradhe. Por sipas gazeten Dan, kete vere Ulqini ka sherbyer si strehe e radikaleve shqiptare, si Hashim Thaci, ish-komendant i Ushtrise Clirimtare te Kosoves, tashme me funksione politike.


Nje zyrtar i larte i Ministrise se Brendshme i cili preferoi te mos identifikohej e mohoi pranine e Thacit ne Ulqin. "Te vetmit qe kane pushtuar Ulqinin kete vere ishin turistet," tha ai.


Sipas te dhenave, numri i vizitoreve ne Ulqin kete vere arriti ne me teper se 100,000, nje shifer rekord, te ardhur kryesisht nga Kosova dhe Shqiperia. Megjithate pati edhe turiste nga Serbia duke gjykuar nga numri i automjeteve te regjistruara me targa jugosllave.


Historite mbi nje kryengritje te rrezikshme hidhen poshte si te paverteta ne Ulqin. "Ju mund te shihni se sa shume njerez levizin neper qytet dhe pavaresisht nga kjo nuk eshte regjistruar asnje incident gjate veres," thote Gavrilo Subregovic, nje malazez i cili drejton nje prej plazheve me te famshme te qytetit.


Mjaft qytetare te Ulqinit jane te angazhuar me llogaritjen e te ardhurave te tyre nga turizmi, ndoshta disa milione marka gjermane ne dite, dhe nuk kane kohe te humbasin me historite mbi terrorizmin.


Pavaresisht nga kjo, vrasja e druvarit shkakton nje kor zerash kunder shqiptareve te malit te Zi. "Ky incident rrezikon paqen ne Republiken tone," deklaroi Partia Popullore serbe ne opozite.


Nje zedhenes i Partise Socialiste, Dragan Koprivica, pretendon se " shqiptaret po thurin per nje dominim total ne republike."


Ai that se "Mail i Zi do te pesoje shpejt fatin e Maqedonise".


Partia Popullore serbe paralajmeroi se plani i Presidentit Gjukanovic per te mbajtur nje referendum mbi pavaresine mund ta thelloje krizen.


Ne vorbullen e histerise se pergjithshme, pak njerez i vune veshin deklarates se policise se druvari ishte vrare nga vjedhes dhe jo nga terroristet. Pak vemendje ju kushtua faktit se Ministria e Brendshme malazeze dhe UNMIK ne Kosove kishin identifikuar pese te dyshuar te cilet kishin kryer sulme te njejta prane Pejes.


"Forcat antidemokratike ne Mal te Zi dhe vende te tjera po perpiqen t'i paraqesin shqiptaret si element i rrezikshem, packa se vete ata e kuptojne se kjo gje nuk eshte e vertete," Ferhat Dinosa, zedhenes per Unionin Demokrat te shqiptareve ne mal te Zi.


Ai vuri ne dukje se kryengritja e parashikuar te shperthente gjate veres nuk ndodhi ndaj dhe i beri apel qeverise te ndeshkonte nxitesit e ketyre thashethemeve.


Nderkaq prokurori i shtetit ka ngritur padi ndaj gazetareve te gazetave Dan dhe Glas Crnogoraca, duke i akuzuar per nxitje te urrejtjes nacionale dhe fetare.


Petar Komnenic eshte nje gazetar i lire ne Mal te Zi


Frontline Updates
Support local journalists