Haga Qetëson Shqetwsimin Rreth Millosheviqit

Gjykata po pëpiqet të qetësojë shqetësimet në rritje rreth fatit të Sllobodan Millosheviqit

Haga Qetëson Shqetwsimin Rreth Millosheviqit

Gjykata po pëpiqet të qetësojë shqetësimet në rritje rreth fatit të Sllobodan Millosheviqit

Friday, 23 February, 2001

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte thotë se ajo po kërkon të sigurojë fqinjët e Serbisë se gjykimi i kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq nga një gjykatë në Beograd është jashtë çdo mundësie.


"Pozicioni ynë për këtë çështje është i qartë," totë Xhim Landeil, zëdhënësi i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në ish Jugosllavi (ICTY). "Ne do të kërkojmë që Millosheviqi dhe të gjithë të akuzuarit e tjerë të transferohen në Hagë për t'iu përgjigjur akuzave ndaj tyre".


Thirrjet për gjykimin e Millosheviqit në Beograd kanë fituar një përkrahje të gjerë publike në Serbi dhe në disa kryeqytete Perëndimore por një mundësi e tillë ka shkaktuar zemërim në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë të cilët e konsiderojnë veten si viktima të rregjimit të tij.


Landeil ka thënë se ICTY i pranon kundërshtimet që ekzistojnë në Kosovë dhe vendet e tjera fqinje. "Unë mendoj se shqetësimi i tyre për këtë çështje është tërësisht i kuptueshëm," ka thënë ai për IËPR-në. "Nëse ata detyrohen të bashkëpunojnë me gjykatën, atëherë ata presin që edhe vendet e tjera të bëjnë një gjë të tillë".


Landeil ka thënë se gjykata dhe zyra e prokurorit kanë theksuar në disa deklarime publike se nuk ka asnjë bazë ligjore për të lejuar gjykatat Serbe të gjykojnë Millosheviqin. "Unë shpresoj që deklarimet publike të zyrtarëve të gjykatës dhe prokurorëve të sigurojnë të gjithë se pozicioni ynë për këtë çështje është tepër i vendosur," ka thënë ai.


Për 43 vjeçaren Begija Dautoviq, mundësia e gjykimit të Millosheviqit në Beograd është një fyerje e kujtimeve të të dashurve të saj të cilët janë zhdukur kur qyteti i saj i Srebrenicës u morr në kontroll nga forcat Serbe në vitin 1995. "Millosheviq duhet të gjykohet në Hagë, ku e kanë vendin të gjithë kriminelët e luftës," thotë Dautoviq. "Cfarë lidhje ka Millosheviqi me Beogradin? Ata (forcat Serbe) morrën fëmijë dhjetë dhe dymbëdhjetë vjeçar nga nënat e tyre dhe i vranë. Dhe kjo gjë nuk mund të harrohet kurrë".


Autoritetet e reja në Beograd, të cilat dëshirojnë të qetësojnë opinionin publik, kanë premtuar të vendosin Millosheviqin në pranga në kryeqytetin Serb për shkak të abuzimeve me pushtetin. Komentatorë dhe politikanë kanë folur për mundësinë e akuzimit të Millosheviqit për urdhërimin e vrasjeve, korrupsion apo edhe për krime lufte.


Por ICTY, drejtuesit politik dhe aktivistë të të drejtave të njeriut në rajon kanë thënë se nuk ka asnjë bazë ligjore për një gjyq të tillë, dhe se edhe nëse do të kishte, ai vetëm do të shtonte tensionet etnike dhe fetare në Ballkan.


Duke pasur një mandat të fuqishëm nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, gjykata është krijuar në bazë të Kapitullit Shtatë të kartës së Kombeve të Bashkuara dhe ka të drejtë të ushtrojë autoritetin e saj ndaj çdo gjykate vendase në ish Jugosllavi për krimet e kryera pas vitit 1991. Për sa kohë që Millosheviqi është akuzuar nga gjykata, nenet kushtetuese të Serbisë për ekstradimin nuk kanë fuqi ligjore.


Në ndryshim nga gjykatat e tjera që janë krijuar për Sierra Leonen, Timorin Lindor apo Kamboxhian, ICTY nuk ka asnjë klauzolë për gjykimin e përbashkët me autoritetet vendase. Është ligjërisht e "pamundur" që Millosheviqi të gjykohet për krime lufte nga një gjykatë Serbe dhe nuk ka asnjë mundësi për të biseduar për këtë çështje sepse kjo gjë do të shkelte mandatin e ICTY-së, thotë Landeil.


Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se një gjyq në Beograd mund të përbëjë edhe probleme praktike. Dëshmitarët e mundëshëm nga Kosova apo vende të tjera mund të mos pranojnë të dëshmojnë në kryeqytetin Serb dhe padyshim do të vinin në dyshim paanësinë e gjykatës vendase.


Ka edhe shqetësime të tjera të rëndësishme jashtë Beogradit se gjykimi i Millosheviqit në një gjykatë vendase do të dëmtonte përpjekjet për ndërtimin e pajtimit të pas luftës në Ballkan dhe nuk do të lejonte shoqërinë Serbe të vlerësonte si duhet të kaluarën.


"Do të ishte shumë e dëmshme për stabilitetin dhe zhvillimin e gjithë rajonit nëse njerëzit dhe qeveria e Serbisë nuk do të pranonin përgjegjësitë e tyre për krimet e kryera në të kaluarën," thotë Naim Jerliu, zëvendës president i Lidhejs Demokratike të Kosovës, partia politike e Shqiptarëve etnik e cila fitoi zgjedhjet e fundit në Kosovë. "Ekstradimi i Millosheviqit në Hagë do të krijonte një klimë më pozitive në të gjithë rajonin".


Një gjyq i mbajtur në Beograd do të shtonte më tepër urrejtjen dhe do të hapte plagët e vjetra, thotë Srxhan Dizdareviq, president i Komitetit të Helsinkit në Bosnje Herzegovinë. Elementi që thekson pajtimin qëndron tek drejtësia. Do të ishte e gabuar të mendonim se amnistia dhe falja janë të vetmet parakushte për pajtimin, sepse viktimat kërkojnë drejtësi".


Amra Kebo është një bashkëpunëtore e rregullt e IWPR-së. Valbona Mehmeti në Kosovë ka kontribuar në këtë artikull.


Frontline Updates
Support local journalists