Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

GREQI: PAKICAT PERBALLE PADREJTESIVE

Mungesa e ndeshkimit ndaj nje polici per vrasjen e nje emigranti Shqiptar mendohet te jete nje shenje tipike e padrejtesive me te cilat perballen pakicat ne Greqi.
By Gazmend Kapllani

Kur ka kaluar me teper se nje vit nga vdekja fatale e Gentjan Çelnikut ne nje kafene te Athines, polici Grek i cili vrau 20 vjecarin ende nuk ka dale para drejtesise.


Çelniku, nje emigrant Shqiptar eshte qelluar ne koke nga arma e nje polici gjate nje kontrolli per dokumenta. Vrasja e tij eshte nje prej disa rasteve te brutalitetit te policise ndaj anetareve te pakicave ne Greqi, te paraqitura ne nje raport te botuar nga Amnesty International dhe Federata Nderkombetare e Helsinkit ne Shtator.


Gazeta e respektuar e perditeshme e Athines, Kathimerini, ka paralajmeruar se numri i ketyre shkeljeve mund te jete me i madh se 38 rastet e hetuara nga Amensty, sepse emigrantet Shqiptare shume shpesh kane frike te raportojne sulmet ndaj tyre.


Greqia, nje vend anetar i BE, natyrisht qe e ka te gjithe kuadrin ligjor te nevojshem per te ndeshkuar krimet e kesaj natyre, por ne praktike oficeret e policise, rralle kane dale para drejtesise. Edhe ata te cilet jane gjykuar apo denuar kane marre denime minimale, si per shembull denime me burgim me kusht.


Motra e Gentjan Çelnikut, Rajmonda eshte e bindur se vrasesi i vellait te saj nuk do te denohet ashper. "Ka kaluar me teper se nje vit, dhe nuk eshte bere asgje, une nuk pres shume nga ky hetim," thote ajo.


Ioannis Rizopulos, polici i cili ka qelluar Gentjanin, eshte akuzuar per "vrasje nga pakujdesia", e cila denohet me pese vjet deri burgim te perjeteshem. Pavaresisht nga serioziteti i akuzes, Rizopulos eshte liruar menjehere me kusht dhe nuk eshte pushuar nga detyra.


Versionet rreth incidentit jane te ndryshme. Ne nje séance perpara nje gjykatesi hetues me 23 Nentor 2001, Rizopulos ka deshmuar se kur ka pare qe Celniku po fuste doren ne xhepin e xhaketes, ai i eshte afruar, dhe e ka paralajmeruar te mos levize. Viktima me pas i ka levizur doren duke bere qe pistoleta te zbrazej. Kjo deshmi eshte krejtesisht e kundert me nje deshmi te dhene me pare nga ai vete sipas te ciles pistoleta ishte shkrehur aksidentalisht ndersa ai po perpiqej te vendoste nen pranga te riun.


Autoritetet e policise kane urdheruar hapjen e nje hetimi, por nje raport i perbashket i Amnesty International dhe Federates Nderkombetare te Helsinkit ka kritikuar menyren e kryerjes se ketij hetimi. "Gjykatesi hetues nuk ka thirrur deshmitare - perfshire edhe disa deshmitare okulare - te cilet kane dhene deshmite e tyre per policine gjate hetimit paraprak, dhe si rezultat, disa fakte te rendesishme kane mbetur pa u zbardhur," thuhet ne raport.


Vezhguesi Grek i Helsinkit ka konfirmuar se hetimi eshte mbeshtetur kryesisht ne deshmite e kolegeve te Rizopulos, te cilet mund te kene qene te prirur ne favor te tij. Perpjekjet e policise per ta paraqitur viktimen si nje kriminel te rrezikshem duket se i vertetojne keto dyshime.


Kur prokurori publik ka paraqitur akuzen e tij ne gjykate ne Korrik 2002, eshte thene se viktima ka pasur nje thike ne xhepin e xhaketes, megjithese nuk jane dhene hollesi te tjera.


Por Vezhguesi Grek i Helsinkit, i cili po vepron ne emer te familjes se viktimes, thote se prokuroret kane injoruar deshmine e Natonis Karras, nje dehsmitar okular i cili ka kaluar prane kafenese pak momente pas vrasjes.


Karras ka deshmuar se ai ka pare nje polic i cili kontrollonte trupin dhe ka nxjerre prej xhepit te pasem te pantallonave ose nje kellefi te ngjitur pas rripit te mesit nje thike. Pak me pas, ai ka pare qe thika i eshte dorezuar nje komandanti te policise. Dhe ndersa trupi largohej nga vendi i ngjarjes, thika eshte vendosur ne vendin ku ishte shtrire kufoma e viktimes.


Vete fakti qe oficeri i policise i cili kishte qelluar ndaj Celnikut kishte marre pjese ne mbledhjen e provave, dhe ka prekur thiken ne fjale, eshte nje shkelje e rende e procedurave. Nje officer epror ka deshmuar me pas se ai e kishte qortuar Rizopulos per kete veprim, por prova e permendur me lart duket se nuk ka qene e rendesishme per prokurorin publik.


Prokurori tashme e ka zvogeluar akuzen ndaj Rizopulos nga vrasje nga pakujdesia ne vrasje pa paramendim, thote Panayote Dimitras i Vezhguesit Grek te Helsinkit. "Duke pasur para sysh se si jane zhvilluar edhe rastet e mepareshme, une dyshoj qe Ioannis Rizopoulos nuk do te kaloje asnje dite ne burg," shton ai.


Megjithese te pakta, shifrat zyrtare per akuzat dhe denimet e policeve per tortura apo trajtim te padrejte duket se mbeshtesin dyshimin e tij. Ndermjet viteve 1996 dhe 2000, ka pasur 163 ankesa - 121 jane hedhur poshte dhe per 42 raste kane nisur hetimet. Por asnje officer policie nuk eshte denuar per krime te tilla.


Shifrat zyrtare te policise te publikuara ne Mars 2001 kane treguar se jane marre 43 masa disiplinore ndaj policeve ne vitin 2000. Keta police jane akuzuar per shkelje te te drejtave te njeriut, perdorim te kercenimeve psikologjike dhe shkaktim te dhimbjeve fizike. Vetem nje oficer eshte gjetur fajtor dhe ai eshte denuar me gjobe.


Ministri i brendeshem Grek Evangelos Malesios ka hedhur poshte zerat se pakicat jane viktime e brutalitetit te policise, ose se jane mbuluar disa raste shkeljesh te renda. "Greqia ka nje nder shifrat me te ulta te shkeljeve te te drejtave te njeriut ne bote. Ne kemi nje sistem te pavarur gjyqesor dhe ne respektojme vendimet e tij," ka thene ai per shtypin Grek.


Megjithate, disa komentatore thone se refuzimi i Athines per te pranuar shkeljet e te drejtave te njeriut eshte pjese e nje refuzimi me te pergjitheshem per te pranuar te drejtat apo ekzistencen e pakicave. Megjithese vendi ka pakica te vjetra autoktone Sllave, Vllahe, Rome dhe Shqiptare, Greket perseri vazhdojne te mbeshtesin nje nocion te vjeteruar "Ballkanik" te nje kombi homogjen, i cili duhet ti rezistojeinfluencave te grupeve te tjera etnike.


Qe prej fillimit te viteve 1990, tendencat sociale dhe demografike kane ndryshuar shume, ndersa nga vendet Ballkanike kane mundur te emigrojne nje numer i madh njerezish qe prej viteve 1945. Shifrat jo zyrtare flasin per rreth 800,000 emigrante ne Greqi, prej te cileve vetem gjysma qendrojne ligjerisht. Shqiptaret perbejne padyshim pjesen me te madhe te tyre me rreth 350,000 deri 400,000, ndersa me pas vijne Bullgaret dhe Rumunet.


"Gjate decades se fundit, Greket kane filluar te kuptojne se ne nuk jemi nje shoqeri aq homogjene, dhe kjo ka shkaktuar nje reagim te forte," thote zevendes Avokati i Popullit i Greqise, George Kaminis per te perditeshmen Eleftherotypia, duke pranuar keshtu nen ze ekzistencen e problemit.


Kjo eshte ndjere edhe nga nje delagacion i Komitetit Europian per Parandalimin e Tortures, ne raportin e te cilit eshte theksuar se gjate nje vizite ne institucionet e vendosjes se ligjit "delegacioni nuk mund te mos vinte re nje qendrim pa respect te treguar nga disa oficere kur flisnin per te burgosurit, vecanerisht ata me origjine Shqiptare".


Raporti i Amnesty permend pese raste te tjera ku oficere te policise jane akuzuar per vrasje apo per plagosje te anetareve te pakicave. Tre prej viktimave kane qene Rome, nje ka qene Serb dhe nje tjeter Grek, i perfshire ne kete raport sepse oficeret e policise kane thene me pas para nje gjykatesi hetues se "Ne menduam se ishte ndonje cigan".


Nderkohe, Rajmonda Celniku ka kaluar pervjetorin e pare te vrasjes se vellait te saj ne Greqi, duke pritur qe fajtoret te dalin para drejtesise. "Prinderit ne Shqiperi jane shkaterruar nga kjo tragjedi. Une mezi pres te largohem nga Greqia dhe te mos kthehem me kurre. Kete ne jemi qytetare te dores se dyte," thote ajo.


Eksperienca e saj duket se eshte e ngjashme me ate te shume te afermve te viktimave te tjera te brutalitetit te policise. Per ta, sistemi Grek i drejtesise eshte nje rruge e gjate pa krye.


Gazmend Kapllani eshte nje gazetar i pavarur ne Greqi dhe Jeta Xharra eshte nje gazetare e pavarur ne Londer.