Grate Kroate Kunder Fanatizmit
Grate kane filluar te kerkojne me teper te drejta pas viteve te tera nen diskriminin dhe paragjykimet e hapura.
Grate Kroate Kunder Fanatizmit
Grate kane filluar te kerkojne me teper te drejta pas viteve te tera nen diskriminin dhe paragjykimet e hapura.
Levizja e sapolindur feministe ne Kroaci po has sfidat e para. Shfaqja e nje pankarte qe reklamonte nje prodhues te gomave per makinat solli hedhjen ne gjyq te kompanise ne fjale dhe te agjencise se reklamave ne Zagreb nga nje perfaqesues qeveritar.
Gordana Sobol, shefe e Komitetit qeveritar per Barazine Gjinore e pershkroi reklamen e cila tregonte nje kercimtare te zhveshur nen sloganin "E pershtatshme per cdo siperfaqe" si "teper bajate dhe ngacmuese".
Padia tregon se pas nje dekade sundimi autoritar dhe patriarkal ne Kroaci te drejtat e grave po merren gjithnje e me teper parasysh.
Ne Dhjetor parlamenti aprovoi unanimisht politiken per nxitjen e barazise kombetare e cila merr persiper t'u vije ne ndihme grave pa perkrahje. Gjate vitit qe vjen parashikohet aprovimi i ligjeve te reja per te reduktuar dhunen ne familje e cila ka pesuar rritje qe nga mbarimi i luftes.
"Kthimi i burrave nga fronti i luftes ndikoi drejtpersedrejti ne rritjen e dhunes ndaj grave," thote nje vullnetare e Qendres per Grate ne Vukovar. Kjo qender eshte nje nga te shumtat e hapura ne mbare vendin per t'i ardhur ne ndihme viktimave te dhunes.
Natasha Govedic, lektore nga Qendra e Studimeve per Grate ne Zagreb dhe e punesuar per nje kohe te gjate ne nje institucion te dominuar nga meshkujt, beson se peshorja po anon nga ana e ndergjegjesimit gjinor. Por sipas saj pengese kryesore mbetet sjellja dhe aspiratat e vete grave.
"Shume preferojne te mbeten aty ku jane," thote Govedic. Ajo ka nxitur shkrimtaret ish-disidente si Dubravka Ugresic dhe Slavenka Drakulic qe te shkruajne me teper ne gjuhen e tyre.
"Ndoshta ato mund te japin kontribut ne ndryshimin e gjendjes ketu," thote Govedic. Ugresic dhe Drakulic u larguan nga Kroacia gjate viteve - 90 ne shenje proteste ndaj asaj qe ato e cilesuan si nje kulture te sanksionuar intolerance.
Govedic ka zhvilluar nje sondazh me studentet e saj dhe ndihet e shqetesuar nga rezultati. Shumica e tyre e cilesonin termin feminist si negativ dhe qe mund te rrezikonte karieren e tyre.
Djurdja Knezevic, drejtoreshe e te vetmes shtepi botuese feministe ne Kroaci, Informacioni per Grate, eshte e shqetesuar nga mungesa e interesit per levizjen. "Nuk kemi treg per te botuar dhjete libra ne vit," thote ajo. Knezevic beson se patriarkalizmi ka rrenje te thella ne shoqeri dhe institucionet ne vend, "sidomos ne universitete".
Sipas saj gjendja po ndryshon ne arsimin e larte por mbetet ende e shqetesuar pasi nese studentet nuk reagojne fort ndaj stereotipeve gjinore, do te mbeten ne fuqi zakonet e dikurshme. "Paragjykimi duhet te konsiderohet si ekstremizem qe nuk duhet neglizhuar."
Por ka nje tendence per t'i nenvleresuar te tilla ceshtje. Deputeti i se djathtes ekstreme Anto Kovacevic beri mjaft emer per partine e tij kristiandemokrate kur e pershkroi rivalen e tij Vesna Pusic, udheheqese e Partise Popullore si "te afte per ne shtrat por jo per te gjykuar".
Deputetet e intervistuar nga IWPR nuk pane ndonje te keqe ne komentet e Kovecevic. Kritika me e forte erdhi nga nje deputet socialdemokrat i cili u ankua per "mungesen e taktit" nga ana e kolegut te tij.
Rasti i Pusic nuk eshte i vetmi. Nje gjykates i sugjeroi njehere Djurdja Adlesic, tani zyrtare e larte e partise social liberale ne pushtet, "te fliste me pak dhe te bente me teper femije".
Anto Bakovic, nje prift katolik me nam te keq dhe ish-zevendes minister i kultures gjate rregjimit te HDZ vazhdon te perhape pikepamjet e tij te cuditshme. Gjate kohes se ushtrimit te detyres ai beri thirrje per shtimin e numrit te lindjeve per ta shpetuar kombin nga dominimi serb. Ai sugjeroi madje edhe "importimin" e grave nga Ukraina per te shtuar numrin e femijeve. Por edhe HDZ u distancua nga Bakovic.
Por Bakovic dhe botimet e tij dolen ne shitje ne nje panair libri se fundmi ne Zagreb perkrah Mein Kampf te Hitlerit. Por ndersa vepra e Hitlerit terhoqi pak publicitet, ajo e Bakovic u la ne hije. "Idete e Bakovic jane qesharake, por edhe shume te rrezikshme per t'u injoruar," paralajmeroi nje gazetare e cila nuk preferoi te identifikohej.
Por unifikimi i nacionalizmit ekstrem me vlerat e famijes konservatore ka gjetur terren ne krahun e djathte. Nje paragjykim kaq i hapur patriarkal ishte edhe shenja dalluese e regjimit te HDZ gjate nje dekade. Por ende dy vjet pas humbjes se tyre ne zgjedhje qendrime te tilla jane te pranishme.
Dominic Hipkins eshte nje gazetar i lire ne Kroaci.