Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Goditje E Dyfishte Per Serbet Boshnjake, Perkrahes Te Linjes Se Ashper

Duke pasur frike nga akuzat per krime lufte, Momcilo Krajisnik i Serbeve Boshnjake te linjes se ashper SDS thuhet se eshte fshehur. Nderkohe, udheheqes te Partise Radikale te Serbeve te Bosnjes jane ndaluar te marrin pjese ne zgjedhjet e vitit te ardheshe
By Janez Kovac

Dy partite politike me ekstreme Serbe te Bosnjes kane pesuar nje goditje te dyfishte kete jave qe pa dyshim do te kete efekte ne pjesemarrjen e tyre dhe shanset per te fituar ne zgjedhjet e vitit te ardheshem.


Ne vazhden e spekullimeve te medias rreth nje akuzimi te mundeshem per krime lufte, udheheqesi i Partise Demokratike Serbe (SDS) dhe anetari Serb i presidences se pare trepaleshe te Bosnjes, Momcilo Krajisnik, njoftohet se eshte fshehur diku ne Serbi, duke pasur frike nga nje arrestim i mundeshem.


Nderkohe, ne nje zhvillim tjeter, tre udheheqes te Partise Radikale Serbe te Bosnjes (SRS) jane ndaluar te marrin pjese ne zgjedhjet e planifikuar per vitin e ardheshem.


Megjithese Gjykata Nderkombetare per Krime Lufte ne Hage nuk ka bere asnje koment zyrtar rreth akuzes ndaj Krajisnnik, askush nuk pergjigjet ne telefonin e zyres se Krajisnik dhe asnje nga miqte apo ndihmesit e tij nuk duket se dine se ku ndodhet ai.


Kjo pason botimin e nje artikulli ne te perditeshmen e Sarajevos Dnevni Avaz qe citon disa diplomate perendimor te cilet thone se emri i Krajisnik eshte ne listen e personave te akuzuar se fundi nga Gjykata.


Gjate muajve te fundit Gjykata e Hages ka rimarre besimin, duke akuzuar nder te tjere edhe Presidentin Jugosllav Slobodan Miloshevic dhe kater nga pjestaret e kabinetit te tij, dhe duke marre ne arrest disa te dyshuar te rendesishem per krime lufte, perfshire ketu edhe drejtuesin aktiv te ushtrise te Serbeve te Bosnjes. Per me teper, prokurorja e re Carla Del Ponte e ka bere te qarte se ajo ka nder mend te perqendrohet ne te akuzuarit me te rendesishem.


Gjate luftes se Bosnjes ne vitet 1992 - 1995, Krajisnik, i cili quhet ndryshe edhe "Vetulla" per aresye te shenjes se tij kryesore fizike, ka qene nje nder aleatet me te ngushte te te dyshuarit numer nje per krime lufte, Serbit te Bosnjes, Radovan Karadzic.


Pasi Richard Holbrooke e bindi Karadzic te terhiqej nga skena politike ne Korrik te 1996, Krajisnik morri ne dore kontrollin e partise dhe u be kandidati kryesor i saj ne zgjedhjet e Shtatorit te 1996.


Organizata per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe (OSBE), agjensia nderkombetare e cila vezhgon zgjedhjet ne Bosnje, ka ndaluar Nikola Poplasen, presidentin e SRS, dhe dy anetare te larte te partise qe te marrin pjese ne zgjedhjet te planifikuara per tu mbajtur vitin e ardheshem, pasi kane kontrolluar materialin qe partia ka paraqitur per regjistrim. Zyrtare te OSBE-se kane thene se ata do te ndeshkojne partite qe shkelin ligjet lokale, Marreveshjen e Paqes se Dayton dhe ligjet dhe rregulloret e zgjedhjeve.


Pasi ka fituar shumicen e votave ne zgjedhjet presidenciale te vitit 1998, Poplasen u be president i Republika Srpska por u shkarkua ne muajin Mars te ketij viti nga Perfaqesuesi i Larte i Bosnjes i atehershem, Carlos Westendorp, sepse po pengonte procesin e paqes. SRS tanime ka kohe deri me 22 Tetor per te paraqitur dokumentin e saj te regjistrimit, perfshire edhe kandidatet dhe listen e anetareve, pasi te kete hequr nga keto lista Poplasen, Mirko Blagojevic, dhe Ognjen Tadic, ose nuk do te lejohet te marre pjese ne zgjedhje.


Si kunder pergjigje, Poplasen hodhi poshte kerkesen e Poplasen me ane te nje deklarate qe u lexua ne televizionin e Serbeve te Bosnjes, duke e pershkruar levizjen e OSBE-se si "nje shembull te qarte te nje sjelljeje totalitariste te tipit fashist, e cila ndalon parti dhe njerez qe mendojne ndryshe".


Pas ketyre dy goditjeve, partite kryesore perfaqesuese te linjes se ashper te Serbeve te Bosnjes e shohin veten ne nje pozicion te veshtire. Edhe pse Gjykata e Hages nuk e ka akuzuar Krajisnik, ajo nuk do te hedhe poshte keto njoftime dhe nuk do ta siguroje ate per kete gje. Si rezultat, Krajisnik ka mundesi qe te mbaje nje profil te ulet dhe te lere ne duart e njerezve te tjere vendimet dhe drejtimin e SDS.


Ne rast se partia Radikale i bindet kerkesave te OSBE-se, mundesite e tyre per te fituar ne keto zgjedhje do te jene pakesuar shume per shkak te mungeses se udheheqesve te tyre.


Nderkohe, SDS dhe SRS kane kohe qe kane filluar te kene konflikte midis tyre. Kjo ndarje eshte vecanerisht serioze ne nivel lokal, ku zyrtare te te dyja partive kane filluar te punojne ne disa vende me partite e Federates Kroato - Muslimane me qellim qe te fitojne perkrahje dhe fonde te huaja per projekte te rindertimit.


Te dyja partite e linjes se ashper nuk kane mundur te bien dakort per nje politike dhe qendrim te perbashket per ceshtjen e presidentit te Republika Srpska dhe nese Mirko Sarovic, zevendes presidenti i cili eshte gjithashtu nje anetar i SDS, duhet te pranoje pozicionin ne vend te Poplasen. Ndersa SDS mendon se Sarovic duhet te behet president, SRS insiston se shkarkimi i Poplasen thjesht duhet te injorohet, pra te mos pranohet.


Nje ndarje e thelle eshte vene re edhe brenda vete SDS, ne mes te perkrahesve te Krajisnik dhe nje fraksioni me te moderuar te udhehequr nga nje prej zevendes presidenteve te partise, Dragan Cavic. Ne rast se Krajisnik me te vertete vendos te ruaje nje profil te ulet per shkak te akuzes qe mendohet te jete ngritur ndaj tij, deplomatet perendimore mendojne se fraksioni i Cavic ka me teper mundesi te dale ne krye.


Janez Kovac eshte pseudonimi i nje gazetari nga Sarajevo.