Goditja E Te Moderuarve

Nje politikan i qete, Fehmi Agani doli si flamurtari kryesor i mos dhunes dhe i dialogut Shqiptaro-Serb. Deri ne udhetimin e tij te fundit me tren.

Goditja E Te Moderuarve

Nje politikan i qete, Fehmi Agani doli si flamurtari kryesor i mos dhunes dhe i dialogut Shqiptaro-Serb. Deri ne udhetimin e tij te fundit me tren.

Saturday, 15 May, 1999

Ne se dikush ne Kosove personifikonte paqen dhe pajtimin nepermjet dialogut, ky ishte Fehmi Agani, udheheqesi Shqiptar i vrare javen e kaluar sic thuhet nga policia Serbe.


I lindur ne Gjakove ne vitin 1932, Agani ishte nje nder intelektualet me te shquar Shqiptar te kohes se tij. Nje shkrimtar dhe mesues i afirmuar, ai fliste shkelqyeshem Serbisht dhe kishte studiuar ne Universitetin e Beogradit ku kishte marre edhe doktoraturen ne sociologji.


Ndersa Tito filloi emancipimin e Shqiptareve dhe afrimin e tyre ne shoqerine Jugosllave ne vitet 1960 dhe 1970, Agani ishte ne balle te levizjes kulturore Shqiptare. Ai u be kryetari i Institutit te Albanologjise te Prishtines ne vitin 1967 dhe me vone dekan i Fakultetit te Filozofise ne Universitetin e Prishtines. Ai u pushua nga puna ne vitin 1981, se bashku me shume kolege te tij, ne nje spastrim te thelle te shoqerise se Shqiptareve te Kosoves pas demonstratave te atij viti te studenteve.


Megjithese ka vuajtur personalisht nga shteti Serb vetem se ka qene pjesetar i nje grupi tjeter etnik, Agani nuk ka pranuar qe te jete i hidhur dhe i ashper. Si nje politikan i urte, ai ka qene njeri nder themeluesit dhe zevendes presidenti i Lidhjes Demokratike te Kosoves, partia kryesore e Shqiptareve te kosves perpara luftes, e njohur me shkurtimin Shqip LDK, ne Dhjetor te vitit 1989. Per me teper, ai mbeti deri ne fund njeri prej negociatoreve me energjike dhe racional, gjithmone i pergatitur qe te flase si me Beogradin ashtu edhe me figurat me ekstreme te skenes politke Shqiptare ne interes te nje zgjidhjeje paqesore.


Agani gezonte si besim ashtu edhe respekt edhe ne rradhet e kundershtareve te tij politik. Ai ishte nje pionier, i vetmi usheheqes Shqiptar i cili mund te fillonte dhe te conte perpara bisedimet ne vitin 1992 me Beogradin rreth arsimimit neper shkollat Shqipe.


Pavaresisht veshtiresive dhe akuzave se vetem thjesht duke biseduar me Beogradin ai po tradhtonte interesat kombetare, Agani vazhdoi te ngulte kembe ne rrugen e tij. Me pas, ne vitin 1996, se bashku me dy kolege te tij, ai firmosi nje marreveshje qe siguronte kthimin e ndertesave te shkollave Shqipe nxenesve dhe studenteve Shqiptare.


Agani kishte disa kundershtime me ibrahim Rugoven, presidentin pacifist te LDK, duke menduar se partia duhet te ishte me teper aktive. Kur shperthyen luftimet ne Kosove ne Shkurt te vitit 1998, Agani dha doreheqjen si zevendes president i LDK. Ai megjithate mbeti nje keshilltar i Rugoves dhe anetar i cdo ekipi negociues te Shqiptareve etnike, si edhe nje delegat kryesor ne bisedimet e organizuara nga komuniteti nderkombetar ne France ne Shkurt dhe Mars te ketij viti.


Agani asnje here nuk u lodh se udhetuari ne Beograd, dhe duke takuar-ose ne menyre sekrete por edhe ne publik-me cdo njeri per te cilin ai mendonte se mund te kontribuonte ne perfundimin e asaj qe ai e quante "cmenduri" ne Kosove. Ai gjithashtu nuk ka patur problem qe te takohej disa here me rradhe me Adem Demacin, perfaqesuesin politik te Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK), per ta bindur ate dhe UCK-ne te pranonin planin e paqes te paraqitur ne Rambouillet.


Agani besonte ne planin e paqes ne Rambouillet, te cilin ai e konsideronte si fillimin e nje procesi i cili do te clironte Kosoven nga tirania e Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic dhe do te mbante parasysh si interesat e Shqiptareve ashtu edhe ato te Serbeve.


Me pare, me Dusan Janjic, nje Serb, Agani kishte krijuar Forumin per Marredheniet Etnike ne nje perpjekje per te vendosur nje dialog Shqiptaro-Serb. Janjic e ka pershkruar Aganin si nje "negociator i durueshem dhe i vullnetshem" dhe ka paralajmeruar se vrasja e tij "synon te frikesoje te gjithe ata qe duan dialog dhe paqetimin e Shqiptareve me Serbet, dhe te dergoje mesazhin se ne nuk mund te jetojme se bashku."


Gazetaret-Shqiptare, Serbe dhe te huaj-dhe diplomatet kane njohur pastertine, ndershmerine dhe zgjuarsine e Aganit. Ai gjithmone gjente kohe per te shpjeguar ceshtjet dhe i pelqente te tregonte anekdoda te bukura.


Agani mbeti ne Prishtine pasi NATO filloi te bombardonte Jugosllavine, duke shpresuar se fushata ajrore nuk do te vazhdonte gjate. Megjithese ne nje nga konferencat e para per shtyp te NATO-s, u njoftua se ai dhe pese figura te tjera te rendesishme te Shqiptareve ishin ekzekutuar ne te njejten kohe, ai kishte mbijetuar dhe nuk ishte debuar nga shtepia e tij ne lagjen e elites ne Dragodan dhe u fsheh per pese jave me rradhe neper shtepi te ndryshme te sigurta se bashku me djalin e tij Shpendin dhe nje intelektual tjeter Shqiptar Rexhep Ismaili. Ndersa fshihej Agani filloi te shkruaje nje liber.


Sipas Ismailit: "Ne duhet te leviznim nga nje shtepi ne tjetren sepse Serbet po i kerkonin figurat e shquara te Shqiptareve etnike. Javen e kaluar une u largova sepse u be e pamundur. Ai [Agani] nuk donte te largohej." Por situata ishte bere teper e rrezikshme dhe ishte koha per tu larguar.


Se bashku me gruan dhe djalin e tij, Agani u perpoq te largohej me nje nga trenat per ne kufirin Maqedonas te perdorur nga forcat Serbet per te debuar Shqiptaret. Por, sipas njoftimeve nga anetare te familjes, treni u kthye prapa ne piken kufitare te Blaces pasi Maqedonia mbylli kufirin e saj perkohesisht.


Agani u zbrit nga treni sapo ai u drejtua prapa per ne Prishtine, diten e neserme. Ne 8 Maj, televizioni Serb njoftoi se trupi i tij eshte gjetur prane fshatit te Lipjan, dhe tha se ai ishte vrare nga UCK-ja-thenie te cilat jane hedhur poshte nga familja e tij.


Ne prag te sulmeve ajrore te NATO-s, pas mberritjes se lajmit se i derguari Amerikan Richard Holbrooke ishte larguar nga Beogradi me duar bosh, Agani u pyet se cfare do te ndodhte ne te ardhmen: "Vetem Zoti e di. Une per vete as nuk guxoj te mendoj per te."


Violeta Orosi eshte nje gazetare e vjeter e radios nga Prishtina.


Macedonia, Kosovo
Support our journalists