Goditja E Duhur E Arbour

Momenti ne te cilin u be akuzimi i Miloshevicit eshte llogaritur mire per te shmangur cdo marreveshje diplomatike qe do te mund te pengonte punen e Gjykates.

Goditja E Duhur E Arbour

Momenti ne te cilin u be akuzimi i Miloshevicit eshte llogaritur mire per te shmangur cdo marreveshje diplomatike qe do te mund te pengonte punen e Gjykates.

Thursday, 10 November, 2005
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

Per pothuajse tre vjet, Prokurorja Louise Arbour eshte perballuar me nje pyetje shqetesuese ne cdo konference shtypi dhe ne cdo interviste: Perse nuk ka akuzuar zyrtarisht Presidentin Jugosllav Slobodan Miloshevic, dhe kur planifikonte ajo ta bente kete gje?


Pasi ajo njoftoi, te Enjten me 27 Maj, se Miloshevic dhe kater zyrtare te tjere te larte ishin akuzuar per krime kunder njerezimit dhe shkelje te ligjeve dhe rregullave te luftes, nje nga pyetjet e para qe bene gazetaret ishte: Perse pikerisht tani?


Teper thjeshte, Arbour tha, sepse tani Zyra e Prokurorit disponon te gjitha provat e mjaftueshme per te mbrojtur kete akuze perpara Gjykates, sapo te akuzuarit te sillen ne Hage.


Koha e berjes se ketyre akuzave eshte diktuar vetem nga cilesia e provave, dhe nga asnje motiv politik.


Arbour gjithashtu pranoi se akuza nuk eshte plotesuar akoma. Kjo akuze nuk eshte e thene qe te jete perfundimtare mbi pergjegjesite e pese udheheqesve politike dhe ushtarake te akuzuar. Kjo per aresyen se akuza ndaj “Miloshevicit dhe te Tjereve” mbulon vetem periudhen e pese muajve te fundit te ketij viti.


Prokurorja haptazi shpall se disa nga udheheqesit e akuzuar mund te jene pergjegjes edhe per disa ngjarje te tjera te mepareshme, jo vetem ne Kosove por edhe ne Kroaci dhe Bosnje Hercegovine. Pra, hetimet vazhdojne--ashtu si edhe krimet ne Kosove.


Pra akuzimi ka mundesi te zgjerohet dhe thellohet ne nje faze te me voneshme, vecanerisht ne se Arbour dhe ekipi i saj lejohen te hyjne ne vendet ku jane kryer krimet ne Kosove. Ne rast se gatishmeria e tanishme e qeverive Perendimore per te hapur arkivat e tyre sekrete dhe per t’ja ofruar ato Gjykates vazhdon, kjo ceshtje mund te shtyhet deri ne lufterat ne Ballkan qe prej gjysmes se pare te dekades.


Ne rast se eshte keshtu, perse Arbour nuk priti deri sa te perfundonte hetimin e saj mbi udheheqjen politike dhe ushtarake te Serbise dhe Jugosllavise, ne vend qe te ngrinte nje akuze “jo te plote” te pergatitur me nxitim?


Arbour nuk e fsheh faktin qe zyra e prokurorise eshte perpjekur te analizoje informacionin e vlefshem sa me shpejt qe te jete e mundur. Por ky nxitim nuk duket te jete i motivuar nga nje interes per te bere presion mbi Miloshevicin, ashtu sic pretendon Beogradi.


Arbour u nxitua ne fakt per te paraprire ndonje marreveshje politike mbi Kosoven ne te cilen interesat e drejtesise do te sakrifikoheshin ne altarin e Realpolitikes. I derguari Amerikan Richard Holbrooke mori kete qendrim ne marreveshjen e tij me Miloshevicin Tetorin e kaluar.


Duke njoftuar akuzimin, Arbour pranoi se ajo kishte qene “shume e shqetesuar se keta te akuzuar--vete apo me ndihmen e te tjereve--te mundnin te nxirrnin veten e tyre jashte ketyre hetimeve dhe veprimit te ligjit, te zhduken, duke shkuar diku. Ishte nje burim shqetesimi qe une e kam konsideruar si shume serioz, dhe qe na detyronte zyren tone te perfundonim kete hetim sa me shpejt qe te jete e mundur.”


Arbour me sa duket i ka marre seriozisht zerat e javeve te fundit qe Miloshevic po kerkonte nje garanci per imunitet nga akuzimi i tij per krime prej komunitetit nderkombetar--apo edhe nje “ekzil te arte” ne Afriken e Jugut apo ndonje vend tjeter--ne shkembim te pranimit te tij te nje zgjidhjeje politike per krizen e tanishme.


Kjo eshte aresyeja qe Arbour i kerkoi Gjykatesit David Hunt, i cili konfirmoi kerkesen e saj per akuzim, per te leshuar nje mandat arresti nderkombetar, si edhe nje urdher gjykate qe u kerkon te gjitha shteteve per te kerkuar dhe per te ngrire cdo prone te te akuzuarve, dhe per te parandaluar perdorimin e tyre per qellimin e shmangjes se drejtesise. Gjykatesi Hunt pranoi kerkesen e Arbour, dhe urdheri i gjykates tashme eshte qarkulluar ne te gjithe boten.


Qe prej se Enjtes se kaluar, ashtu sic verejti Arbour, bota eshte bere shume me e vogel per Slobodan Miloshevicin dhe kater te akuzuarit e tjere. Per ata politikane te cilet mund te kene menduar per nje marreveshje politike ne kurriz te drejtesise, fakti i kryer i Arbourit i ka lene atyre edhe nje opsion me pak per te konsideruar.


Mirko Klarin eshte korrespondent i IWPR ne Hage. Per njoftimet e tij javore mbi Gjykaten, vizitoni faqen e internetit.


Africa
Frontline Updates
Support local journalists