GODITET SISTEMI GJYQESOR SERB
Kryeministri ka sulmuar me force sistemin gjyqesor, duke thene se ai ka lene te lire nje person te dyshuar se eshte perpjekur ta vrase ate.
GODITET SISTEMI GJYQESOR SERB
Kryeministri ka sulmuar me force sistemin gjyqesor, duke thene se ai ka lene te lire nje person te dyshuar se eshte perpjekur ta vrase ate.
Nje konflikt i vjeter ndermjet qeverise Serbe dhe sistemit gjyqesor eshte thelluar me tej pas lirimit dhe zhdukjes se nje personi i cili dyshohet se eshte perpjekur te vrase Kryeministrin Serb Zoran Gjingjiq.
Ministri Serb i drejtesise, Vladan Batiq ka njoftuar per nje inisiative te re per ristrukturimin e sistemit gjyqesor me 27 Shkurt pasi gjykatesit kane liruar nje te dyshuar per shkak te mungeses se provave. Ky ligj do ti jape qeverise nje pushtet me te madh per perzgjedhjen dhe emerimin e zyrtareve te gjykatave.
Kjo inisiative ka shkaktuar nje perplasje te forte ndermjet qeverise dhe gjykatesve.
Qeveria Serbe thote se gjykatesit po "mbrojne" kriminelet, ndersa sistemi gjyqesor akuzon autoritetet se po perpiqet te ushtroje kontroll politik mbi institucionin, i cili perpiqet te siguroje pavaresi qe prej rrezimit te ish presidentit Sllobodan Millosheviq.
Kjo mosmarreveshje eshte thelluar dhe ka shperthyer ne publik si rezultat i nje incidenti trafiku me 22 Shkurt, kur nje kamion i drejtuar nga Dejan "Bugsy" Milenkoviq pothuajse eshte perplasur me grupin e makinave shoqeruese dhe ate te kryeministrit Gjingjiq.
Bugsy eshte arrestuar dhe akuzuar per vjedhjen e kamionit dhe per posedim te dokumentave te fallsifikuara. Por tre dite me pas, nje gjykate e rrethit te Beogradit e ka liruar te dyshuarin, duke thene se nuk kishte prova te cilat te mbeshtesnin kete akuze.
Ministria e drejtesise e Serbise ka reaguar me zemerim ndaj ketij zhvillimi, duke akuzuar gjykatesit per ineficience.
Dy dite me pas, policia Serbe ka ndryshuar akuzat ndaj Bugsy, duke e akuzuar ate per tentative per vrasje. Por kete here i akuzuari eshte zhdukur, dhe mendohet se eshte fshehur.
Qeveria eshte zemeruar tej mase nga ky fakt. Ne nje konference per shtyp me 28 Shkurt, Gjingjiq ka thene se "niveli i larte i miresise dhe mirekuptimit qe tregon sistemi yne i drejtesise ndaj te dyshuarit eshte nje fyerje per qytetaret. Gjykatesit te cilet deshirojne te mbrojne kriminelet dhe jo drejtesine duhet te largohen nga postet".
Por gjykata e larte Serbe i ka hedhur poshte keto akuza, duke thene se gjykatat duhet te zbatojne ligjet kushtetuese, dhe mund te hetojne vetem ndaj akuzave specifike te bera ndaj te dyshuarve.
Nese nuk ka prova konkrete te cilat mbeshtesin akuzat e ngritura nga policia, ata nuk kane rruge tjeter por ti hedhin poshte ato, ka thene gjykata. Ndersa lirimi i te dyshuarve te rendesishem zemeron qeverine dhe qytetaret, gjykatesit thone se shpesh ata nuk kane rruge zgjidhje tjeter per te zbatuar ligjin.
Radio Televizioni shteteror Serb me pas ka thene se Bugsy kishte qene nen survejim perpara incidentit ne autostrade. Burime policore kane thene per IWPR se oficeret mund te jene perpjekur te perfitojne kohe per te ndertuar akuzen ndaj disa prej te dyshuarve si bashkepunetore te te dyshuarit, dhe kishin ngritur akuza me te vogla ne perpjekje per te bere qe njerezit qe qendrojne pas Bugsyt te "largonin vemendjen".
Megjithate, burimet kane thene se kjo taktike nuk ka pasur sukses sepse gjykata ka "zbatuar ne menyre strikte ligjin".
Gjingjiq thuhet se eshte zemeruar nga kjo gje, dhe ka thene se "Bugsy duhet te thoshte vetem se ai ishte nje shites ambulant qe nuk kishte dijeni per incidentin, dhe ate do ta besonin".
Ai ka thene gjithashtu se sistemi gjyqesor nuk punon per te denuar krimin dhe se "pa spastruar sistemin gjyqesor, nuk ka pike vlere qe policia, ne dhe qeveria te marre veprime me te ashpra, sepse vendimet perfundimtare i takojne - si ne cdo vend tjeter - jane ne dore te gjykatave".
Por Predrag Popoviq, kryetar i gjykates se rrethit te Beogradit, ka thene per Radio B92 se "gjykata nuk mund te jete pergjegjese nese dikush ka paraqitur akuza per nje gje, ndersa ne publik krijohet ideja se akuzat kane te bejne me dicka krejtesisht tjeter".
Gjate ketyre dy vjeteve te fundit ka pasur shume raste te tilla, dhe analistet thone se ekziston nje model i tille sipas te cilit nje i dyshuar - ne disa raste me nje te kaluar kriminale - arrestohet per nje krim, i cili me pas hidhet poshte nga gjykatat per mungese provash, dhe pastaj pas disa diteve, ngrihet nje akuze tjeter me e rende.
Per shembull, pas vrasjes se gjeneralit te policise Bosko Buha ne Tetor 2002, nje grup te dyshuarish u ndaluan dhe u pershkruan nga qeveria si "nje grup terrorist" i cili kishte ne plan te vriste shume figura te rendesishme.
Por nje i dyshuar, Dragan Iliq, ne fakt eshte akuzuar vetem per armembajtje pa leje dhe posedim monedhe te huaj. Ai eshte liruar pasi ka pranuar fajesine. Vetem me pas policia e akuzoi zyrtarisht per pjesemarrje ne krijimin e "nje bande terroriste". Hetimi per kete ngjarje vazhdon ende.
Analistet pranojne se nje pjese e fajit i takon policise, e cila duket e pamundur apo se nuk ka deshiren e duhur per te mbledhur provat qe i nevojiten gjykates per te ngritur nje akuze brenda afatit 48 oresh te ndalimit qe parashikon ligji.
Kjo pune e dobet ben qe shpesh te dyshuar te cilet njihen per veprimtarine e tyre kriminale te lirohen, dhe nje fakt i tille shkakton zemerim dhe pakenaqesi ne rradhet e politikaneve dhe medias, dhe ne menyre te pashmangeshme shkakton pakenaqesi ndaj sitemit gjyqesor.
Policia thote se i ka duart e lidhura nga ndryshimet e bera ne kodin penal, te cilat jane miratuar ne fillim te vitit 2001. Ne baze te ligjit te vjeter, te dyshuarit mund te mbaheshin te ndaluar pa akuza per tre dite edhe pa aprovimin e gjykates. Kjo pike eshte ndryshuar ne nje maksimum prej 48 oresh - dhe kerkon prezencen e avokatit mbrojtes gjate seancave te pyetjeve.
Keto masa te reja jane parashikuar per ti dhene fund abuzimit te policise e cila siguronte pranimin e akuzave nga te dyshuairt me ane te dhunes. Kjo ka qene nje praktike e zakoneshme ne rajonet e policise Serbe. Por kritiket thone se keto ndryshime te ligjit e kane bere punen e policise pothuajse te pamundur, sepse ajo nuk mund te mbledhe provat e nevojeshme gjate nje kohe kaq te shkurter.
Gjykatesit thone se incidenti me Bugsy nuk eshte e para here qe ata ndodhen perballe presioneve politike per te arritur nje rezultat pa pasur provat e duhura. Ata akuzojne qeverine se po demton reputacionin e sistemit gjyqesor, dhe se perpiqet te pakesoje lirine e fituar nga sistemi gjyqesor pas rrezimit te Millosheviqit me 5 Tetor, 2000.
Ne ate kohe, kane filluar edhe perpjekjet per te ndare kontrollin ekzekutiv te autoriteteve ndaj sistemit gjyqesor, dhe per ti dhene me teper pavaresi sistemit te drejtesise.
Reformat ne drejtesi, te cilat jane bere ligje ne fillim te vitit te kaluar, kane perfshire krijimin e nje organizmi te vecante te quajtur Keshilli i Larte i Drejtesise i cili emeron gjykatesit dhe kryetaret e gjykatave, dhe Keshilli i Larte i Personelit i cili ka pushtetin per ti shkarkuar ata.
Megjithate, keto ndryshime nuk kane zgjatur shume. Nje grup i ri ligjesh per sistemin e drejtesise jane miratuar ne Korrik 2002, te cilat jane kritikuar nga zevendes kryetari i keshillit te larte Zoran Ivoseviq si nje hap prapa drejt praktikave te perdorura nga qeveria ne periudhen e Millosheviqit.
"Tani te gjithe po thone se gjykatat lirojne vrasesit, dhe kjo mua me duket si nje gracke per drejtuesit e sistemit gjyqesor, te cilet po vazhdojne te insistojne per pavaresine e sitemit gjyqesor," ka thene Ivoseviq.
Gjykata kushtetuese e vendit - gjykata me e larte ne vend - ka bllokuar zbatimin e reformave te Korrikut 2002, dhe nuk eshte e thene qe edhe ndryshimet me te fundit te ligjit te mos kene te njejtin fat.
Eshte ende e paqarte se si mund te arrihet nje afrim i pozicioneve kaq te kunderta, por nje gje eshte e sigurte, se konflikti ndermjet sistemit gjyqesor dhe qeverise do ta veshtiresoje shume punen e kesaj te fundit per luften ndaj krimit te organizuar qe eshte njoftuar kohet e fundit.
Jovica Krtiniq eshte nje gazetar i se perjaveshmes Reporter ne Beograd. Daniel Sunter eshte redaktor koordinues i IWPR ne Beograd.