Gjykata e Hagës Kërcënohet nga Kriza Financiare

Kryetari i gjykatës paralajmëron se gjyqet mund të vonohet apo edhe të anullohen pasi disa anëtarë të OKB-së kanë vonuar pagesat e tyre.

Gjykata e Hagës Kërcënohet nga Kriza Financiare

Kryetari i gjykatës paralajmëron se gjyqet mund të vonohet apo edhe të anullohen pasi disa anëtarë të OKB-së kanë vonuar pagesat e tyre.

Wednesday, 9 November, 2005

Procedurat e Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish Jugosllavi, ICTY, janë të kërcënuara pasi disa vende anëtare të Kombeve të Bashkuara nuk kanë dhënë kontributet financiare të premtuara.

Kryetari i gjykatës gjykatësi Theodor Meron ka paralajmëruar Këshillin e Sigurimit të OKB-së më 29 qershor se mungesat financiare mund të rrezikojnë punën e ICTY dhe mund të kërcënojnë aftësinë e saj për të gjykuar të dyshuarit e rëndësishëm për krime lufte përpara përfundimit të punës së saj në vitin 2008.

“Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të presë që ICTY nga njëra anë të përfundojë punën e saj në mënyrë eficiente, dhe nga ana tjetër, të bllokojë financimin për funksionimin e saj normal,” ka paralajmëruar ai.

“Mungesa e fondeve të nevojëshme për gjykatën mund të konsiderohet si mungesë e vendosmërisë nga ana e komunitetit ndërkombëtar për të zbatuar ligjin dhe drejtësinë ndërkombëtare”.

Përvec se janë urdhëruar të ndërpresin marrjen në punë të punonjësve të rinj, stafi i gjykatës është porositur të pakësojë të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme pasi buxheti i OKB-së për ICTY dhe Gjykatën Ndërkombëtare për Ruandën, ICTR, ka një mangësi prej 88 milion dollarë amerikan.

IWPR ka mësuar se mbi njëqind shtete anëtare nuk kanë paguar detyrimet e tyre. Japonia është vendi me borxhin më të madh – përgjegjës për mbi 40 përqind të shumës që mungon – por edhe shumë vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusinë, Brazilin dhe Argjentinën, mendohet se nuk kanë paguar pjesën e tyre.

Megjithatë, nga përgjigjet e dhëna nga përfaqësuesit e vendeve të ndryshme në takimin e 29 qershorit, vetëm Ronaldo Mota Sardenberg i Brazilit ka pranuar se qeveria e tij është një prej atyre që nuk kanë kryer pagesat, dhe ka thënë se ajo po përpiqet të paguajë kontributin e saj.

Kryeprokurorja e ICTY Carla del Ponte, duke folur në këtë takim, ka thënë se shtrëngimet e vendosura tani mbi gjykatën si pasojë e mungesës së fondeve do të ndikojnë direkt në strategjinë përmbyllëse të saj, e cila është miratuar nga Këshilli i Sigurimit vitin e kaluar. Sipas kësaj strategjia gjykata do të përfundojë të gjithë punën investigative brenda vitit 2004, gjithë proceset gjyqësore të tanishme deri në vitin 2009, dhe do të përfundojë krejtësisht veprimtarinë e saj dy vjet më pas.

“Mungesa e burimeve investigative do të ngadalësojë pa dyshim përgatitjen dhe zhvillimin e proceseve gjyqësore,” ka parlajmëruar ajo. “Meqënëse kjo gjendje po ndikon direkt në përmbushjen e mandatit tonë, ne ju kërkojmë ju të mbështesni përpjekjet tona për të zgjidhur këtë problem shumë serioz”.

Më parë, gjykatat kanë mundur të zbusin pasojat e mungesës së fondeve duke marrë fonde hua nga Departamenti i operacioneve Paqeruajtëse të OKB-së, por një rregull i kohëve të fundit ka mbyllur këtë mundësi – duke rënduar edhe më tepër krizën financiare dhe duke cuar në ndërprerjen e rekrutimit të punonjësve të rinj, politikë e cila ka hyrë në fuqi në muajin maj.

Kjo po shkakton pakënaqësi të madhe në Hagë, sepse ky urdhër vepron jo vetëm për krijimin e vendeve të reja të punës, por edhe ndalon zëvendësimin e personelit kryesor të cilët vendosin të largohen nga postet e tyre. Kjo gjendje mund të rëndohet edhe më tepër ndërsa gjykata po shkon drejt përfundimit të mandatit të saj, sepse një pjesë e mirë e stafit mund të vendosin të largohen për të mos rrezikuar të mbeten pa punë kur ICTY të mbyllet.

Duke folur në takimin e Këshillit të Sigurimit, gjykatësi Meron ka thënë se “Mungesat e tanishme të kontributeve financiare nga vendet anëtare kanë shkaktuar pasoja të rënda mbi veprimtarinë e gjykatës.

“Nëse nuk jemi në gjendje të zëvendësojmë stafin të cilët kanë poste kyce për zhvillimin e proceseve, ne do të jemi të detyruar të vonohemi, dhe të ndërpresim apo ndalojmë gjyqet”.

Oficerët ligjorë të kualifikuar dhe ndihmësit e tyre janë tanimë të paktë në rradhët e gjykatës, dhe ndalimi i marrjes në punë të të rinjve nuk lejon zëvendësimin e të larguarve.

“Pa ndihmën e oficerëve ligjorë, koha e nevojëshme për gjykatësit për të dëgjuar dhe marrë vendimet e nevojëshme për proceset do të zgjatet shumë,” ka thënë gjykatësit Meron në një letër për Këshillin e Sigurimit në fund të majit.

“Me qëllim që të japim drejtësi për viktimat dhe ti japim fund mosndëshkimit, Gjykata ka nevojë për mbështetjen e fuqishme të Kombeve të Bashkuara dhe gjithë shteteve anëtare, si edhe burimet e nevojëshme për të kryer punën,” ka shtuar ai.

Një tjetër kërkesë nga Neë York – që stafi i gjykatës të shkurtojnë të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme – është duke u zbatuar tani. Një zëdhënës i ICTY ka thënë për IWPR se nëse një hetues duhet të shkojë në ish Jugosllavi për një cështje, ai nuk ndalohet të udhëtojë. Megjithatë, nëse, për shembull, një ekspert i gjykatës është i ftuar në një konferencë apo ngjarje tjetër jashtë vendit, ai ose ajo do të duhet të mendohen dy herë përpara se të pranojnë.

Ndërsa sekretari i përgjithëshëm i OKB-së Kofi Annan ka përshkruar gjendjen financiare me të cilën përballen të dyja gjykatat si “të papranueshme” dhe u ka bërë thirrje të gjitha vendeve anëtare të vazhdojnë mbështetjen e tyre për këto organizma, është ende e paqartë se cfarë hapash do të ndërmarrë në të ardhmen Këshilli i Sigurimit – apo nëse do të ketë shkurtime të reja të shpenzimeve.

Pas takimit të 29 qershorit, Këshilli i Sigurimit ka thënë se anëtarët e tij “kanë pranuar vështirësitë me të cilat përballen gjykatat në prag të përfundimit të mandatit të tyre,” dhe u ka kërkuar vendeve anëtare të cilat nuk kanë paguar detyrimet financiare “ti zbatojnë ato sa më shpejt”.

Geraldine Mattioli një aktiviste e drejtësisë ndërkombëtare e cila punon për Human Rights Ëatch ka thënë se është një ironi që problemet financiare ndohin në një moment kur ICTY “po punonte me ngarkesë dhe shpejtësi të plotë” për të përfunduar detyrën e ngarkuar nga Këshilli i Sigurimit.

“Ne e kuptojmë zemërimin e kryetarit Meron,” ka thënë ajo për IWPR. “ICTY po jep një kontribut të madh në rivendosjen e respektit për ligjin në Ballkan, dhe shtetet anëtare të OKB-së kanë detyrim të mbështesin punën e saj.

“ICTY dhe ICTR janë shumë të rëndësishme dhe atyre duhet tu jepen burimet e nevojëshme. Po, në botë ndodhin edhe gjëra të tjera, por OKB ka krijuar këto gjykata, dhe nuk mund ti hedhë ato më një anë si lodra të vjetra”.

Alison Freebairn është një redaktore e IWPR në Hagë.

Frontline Updates
Support local journalists