Gjukanoviq Nën Presion

Ndërkohë që Sllobodan Milosheviq shton presionin ndaj Malit të Zi, udhëheqësi i republikës risiguron perëndimin se nuk do të nxitohet drejt pavarësisë.

Gjukanoviq Nën Presion

Ndërkohë që Sllobodan Milosheviq shton presionin ndaj Malit të Zi, udhëheqësi i republikës risiguron perëndimin se nuk do të nxitohet drejt pavarësisë.

Tuesday, 6 September, 2005

Gjykata Kushtetutuese jugosllave e sfidoi dy herë qeverinë malazeze javën e kaluar, mesa duket një përpjekje e presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq për të shtrënguar vidat rreth republikës shqetësuese.


Gjyakata deklaroi si jokushtetuese vendimin e qeverisë malazeze për të vendosur jë sistem monetar të dyfishtë duke përdorur markën gjermane si një monedhë paralele.


Për më tepër gjykata e hodhi poshtë një ligj që u jep amnisti ushtarëve që sfiduan thirrjen nga ushtria jugosllave gjatë ndërhyrjes së NATO-s.


Këto lëvizje çuan në bojkotimin e gjykatës nga gjyqtarët malazezë.


"Duke bërë këtë Millosheviq po provokon me qëllim qeverinë e Malit të Zi me shpresë se ajo do të bëjë një veprim të papritur e në panik, si shkëputja nga Jugosllavia," tha zëvendës presidenti malazez Novak Kilibarda.


Por presidenti malazez Milo Gjukanoviq e bëri të qartë gjatë një vizite në Londër këtë javë se qeveria e tij do të vazhdojë të ndjekë një politikë të duruar drejt Beogradit.


"Nuk mendojmë se është koha e përshtatshme për një referendum lidhur me shkëputjen nga Jugosllaviaç," tha Gjukanoviq. "Ne mendojmë se Beogradit duhet t'i jepet më tepër kohë për t'iu përgjigjur ofertës sonë për të ripërcaktuar marrëdhëniet."


Por Gjukanoviq la të kuptohet për herë të parë se ai ishte kundër këmbënguljes së perëndimit që Republika Federative e Jugosllavisë (RFJ) të mbahet e bashkuar me çdo kusht.


"Nëse kjo është kërkesa ekskluzive e komunittit ndërkombëtar, atëhere mënyra për ta arritur këtë është shumë e thjeshtë," i tha Gjukanoviq gazetarëve në Londër.


"Millosheviq duhet të lejohet të godasë mbi lëvzjen demokratike në Malin e Zi dhe ne do të kemi një RFJ të pandarë si vendin e vetëm diktatorial në Europë."


Mbështetja ekonomike dhe politike nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara -- një lehtësim i kufizuar dhe i pandërprerë për Malin e Zi gjatë muajve të fundit -- është bërë me kusht që Mali i Zi të mbettet brenda federatës jugosllave.


Por Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim e ka bërë të qartë se ajo nuk do të fillojë investime serioze në Malin e Zi, sepse nuk është shtet sovran. Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore mbajnë të njëjtin qëndrim.


Meqë Mali i Zi është ende nën sanksionet ndërkombëtare të vëna ndaj Jugosllavisë si të tërë, mundësitë e qeverisë së Gjukanoviit për të mbajtur premtimet për përmirësim ekonomik janë ende tepër të kufizuara.


Partnerët e koalicionit të Gjukanoviqit, Partia Social Demokrate (PSD), e përshëndetën kritikën e presidentit për politikën e perëndimit, por shprehën pakënaqësinë e tyre për qëndrimin e tij butë-butë ndaj Beogradit.


Udhëheqësi i PSD-së Zharko Rakceviq e ka shtuar presionin ndaj Gjukanoviqit që të fillojë përgatitje serioze për një referendum për pavarësinë.


"RFJ-ja është tani e kaluar për ne dhe propozimet për ripërcaktimin e marrëdhënieve midis Malit të Zi dhe Serbisë tashmë kanë marrë fund," tha Rakceviq. "Nuk mund të presim gjithë kohën për një përgjigje nga Beogradi."


Në fillim të janarit PSD-ja kërëcënoi që të largohet nga koalicioni për shkak të refuzimit të vazhdueshëm të qeverisë për të njohur kishën ortodokse malazeze, një simbol i shtetësisë malazeze.


Por javën e kaluar PSD-ja ra dakord të qëndrojë në koalicion me kusht që vendimi për mbajtjen e referendumit të merret për t'u mbajtur brenda disa muajve


Pavarësisht nga kompromisi i fundit dhe nga fjalët e ashpra të Gjukanoviqit në Londër, PSD-ja ende nuk duket se po e fiton betejën për një referendum -- jo aq nga kundërshtimi i vazhdueshëm nga qeveritë perëndimore se sa nga shenjat e qarta nga Beogradi se mund të shpërthejë një konflikt.


Milka Tadiq është redator i Monitor në Podgoricë.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists