Gjingjiq Perballet Me Vendime Te Veshtira

Kryeministri Serb Zoran Gjingjiq rrezikon nje kunderpergjigje politike nese insiston per ekstradimin e te dyshuarve per krime lufte.

Gjingjiq Perballet Me Vendime Te Veshtira

Kryeministri Serb Zoran Gjingjiq rrezikon nje kunderpergjigje politike nese insiston per ekstradimin e te dyshuarve per krime lufte.

Kur kryeprokurorja e Hages Karla Del ponte vizitoi Beogradin ne fillim te muajit ishte e qarte se ajo po perpiqej te inkurajonte Serbine per te shpejtuar ekstradimin e te dyshuarve per krime lufte per ne Hage.


Kryeministri Serb Zoran Gjingjiq e di se nje gje e tille do te permiresonte gjendjen ekonomike te vendit, por ai gjithashtu eshte i vetedijshem se arrestimi i te akuzuarve nga gjykata mund ta demtoje ate poitikisht.


Presidenti Jugosllav Vojisllav Koshtunica - i cili kundershton bashkepunimin me gjykaten nderkombetare - mund te perfitoje kapital politik nga cdo arrestim - gje e cila do te demtonte edhe me shume popullaritetin e Gjingjiq.


Por kryeministri Serb duhet te tregohet shume i kujdeseshem per te mos larguar Perendimin dhe per te mos rrezikuar ndihmen e metejshme financiare nese ai nuk do te vazhdoje me ekstradimin. "Shpejtesia e integrimit tone ne Europen demokratike," ka paralajmeruar Gjingjiq, "varet ne gadishmerine tone per t'u distancuar sa me shume me ata qe kane kryer krime ne te kaluaren".


Por megjithese ai ka dhene prova per vullnetin e tij duke ekstraduar Millosheviqin ne gjykate ne Qershor, ai eshte nen presion te vazhdueshem per te derguar te dyshuar te tjere ne Hage deri ne fund te Shtatorit.


Si Gjingjiq dhe Del Ponte kane thene se ata "kane rene dakort per nje strategji te perbashket bashkepunimi" gjate dy diteve bisedimesh.


Shqetesimet me urgjente te Hages jane mesa duket, shpejtimi i ekstradimit te te dyshuarve per krime lufte; kontrolli i rrepte i kufirit ndermjet Serbise dhe Republikes Srpska, RS, ne menyre qe te mos lejohen te akuzuarit te largohen ne drejtim te entitetit te Bosnjes; te lejohet aksesi ndaj deshmitareve te mundeshem te krimeve te luftes; dhe te kete akses ne arkivat e policise dhe ushtrise.


Gjingjiq ka pranuar tre kerkesat e para, ne parim, por nuk ka specifikuar se kur ka ne plan ti zbatoje ato. Ai ka shprehur friken se kerkesa e katert do te coje ne akuza te reja nga Haga.


Nje burim prane qeverise ka thene se Del Ponte ka thene se ajo priste ekstradimin e pese te dyshuarve, perfshire ketu edhe presidentin Serb Milan Milutinoviq.


Sipas nje burimi te IWPR-se, Milutinoviq eshte ne krye te listes se prioriteteve te Hages, meqenese deshmite e tij mund te perdoren ne gjyqin e Millosheviqit. Ai ka thene se gjykata e ka kontaktuar tashme Milutinoviqin dhe Gjeneralin Drgoljub Ojdaniq - nje nga te akuzuarit e tjere te nivelit te larte - dhe te dy ata thuhet se po mendojne per te shkuar vullnetarisht ne Hage per te deshmuar.


Ne prag te vizites se saj ne Beograd, zedhenesja e Del Ponte, Florence Hartman ka thene se Presidenti Milutinoviq do te duhet te paraqitet ne Hage, por kryeprokurorja nuk ka insistuar per transferimin e tij te menjehershem.


"Ajo ka pranuar argumentat e Gjingjiqit se ekstradimi i Milutinoviqit do te destabilizonte qeverine dhe mund te vere ne rrezik bashkepunimin e metejshem ndermjet Beogradit dhe Hages," ka thene nje burim qeveritar per IWPR-ne.


Si kreytari i shtetit Serb, transferimi i Milutinoviqit do te shkaktonte natyrisht zgjedhje te reja presidenciale dhe parlamentare ne Serbi, me pasoja ndoshta te rrezikeshme per Gjingjiq. Nuk eshte per t'u habitur qe shqetesimi i Del Pontes per "stabilitetin e qeverise Serbe" eshte pershendetur vecanerisht nga kryeministri Serb ne konferencen e tij per shtyp.


Por Gjingjiq e kupton se ai nuk mund te vazhdoje te vonoje edhe per shume kohe ceshtjen e ekstradimit. Pas dorezimit te Millosheviqit ne Qershor, Beogradit i eshte lene nje periudhe tre mujore kohe per te vonuar trasnferimin e metejshem te te akuzuarve. Por kjo periudhe frymemarrje politike skadon ne fund te Shtatorit.


Kater te akuzuarit e tjere qe mendohet te jene vendosur ne prioritetet e Del Pontes jane "Treshja e Vukovarit" ish oficeret e Ushtrise Kombetare Jugosllave, JNA, oficeret Mile Mrksiq, Miroslav Radiq dhe Veselin Sljivancanin - te akuzuar per vrasjen e 200 civileve ne afersi te qytetit Kroat ne nentor te vitit 1991 dhe Gjenerali Ratko Mlladiq, i akuzuar per genocid ne Srebrenica ne vitin 1995.


Nje liste zyrtare e te dyshuarve te gjykates e cila i eshte dorezuar ministrit Jugosllav te drejtesise gjashte muaj me pare, perfshin gjithashtu edhe emrat e Vlajko Stojiljkoviq, Nikola Sainoviq dhe gjeneralit Ojdaniq; Milan dhe Sredoje Lukiq, te akuzuar per krime ne Vishegrad, ne Bosnjen lindore ne vitin 1992; dhe "Kater te Dubrovnikut", oficere te JNA-se te cilet mendohet te jene pergjegjes per bombardimin e qytetit Kroat ne vitin 1991.


Kryeprokurorja ka kerkuar gjithashtu edhe rreth vendndodhjes se Gjeneralit Mlladiq, i dyshuari me i kerkuar i gjykates pas ish presidentit te RS-se, Radovan Karaxhiq. Ajo ka kerkuar siguri nga Gjingjiq se Mlladiq do te arrestohet nese ai del haptazi ne Beograd.


Gjingjiq e ka pranuar kerkesen e saj. Megjithese as Karaxhiq as Mlladiq nuk mendohet se qendrojne ne Serbi, zyrtare te SFOR-it jane ankuar disa here se gjate muajve te fundit keta te kerkuar kane shmangur arrestimin duke kaluar kufirin e RS per ne Serbi.


Del Ponte e ka bere te qarte se ajo deshiron qe keta te dy te arrestohen sa me shpejt, meqenese pas muajit Nentor, debora e dimrit do ti beje vendet e fshehta te perdorura nga ata ne RS te pamundura per tu arritur.


Ende nuk dihet nese Gjingjiq do te mbaje premtimet e bera. Ai e di se duhet ta beje nje gje te tille nese deshiron te marre me teper ndihma financiare, por ai gjithashtu e di se rrezikon te demtohet rende politikisht nese kundershtaret e tij e damkosin si nje bashkepunetor te gjykates.


Zheljko Cvijanoviq eshte nje gazetar i se perjaveshmes Blic News ne Beograd.


Frontline Updates
Support local journalists