Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Gazetaret Kosovare ne Dyshim te Thelle ndaj Kontrollit te Mediave nga OSBE-ja.

Plani i OSBE-se per te ndertuar ambjent te pershtatshem per funksionimin e medias se lire, fillimisht nepermjet rregullave strikte, ka krijuar ndjenjen e frikes ndaj çensurimeve te mundeshme tek gazetaret Kosovare.
By Vlado Mares

Nje nga levizjet e para te komunitetit nderkombetar ne Kosove, ishte hartimi i nje plani per reformimin e mediave te te gjitha llojeve ne krahine, duke perfshire dhe krijimin e Bordit Kosovar te Mediave, qe do te jete pergjegjes per mbikqyrjen dhe kur eshte e nevojshme per aplikimin e masave ndeshkuese mbi mediat lokale.


Plani, i cili nxjer ne pah, mekanizma te fuqishem detyrues per standartet dhe liçensimin e medias, ne nje pjese te mire eshte frymezuar nga eksperienca e komunitetit nderkombetar ne Bosnje. Sidoqofte, ai ka krijuar friken e çensurimit ndermjet gazetareve vendas, pjeserisht te shkaktuar nganje artikull i New York Times, i cili ishte i pari qe zbuloi detaje te planit, i cili zyrtarisht nuk eshte publikuar akoma.


New York Times citonte nepermjet Ronnie Koven, komentet kritike nga nje grup amerikan mediash, qe nuk njihet posaçerisht per eksperiencen e tij ne Ballkan, dhe sugjeronte qe rregjimi i ri mediave eshte pergatitur per "te kontrolluar reagimin e mediave Kosovare ndaj ndryshimeve te situates ne Kosove". Gazetaret dhe botuesit Kosovare, mediat e te cileve shpesh financohen pjeserisht nga donacione perendimore, jane tani te shqetesuar nga regjimi ne te cilin ata do te detyrohen te punojne.


Hartusit e draftit, jane kontraktuar nga Organizata per Sigurim dhe Bashkepunim ne Europe (OSBE), nje organizate nderkombetare qe ka per detyre te ndertoje institucione demokratike dhe te krijoje ambjentin e pershtatshem per zgjedhje te ndershme dhe te lira.


Te gjithe gazetaret titullare, perendimore me shume vjet eksperience ne reformimin e mediave ne pjese te tjera te Ballkanit, thone qe Kosova nuk duhet te shihet si nje shtet me funskionim normal te demokracise.


Ne vend te kesaj, ata besojne se krahina duhet te konsiderohet si nje teritor i okupuar, i dale nga shume vite represioni dhe konfliktesh te armatosura, ne te cilin forca paqe-ruajtese pushtuese dhe bashkepunetoret e saj civil po punojne per te mbjelle faren per nje media te lire dhe juridikisht te pavarur, ne menyre qe te krijohen me pas kushtet per zgjedhje te lira. Per me teper, ata bejne paraelizma me Gjermanine e pasluftes se dyte boterore, ku fillimisht u imponua nje rregjim strikt i cili me pas u zbut ndersa vendi merrte vehten nga pasojat e Nazizmit.


Bordi i Mediave do te perbehet nga pese figura publike te Kosoves, te cilet ershkruhen nga Daan Everts - Shefi i Misionit te OSBE-se ne Kosove si "intelektuale te respektuar". Ata jane: Mahmut Bakalli, nje ish-udheheqes komunist i Kosoves, Pajazit Nushi, ish-kryetar i Keshillit per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut ne Kosove, Lirie Osmani, avokate, Shkelzen Maliqi nga Fondacioni i Shoqerise se Hapur i Xhorxh Sorosit, dhe Aka Rakoçevis, perfaqsuese Serbe.


Meqenese pese anetaret e Bordit kishin pak eksperience me mediat, dhe meqe Everts dhe dy veta nga stafi i tij, Douglas Robinson dhe Mirjana Robin nga departamanti i mediave te OSBE-se - do te mbyqyrnin punen e Bordit, disa nga gazetaret lokal u frikesuan se mos Bordi do te sherbente si mbeshtetese e vendimeve te OSBE-se. OSBE theksoi qe anetaret e bordeve rregullatore te mediave ne vendet e thera europiane, jo domosdoshmerisht kane eksperience nga fusha e mediave.


"Ne nuk duan te sjellim rregulla apo diktatore te huaj ketu. Ne duam qe keto gjera te burojne qe ketu, dhe prandaj i japim kaq shume rendesi krijimit dhe funksionimit te Bordit Kosovar", tha Everts.


Plani theksonte, gjithashtu krijimin e Komisionit Regullator te Mediave dhe Divizionin e Monitorimit te mediave, perseri te ngjashme me ato qe egzistojne aktualisht ne Bosnje. Sipas zyrtareve te OSBE-se, keto struktura nuk synojne "çensurimin e mediave lokale te lajmeve, por mbeshtejen dhe monitorizimin e tyre ashtu siç veprohet edhe ne median perendimore".


"Ne nuk duham qe te krahasojme Bosnjen me Kosoven, pasi jane raste shume te ndryshme", tha Davidson. "Komuniteti nderkombetar hyri ne Bosnje ne 1995, dhe e ka mesuar mesimin se si te promovoje media te lira dhe te pavarura, dhe ne tani jemi duke perdorur kete eksperience per te shmangur perseritjen e gabimeve".


Sipas artikullit te New York Times, Komisioni Rregullator i Mediave do te hartoje dhe administroje "nje kod te praktikes se transmetimit" dhe "nje kod te perkohshem te shtypit" per gazetarine e shkruar, dhe me pas "do te monitoroje perputhjen me to si dhe do te krijoje mekanizmat detyrues". Zyrtaret e OSBE-se thone qe Komisioni do te punoje ne lidhje te ngushte me Bordin e Mediave per te bere Kodet e pershtateshme.


"Koncepti i kodeve te praktikes, bazuar ne minimumin e standarteve gazetareske, egziston ne te gjitha vendet Europiane" thote Everts. "Meqenese gazetaria nuk ka qene asnjehere e ne nivel te mire ne rajon dhe ne Ballkan, keto kode jane te rendesishme".


Everts thekson se vendimet mbi kodet e praktikes do te merren vetem kur te arrihet konsensusi i komunitetit te mediave ne Kosove.


Garentina Kraja eshte gazetare e te perditeshmes se Prishtines Koha Ditore.