FËMIJËT E IMIGRANTËVE RUMUN LËNGOJNË NGA NEGLIZHENCA

Imigrantët ekonomik pasurojnë vendin me miliona euro në vit, por në ndërkohë fëmijët e tyre janë lënë pas dore.

FËMIJËT E IMIGRANTËVE RUMUN LËNGOJNË NGA NEGLIZHENCA

Imigrantët ekonomik pasurojnë vendin me miliona euro në vit, por në ndërkohë fëmijët e tyre janë lënë pas dore.

Në shikim të parë, 16 vjeçari Razvan duket fëmijë i lumtur. Ai ka gati gjithçka që i nevojitet sa i përket rrobave moderne dhe teknikës më të re. Një djalë i hollë me flokë të gjatë bionde, ai mburret me telefonin e tij mobil të çmueshëm dhe me instrumentin muzikor të cilën e dëgjon tërë ditën.


Por lotët rrjedhin nga sytë e tij kur ai përmend babanë e tij të cilin ai e ka parë vetëm një herë në vitin e kaluar. “Ai është duke punuar në Spanjë në një industri ndërtimtarie për gjashtë vite dhe, natyrisht, ai fiton shumë para,” tha Razvan. “Por më mungon shumë, pasi kam nevojë të bisedoj me dikë.”


Pozita e Razvanit është e zakontë në Rumani, derisa dhjetëra mijëra fëmijë jetojnë pa të paktën një prindër, të cilët punojnë në Evropën Perëndimorë për të mbështetur familjet e tyre në vend.


Punëtorët imigrues kthejnë prapa rreth 3.5 bilion dollarë në vit – një kontribut i çmueshëm për një nga vendet me të varfra të Evropës Lindore.


Por derisa të hollat janë të mirëseardhura, mungesa e aq shumë të rriturve krijon probleme të shumta sociale me pak zgjidhje të lehta.


Varfëria në Rumani ka çuar në një imigrim të madh të njerëzve në kërkim të punës jashtë vendit.


Organizata Ndërkombëtare për Migrim së voni ka vlerësuar se rreth dy milion rumunë janë duke punuar në vendet e jashtme.


Një sondazh i fundit tregoj se rreth 40 përqind të atyre që u larguan ishin në mes të moshave 30 deri 49 vjeç. Shumë prej tyre vijnë nga fshati dhe kanë familje.


Imigrantët preferonin vendet si Spanjën, Italinë, dhe Gjermaninë, ku rumunët gjejnë punë në ndërtimtari dhe bujqësi – sektorë të cilat në Rumani kanë pësuar goditje nga papunësia.


Ata që punojnë jashtë vendit lënë fëmijët e tyre në kujdes të familjarëve apo fqinjëve. Kjo duhet të jetë vetëm një zgjidhje e përkohshme por në shumë raste mungesa e kujdesit të prindërve vazhdon me vite, dhe kjo ndikon në zhvillimin e shumë fëmijëve.


“Ata fillojnë të ndihen të braktisur, bëhen të pikëlluar dhe izolohen nga familja dhe shoqëria,” tha një doktor i psikologjisë, Mihai Anitei.


“Të rinjtë janë më së shumti të ndikuar nga mungesa e nënës, derisa mungesa e babait zgjon në ta ndjenja të pasigurisë dhe ka rezultate negative në suksesin e tyre në shkollë.


Ata mund t’i bashkëngjiten bandave dhe ballafaqohen me probleme. Këto janë mënyra të tjera për kërkesë të vëmendjes.”


Tiberiu Laza, psikolog nga Bukureshti, pajtohet. “Asnjë familjar nuk mund të marrë përgjegjësi të plotë për një fëmijë kur prindërit largohen,” ai tha.


“Fëmijët kanë nevojë të jenë së bashku me prindër, dhe nëse kjo nuk është duke ndodhur, ata po shprehin zemërimin e tyre në marrëdhënie me njerëzit e tjerë.”


Disa rumunë që punojnë jashtë vendit tentojnë t’i marrin familjet me vete, natyrisht pas disa viteve të punës, pasi të fitojnë mjaft të holla.


Anitei thotë se fëmijët zakonisht përfitojnë nga kjo. “Edhe pse mund të ketë shumë vështirësi lidhur me integrimin në shoqëri tjetër, fëmijët mund t’i ballafaqojnë ato. Ata mund të ballafaqohen me përvoja të reja sociale, kultura ndryshme dhe gjuhë të huaj, por asgjë nuk është me e rëndësishme se ndjenja e sigurisë.”


Brandusa Stamata, nga Inspektorati Shkollor për Shkollim në Bukuresht, tha se imigrimi i fëmijëve është në rritje, pasi autoritetet shkollore kanë pranuar kërkesa të shumta për të siguruar certifikata shkollore për fëmijë të cilët planifikojnë t’i bashkëngjiten prindërve jashtë vendit.


“Kemi pasur rreth 1000 kërkesa për të lëshuar dokumente shkollore vetëm në Bukuresht që nga fillimi i këtij viti,” tha Stamata, “që do të thotë se nxënësit planifikojnë të lëshojnë vendin.”


Floriana Scanteie është gazetare e lirë në Bukuresht.


Frontline Updates
Support local journalists