EUROPA MBYLL NJE SY NDAJ BEOGRADIT

Beogradi ka bere nje hap te madh drejt integrimit ne Europe, pavaresisht shqetesimeve qe ekzistojne ne lidhje me shkeljen e te drejtave ne vend.

EUROPA MBYLL NJE SY NDAJ BEOGRADIT

Beogradi ka bere nje hap te madh drejt integrimit ne Europe, pavaresisht shqetesimeve qe ekzistojne ne lidhje me shkeljen e te drejtave ne vend.

Tuesday, 6 September, 2005

Pranimi i Serbise dhe Malit te Zi ne Keshillin e Europes, KE, javen e kaluar ka treguar se vendosmeria e vendit per tu perballur me te kaluaren e Millosheviqit eshte me e rendesishme se sa shqetesimet ne lidhje me shkeljet e te drejtave te njeriut dhe ngushtimin e lirive demokratike pas vrasjes se kryeministrit Zoran Gjingjiq.


Komuniteti nderkombetar ne menyre te qarte kerkon te inkurajoje Beogradin ne luften e tij ndaj mafias dhe te dyshuarve per krime lufte - te cilat kane qene dy nga pengesat kryesore ne procesin e reformimit te shtetit dhe integrimin Europian dhe boteror te vendit. Perendimi duket se ka llogaritur se procesi per shkeputjen e ketyre qelizave kanceroze nga shoqeria Serbe nuk mund te perfundoje me sukses pa nje ngushtim te disa lirive themelore.


Ne ceremonine e pranimit te vendit ne Strasburg me 3 Prill, KE eshte treguar i gatshem te mireprese Beogradin ne keshill, por edhe ka dhene nje shenje paralajmeruese ne lidhje me shkeljet e te drejtave themelore te njeriut. "Ne i kuptojme aresyet qe kane cuar qeverine e Beogradit ne vendosjen e gjendjes se jashtezakoneshme," ka thene Verena Taylor, e derguara speciale e Keshillit ne Serbi dhe Malin e Zi. "(Megjithate) disa nga gjerat qe po degjojme na shqtesojne".


Presidenti i Serbi - Mali i Zi Svetozar Maroviq ka pranuar shqetesimet e keshillit: "Ne jemi koshiente per faktin qe pranimi yne ne Keshillin e Europes nuk eshte vetem nje nder por kerkon edhe plotesimin e shume detyrimeve. Sot, ne kemi bere hapin e pare - per ne eshte nje hap i madh perpara - drejt integrimit ne Europe".


Anetaresimi ne KE konsiderohet nga shume vezhgues dhe zyrtare ne komunitetin nderkombetar si nje mjet per te inkurajuar Serbine dhe Malin e Zi per te lene pas te kaluaren e Millosheviqit dhe per te ecur ne rrugen e reformave ekonomike dhe politike.


Disa diplomate perendimor kane qene te shqetesuar se vrasja e Gjingjiq do te destabilizonte seriozisht Serbine dhe Malin e Zi dhe fqinjet e saj, duke u dhene nje shtytje dhe inkurajim te ri lobeve nacionaliste dhe anti Hages.


Mungesa e Beogradit ne institucionet Europiane ka vonuar zhvillimet ekonomike dhe politike, ka thene Dragoljub Micunoviq, kryetari parlamentit te shtetit te sapo krijuar. "Une e shikoj pranimin e Serbise dhe Malit te Zi ne Keshillin e Europes si nje sinjal te qarte politik se Europa eshte thellesisht e interesuar per ruajtjen e stabilitetit dhe zhvillimin ne vend si edhe per integrimin tone ne strukturat Europiane," ka thene ai.


Ne fakt, ministri i Britanise se Madhe per marredheniet me Bashkimin Europian Denis MacShane ka vizituar Beogradin me 6 Prill dhe ka thene se Londra mbeshtet masat e ndermarra nga qeveria Serbe te cilat synojne arrestimin e vrasesve te Gjingjiq dhe krimineleve te tjere, perfshire edhe ata te kerkuar nga Haga.


Edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane shprehur perkrahjen e tyre per rrugen e tanishme te Serbise dhe Malit te Zi, nepermjet administrates por edhe korporatave Amerikane.


Agjensia e Shteteve te Bashkuara per Zhvillim Nderkombetar, USAID, po ndihmon ne procesin e privatizimit, duke nisur nje program dy vjecar ne muajin Mars i cili do te zbatoje ankande transparente dhe ne perputhje me ekonomine e tregut, tendera dhe procedura ristrukturimi per kompanite shteterore Serbe te cilat do te privatizohen.


Kompania Amerikane, US Steel ka njoftuar me 1 Prill se ka blere kompanine shteterore Serbe te prodhimit te celikut Sartid, e cila ka falimentuar, me shumen 23 milion dollare Amerika, duke premtuar te investoje 150 milion dollare gjate tre vjeteve te ardheshem, dhe se dot e ruaje fuqine punetore prej 6,500 punonjesish. Beogradi po shpreson se kjo do te nxise edhe kompani te tjera per investime aq te nevojeshme ne vend.


Javen e kaluar, Colin Powell, ne nje ndalese te shkurter ne Beograd gjate nje turneu diplomatic me synim permiresimin e marredhenieve te acaruara trans Atlantike ne lidhje me luften ne Irak - ka mbeshtetur politikat e Beogradit dhe ka shprehur ngushellimet e tij ne familjen e Gjingjiq. Ai ka thene se Serbia dhe Mali i Zi duhet te jene te sigurte per ndihmen e Amerikaneve, dhe se vendo do te kete mbeshtetjen e Washington per integrim Euro-Atlantik pasi te kete shrrenjosur krimin, zbatuar reforma dhe te kete permbushur detyrimet ndaj Hages.


Beogradi eshte pergjigjur inkurajimeve te Europes dhe SHBA-se duke shtuar bashkepunimin me Gjykaten e Hages, duke hequr kufizimet ne ligjin per ekstradimin e te dyshuarve per krime lufte. Beogradi ka siguruar gjithashtu se do te kryeje hetime te hollesishme ne lidhje me vend ndodhjen e te akuzuarve per krime lufte si ish komandanti i Serbeve te Bosnjes Ratko Mlladiq dhe ish oficeret e ushtrise Jugosllave Veselin Sljivancanin dhe Miroslav Radiq.


Ministri i jashtem i Serbise dhe Malit te Zi, Goran Svilanoviq ka pranuar se anetaresimi ne KE do te thote se tani qeveria ka nje pergjegjesi per "te siguruar nxjerrjen e krimineleve te luftes para drejtesise".


Organizmat kryesore te mbrojtjes se te drejtave te njeriut e kane perdorur anetaresimin e Serbise dhe Malit te Zi ne KE per te terhequr vemendjen mbi nje sere shkeljesh te kryera gjate gjendjes se jashtezakoneshme, si ndalimi i komunikimit ndermjet personave te arrestuar me familjet dhe avokatet mbrojtes dhe disa zerave ne lidhje me keqtrajtimin dhe torturimin e te arrestuarve.


"Hyrja ne Keshillin e Europes nuk eshte vetem nje ceremoni ne Strasburg. Ajo duhet te perfshije hapa konkrete ne permbushjen e standarteve te keshillit," ka thene Elizabeth Anderson, nje perfaqesuese e larte e organizates Human Rights Watch.


Ka pasur shqetesime edhe ne lidhje me mbylljen e disa mediave, shkarkimin apo menjanimin e disa gjykatesve te pavarur dhe krijimin e nje komisioni parlamentar per hetimin e gazetareve te cilet kane kritikuar Gjingjiq ndersa ai ishte ende gjalle.


Daniel Sunter eshte redaktor koordinues i IWPR ne Beograd.


Frontline Updates
Support local journalists