Ethet e Arrestimeve

E ndersa shume e me shume te dyshuar te niveleve te larta per krime lufte po perfundojne ne Gjykaten e Hages, thashethemexhinjte pyesin se kush do ta kete radhen me pas.

Ethet e Arrestimeve

E ndersa shume e me shume te dyshuar te niveleve te larta per krime lufte po perfundojne ne Gjykaten e Hages, thashethemexhinjte pyesin se kush do ta kete radhen me pas.

Thursday, 10 November, 2005

Ne kuadrin e arrestimit per krime lufte te shefit te personelit te Republikes Srpska, Momir Talic ne Austri muajin e kaluar, jane shtuar shume skekulimet rreth asaj se kush do ta pasoje ate ne Hage.


Menjehere pas arrestimit te Talicit, agjensia e lajmeve BETA ne Beograd publikoi nje liste emrash te cilet sipas burimeve nga Haga, jane te dyshuar me prova te besueshme. Ne te njejten kohe Ministri i Drejtesise se Republikes se Serpskas, Milan Trbojevic, deklaroi se sipas burimeve te sigurta akuza ndaj Presidentit Jugosllav Sllobodan Milloshevic do te perfshinte edhe ngjarjet e Bosnjes.


Terbojevic, gjithashtu raportoi se tte pakten 10 personave, lidera ne Republiken e Serpskas do tu kerkohej qe te shkonin si deshmimtare ne Hage ne lidhje me kete çeshtje. “Perveç Momlico Krajsnik e Biljana Plavsiç edhe une jam ne kete liste” tha ai, duke shtuar qe deshmimtaret nuk gezojne imunitet ndaj arrestimeve dhe keshtu mund ta shohin veten te akuzuar.


Aq me pak ngelet skeptik Terbojevici, ndaj listes se te akuzuarve dhe zgjerimit te akuzes ndaj Milloshevicit. “Eshte e mundur qe informacioni te kete rrjedhur, me qellimin qe te zvogeloje efektin” tha ai.


Duke cituar shembullin e Rajko Kuzmanovicit - Dekan i Universitetit te Banja Lukes, dhe te Jova Rosic – Presidente e Gjykates Konstitucionale te Republike se Serpskas, ai tha: “Une e di me siguri te plote se disa nga keta njerez nuk kane marre pjese ne punen e Komitetit te krizes (organizim pergjegjes per pastrimin etnik), dhe aq me pak ne proçeset vendim-marrese”.


Kerstan Simic, keshilltar legal dhe mbrojtes per Serbet e Bosnjes te akuzuar ne Hage, thote qe eshte e pamundur qe te behen parashikime se cilet individe mund te kerkohen per krime lufte mbi bazen e akuzave te publikura kunder Gjen.Talic dhe dhe Radoslav Berdjanin, nje deputet i arestuar ne Korrik.


“Shume njerez ne Republiken e Serpskas tashme kane nje frike te ligjshme ndaj arrestimeve mbeshtetur ne akuza te mbyllura” thote Simic.


Spekulimet rreth arestimeve te ardheshme vijne duke u rritur ne Kraci, nderkohe qe asnje njeri i perfshire ne inkusionet e Ushtrise Kroate ne Bosnje si dhe ne ato sulmuese kunder teritoreve Kroate te mbajtura nga Serbet, nuk mund ta inoroje Hagen.


Megjithese zyrtare te larte te Hages, publikisht kane deklaruar qe Presidenti Kroat Franjo Tuxhman nuk eshte akuzuar, kjo nuk i ka ndaluar spekulimet mbi kete teme, ne rajon.


E perjavshmja e Sarajeves Dani, ka informuar qe Presidenti Kroat eshte objekt i nje investigimi, burimeve te besueshme nga Haga. Edhe ish-gjykatesi i Gjykates Supreme te kroacise, Vladimir Primorac eshte cituar te kete thene se “Tuxhmani eshte ne dyert e Hages” si rezultat i rolit te Ushtrise kroate Gjate Luftes ne Bosnje


Branco Peric eshte editor i Rjetit Alternativ te Informacionit ne Banja Luka.


Frontline Updates
Support local journalists