Duke U Pergatitur Per Kunderpergjigjen
Kosova tani eshte ne gjendje frike. Cdo gje eshte mbyllur, dhe rregjimi ka ndaluar botimin edhe te gazetes se fundit ne gjuhen Shqipe. Kjo eshte koha per te mbijetuar, dhe Shqiptaret jane duke u perpjekur te gjejne strehe ndaj raprezaljeve te paevitueshme
Duke U Pergatitur Per Kunderpergjigjen
Kosova tani eshte ne gjendje frike. Cdo gje eshte mbyllur, dhe rregjimi ka ndaluar botimin edhe te gazetes se fundit ne gjuhen Shqipe. Kjo eshte koha per te mbijetuar, dhe Shqiptaret jane duke u perpjekur te gjejne strehe ndaj raprezaljeve te paevitueshme
Tani eshte bllokuar krejtesisht diplomacia, NATO ka aprovuar fillimin e bombardimeve, dhe gjerat po perkeqesohen me teper. Cdo gje ne Prishtine eshte e mbyllur, dhe pervec forcave te sigurise, asnje nuk shihet ne rruge. Dyqanet nuk punojne, dhe vetem disa makina qarkullojne. Njerezit jane te frikesuar, dhe familjet po perpiqen te mblidhen se bashku dhe te gjejne nje vend per te qendruar. Ne kemi njoftime per bombardime te renda ne lagjet e jashteme te qytetit, dhe popullsia po leviz nga jashte qytetit drejt qendres se tij, duke besuar se atje eshte me e sigurte.
Pothuajse nuk ka asnje informacion. Gjate dites, disa ekipe gazetaresh u perpoqen te penetronin ne rajonin e Drenices, nje zone e kontrolluar nga Ushtria Clirimtare e Kosoves (UCK), nepermjet disa rrugeve anesore, por ata u kthyen mbrapsht, dhe me sa duket edhe jane qelluar. Zona eshte komplet e bllokuar, dhe askush nuk eshte i sigurte per c`ka po ndodh aty, ose ne qytete te tjera te vogla, si Glogovac dhe Podujevo, ku ka pasur ofensiva nga autoritetet Jugosllave.
Sot eshte dita e fundit e botimit te Koha Ditore, dhe ne gjithashtu do te nderpresim edhe botimin e KD Times ne gjuhen Angleze, dhe ne radio. Autoritetet Jugosllave kane gjobitur Koha Ditore me rreth 25,000$ per publikimin e nje deklarate te udheheqesit te UCK-se, Hashim Thaci, e cila ishte shperndare nga agjensia e lajmeve te Beogradit Beta. Por vete Beta nuk u gjobit. Javen e kaluar, tre gazeta te tjera ne gjuhen Shqipe u gjobiten me te njejten menyre dhe u mbyllen, dhe disa dite me pare Une u rraha jashte zyres sime nga policia dhe nuk mund te ngrihesha nga krevati per dy dite.
Ashtu si gazetat e tjera Shqiptare, ne nuk pranuam te paguanim nje « gjobe » te tille per autoritetet Jugosllave, e cila do te ishte vetem nje kontribut per rregjimin e tyre shtypes. Pra edhe ne se do te kishim para, te cilat ne nuk i kemi, ne nuk do te kishim paguar, bile as edhe nje shume simbolike. Botuesi yne, Veton Surroi, tha sot ne editorialin e tij se te pakten, nepermjet kesaj gjobe, ne konfirmojme qe te pakten ne nje pike jemi dakort me rregjimin: ne perfaqesojme nje kercenim per ta. Te pakten ata e kane kuptuar kete, dhe ne jemi krenar.
Por per te qene te sinqerte, ne kete situate, botimi i Koha Ditore eshte nje luks. Koha e mjeteve te komunikimit me ane te gazetave te perditeshme, ka mbaruar. (Nuk ka asnje media elektronike ne gjuhen Shqipe). Cdo lloj lajmi qe mund te marresh eshte si nje frymemarrje me ajer te paster. Por asnje gazete nuk mund te shperndahet dhe njerezit jane te gjithe ne levizje. Nuk mund te mendohet qe gazeta t`u shperndahet njerezve. Sa i perket edicionit ne gjuhen Angleze, per te cilin une jam redaktor, te gjithe te huajt jane larguar, pra une kam humbur te gjithe lexuesit.
Por gjithsesi, tani eshte ceshtje prioritetesh: se si te ruash veten, dhe se si te gjesh nje vend per t`u mbrojtur gjate diteve te ardheshme. Gazetat mund te gjejne mundesi te tjera per tu publikuar perseri, por per momentin, ne po mendojme per mbijetese, pra per te shpetuar kokat.
Popullsia ne Kosove, vecanerisht ajo ne Prishtine, eshte krejt e pambrojtur prej policise Serbe, ushtareve dhe--akoma me keq--nga forcat paraushtarake. Civile Serbe te armatosur gjithashtu mund te sulmojne popullsine civile Shqiptare. Dje shperthyen bomba ne disa kafene te qytetit. Meqenese kafenete dhe restorantet, ne te cilat njerezit grumbulloheshin, nuk punojne me, keto sulme ndoshta do te drejtohen direkt ndaj shtepive te Shqiptareve, ne Prishtine dhe te gjithe Kosoven.
Per shkak te dendesise se madhe te popullsise, njerezit mund te ndjehen me te sigurte ne Prishtine. Por ne kemi friken e nje sulmi te drejt per drejte ndaj qytetit, dhe ndoshta « masakra » do te ndodhe. Kete rradhe sulmi mund te filloje menjhere pas fillimit te sulmeve ajrore, te cilat jane ceshtje oresh. Luftimet lokale neper fshatra do te detyrojne akoma edhe me shume njerez te drejtohen per ne qytete, dhe prej sulmeve te tjera dhe raprezaljeve me te medha, ndoshta do te mund te shkaktohet me teper dhune neper qytete.
Per momentin, UCK-ja eshte shume e dobet ne krahasim me Ushtrine Jugosllave dhe forcat e sigurimit, te cilat kane numer shume te madh trupash dhe armatime te renda. Llogaritet te jene rreth 40,000 trupa aktive ne terren ne kosove. UCK-ja nuk mund te perballohet me keto trupa, dhe akoma me pak me armatimin e tyre, dhe per momentin po fshihet neper male dhe vende te tjera te pa mundura per tu arritur nga Serbet.
Por ushtria nuk ndjek UCK-ne. Ata vazhdojne te merren me fshatrat, dhe pastrimin etnik. Ata natyrisht qe synojne fshatra te cilat kane qene baza te UCK-se, por kjo eshte kryesisht vetem nje pretekst. Ata ne te vertete po perpiqen te krijojne nje Republika Srpska ne Kosove. Levizjet me te fundit tregojne se ata po perpiqen te pastrojne etnikisht pjesen veriore dhe ate veriperendimore, si edhe mundesisht disa pjese ne Kosoven lindore, dhe ne ate qendrore. Kjo eshte zona me numrin me te madh te minierave dhe me disa qendra te rendesishme kulti per Serbet. Ndoshta qellimi eshte te pastrohen keto zona dhe pastaj te perdoren keto « realitete te reja » si nje mjet per negociata. Ata po perdorin modelin Boshnjak, vetem me ndryshimin se ketu zona eshte me vogel, me popullsi me te dendur, dhe pa nje ushtri te vertete kundershtare. Pra pasojat jane te renda, dhe mundesia per viktima eshte ne fakt edhe me e madhe.
Prishtina mund te vuaje te njejtin fat si Sarajevo dhe mund te ndahet ne dy apo tre zona. Ajo nuk ka nje minoritet Serb aq te madh sa Sarajevo, por qe tani kane filluar te shfaqen barrikadat te cilat po ndajne qytetin ne zona, si psh. Dragodan dhe Kodren e Diellit, nga qendra e qytetit. Keto barrikada, ashtu si edhe ajo ne rrugen per ne lagjen time, ruhen prej rreth 50 vetesh te armatosur secila.
Sulmet ajrore do te dobesojne mbrojtjen Serbe, por Slobodan Miloshevic kurre nuk do te bindet prej tyre per te rene dakort per nje marreveshje. Megjithate sapo te fillojne sulmet ajrore, leshimi i raprezaljeve neper zonat urbane eshte i pashmangshem. Sulmet ajrore jane te nevojeshme, por pa nje perfshirje te forte te trupave tokesore, kriza vetem se do te keqesohet. Dislokimi i trupave te NATO-s ne terren eshte menyra e vetme per te parandaluar nje krize humanitare te permasave te medha. Sido qe te jete ky do te jete nje konflikt intensiv per te dyja palet.
Nderkohe, ne vetem sa mundohemi te shpetojme kokat. Per aresye te profesionit tim, dhe sepse kam qene i ekzpozuar publikisht, Une do te ndryshoj shtepine dhe do te mundohem te strehoem diku tjeter per momentin. Sipas lajmeve, kjo mund te ndodhe per nja dy ore. Une e ndoqa deklaraten e Tony Blair, Kryeministrit Britanik. E kam shume mire parasysh se cfare po ndodh ne Dhomen e Ulet te Parlamentit Britanik. Por ne nuk kemi asnje lajm tjeter. Une nuk kam as edhe idene me te vogel se cfare po ndodh vetem 500 metra larg shtepise time.
Dukagjin Gorani eshte redaktor i KD Times, edicioni ne gjuhen Angleze i Koha Ditore ne Prishtine.