DUKE I MBAJTUR MBROJTESIT NEN KONTROLL

Trupat Mbrojtese te Kosoves perballen me pikpyetje te medha rreth veprimtarise se kaluar dhe te tashme te anetareve te saj.

DUKE I MBAJTUR MBROJTESIT NEN KONTROLL

Trupat Mbrojtese te Kosoves perballen me pikpyetje te medha rreth veprimtarise se kaluar dhe te tashme te anetareve te saj.

Tuesday, 6 September, 2005

Trupat Mbrojtese te Kosoves, trashegimtarja e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, UCK, ka nevoje per nje reformim te menjehereshem, ndersa po shtohen zerat mbi perfshirjen e saj ne veprime kriminale.


Kur kane kaluar kater vjet nga nderhyrja e NATO-s e cila i dha fund sundimit Serb ne Kosove, reputacioni i UCK-se, dhe pasueses se saj, Trupave Mbrojtese te Kosoves, TMK, po vihet perseri ne pikpyetje.


Ngjarjet e koheve te fundit nuk kane kontribuar aspak ne permiresimin e imazhit te TMK. Dy njerez me uniforme te saj dhe duke drejtuar nje mjet me shenja te TMK-se jane arrestuar me 18 Qershor si te dyshuar per rrembimin dhe sulmin ndaj nje Shqiptari te Kosoves nga Kastrioti ne qender te Kosoves me 17 Qershor.


Policia e UNMIK ka konfirmuar per IWPR se ata jane ndaluar si te dyshuar se kane "nderhyre ne nje hetim te policise". Burime nga UNMIK nuk kane pranuar te japin me teper informacion se per cfare hetimi behej fjale.


Ne muajin Maj, komuniteti nderkombetar filloi te flase haptazi per ekzistencen e lidhjeve ndermjet forces se mbrojtjes civile te protektoratit, TMK, dhe grupit militant Shqiptar, Armata Kombetare Shqiptare, AKSH, e cila synon te spastroje Kosoven nga Serbet qe kane mbetur, popullsi e cila llogaritet nga OKB te jete ndermjet 100,000 dhe 130,000 banore. Ne muajin Mars, Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane bashkuar me korrin e kritikave, duke thene se kane pergatitur nje plan per ndryshimin radikal te TMK-se.


Dhe ne muajin Janar, Tahir Zemaj, ish drejtuesi i rivales se dikurshme te UCK-se, Forcat e Armatosura te Republikes se Kosoves, FARK, eshte vrare ne Peje pak pasi kishte njoftuar se kishte nder mend te kandidonte per postin e drejtuesit te TMK-se.


Dhuna e vazhdueshme eshte vendosur ne qender te vemendjes edhe nga dy gjykime teper te rendesishme te cilat kane treguar se sa e thelle ka qene percarja ndermjet komunitetit Shqiptar, gjate dhe pas luftes.


Ne nje hetim special, IWPR ka intervistuar disa nga aktoret me te rendesishem ne strukturat e UCK-se dhe TMK-se ne perpjekje per te kuptuar se ku qendrojne rrenjet e krizes se tanishme.


PAS GJYKIMIT


Me 24 Mars, 2003, ka perfunduar gjykimi per vrasjen e ish komandantit te UCK-se Ekrem Rexha, i quajtur gjithashtu edhe Komandant Drini, ne qytetin e Prizrenit. Gjykata rajonale ka gjetur fajtor Sali Veselin, nje tjeter ish komandant te UCK-se dhe anetar i TMK-se, se "kishte nxitur, planifikuar dhe paguar per" vrasjen e Rexhes. Ai eshte denuar me dhjete vjet burgim. Tre te pandehur te tjere jane gjetur te pafajshem per vrasje por jane denuar per armembajtje pa leje.


Rexha ka vdekur pasi eshte qelluar nga nje makine perpara shtepise se tij ne Prizren ne muajin Maj. Pas luftes, analistet dhe zyrtaret nderkombetare e kane konsideruar ate si nje burim te besuar keshillash per transformimin e UCK-se ne TMK. Prokuroret kane theksuar se ka qene marredhenia e mire e Rexhes me Misionin e Kombeve te Bashkuara ne Kosove, UNMIK, e cila ka cuar ne vrasjen e tij.


Gjate dy vjeteve te fundit, 27 ish oficere dhe komandante te larte te UCK-se jane akuzuar per vrasje dhe krime te tjera nga Forcat Mbrojtese te NATO-s, KFOR-it, dhe policia e OKB-se. Sipas komandantit te pergjitheshem te TMK-se, Gjeneral Agim Ceku, njembedhjete jane liruar per mungese provash.


Per pavaresisht prej akuzave ndaj anetareve te saj, TMK, si pasuese e UCK-se, ka kundershtuar disa prej ketyre akuzave ne parim, sic eshte bere e qarte ne nje deklarim te shtabit te pergjitheshem te saj ne pergjigje te arrestimit te Veselit ne muajin Mars: "Ne nuk jemi kunder asnje hetimi ndaj anetareve tane per shkak se ne respektojme rendin dhe ligjin. Por ne jemi shprehur kunder akuzave ndaj njerezve tane per krime lufte per shkak se ato jane te papranueshme. Ne mendojme se keto akuza bejne nje krahasim te gabuar ndermjet krimeve te kryera nga policia dhe ushtria Serbe ne Kosove dhe luftes se drejte te bere nga UCK".


DESHMITARE APO BASHKEPUNETORE?


Pikpamja se ish anetaret e UCK-se nuk mund te jene fajtore per krime lufte sepse ata kane bere nje lufte te drejte eshte vetem nje aresye pse shume deshmitare nuk jane te gatshem te deshmojne. Prokurorja e Pergjitheshme ne Gjykaten Nderkombetare per Krime Lufte ne ish Jugosllavi, ICTY, Carla Del Ponte ka pranuar se hetuesit e saj te cilet veprojne ne tre zona te ndryshme te Kosoves e kane pasur veshtire te gjejne deshmitare te gatshem per te dhene deshmi te cilat mund te ndihmojne ne ngritjen e akuzave ndaj ish luftetareve.


Mungesa e mbeshtetjes aktive te shqiptareve eshte nje faktor. Kercenimi eshte nje tjeter. Per kete aresye, kane filluar diskutimet me qeverite e huaja per te nisur nje program per mbrojtjen e deshmitareve.


"Ne disa raste per te cilat ne po hetojme, deshmitaret jane kercenuar," ka thene Michael Hartmann nga zyra e prokurorise se ICTY. "Natyrisht qe nuk mund tu kerkosh deshmitareve te flasin publikisht pa u dhene nje mbrojtje te duhur," ka shtuar ai.


Por shume mbeten skeptik per mundesine qe ndonje program i tille te funksionoje pa ndihmen e qeverive te huaja. Barry Fletcher, zevendes shef per informimin ne policine e UNMIK ka thene per IWPR ne muajin Prill se UNMIK nuk mund te beje me teper se kaq.


"Ne kemi nje sistem per mbrojtjen e deshmitareve, ne kuptimin qe ne mund te ofrojme roje trupi. Por ne nuk mund te ofrojme mbrojtje efektive per ata te cilet kane qene anetare te grupimeve apo organizatave te akuzuara".


Per UNMIK prioritet perben mundesia e largimit te deshmitareve nga Kosova dhe strehimi i tyre ne vende te tjera.


"Ne nuk mund ti ndryshojme vend qendrimin dhe ata kane nevoje te largohen nga Kosova, mundesisht ne vende te cilat nuk kane nje komunitet shqiptar, per kete arsye Gjermania, Zvicra apo pjesa Veri Perendimore e SHBA nuk jane te pershtatshme. Kjo eshte ceshtja numer nje per ne," ka thene Fletcher.


Rreziku i dhenies se deshmive, apo edhe identifikimi si nje deshmitar i mundeshem, ka qene teper i dukshem ne rastin e Gjeneral Majorit Rustem Mustafa. Mustafa, i cili njihet me teper me emrin e tij te luftes "Remi", eshte nje prej kater njerezve te akuzuar per arrestimin e paligjshem dhe burgosjen, trajtimin cnjerezor, torturimin dhe vrasjen e disa njerezve ne disa kampe burgimi te ngritura nga UCK ne Bradash, Bajgore, Llapashtice, Majac, Kolec dhe Zlash.


Hetimet fillestare, kane perfunduar ne Nentor te vitit 2002, kane treguar se Remi ka pasur autoritetin per te urdheruar arrestimin, burgosjen dhe vrasjen e te ndaluarve civile, kryesisht civile Shqiptare te dyshuar si bashkepunetore te regjimit Serb.


Fehmi Potera eshte nje prej njerezve te ndaluar ilegalisht nga Remi i cili eshte ende i gjalle. Ai eshte permendur ne akuzen ndaj Remit, dhe emri i tij eshte publikuar ne media si nje deshmitar i mundeshem. Menjehere pas kesaj, nje person i panjohur e ka plagosur ate perpara shtepise se tij ne qytetin verior te Kosoves ne Podujeve. Ai tani nuk pranon te flase duke thene se "Une as nuk e njoh komandant Remin".


PO EKZEKUTOHEN BASHKEPUNETORET APO PO HIQEN QAFE RIVALET?


Nje tjeter rast i bujshem ka hedhur drite mbi armiqesite ndermjet kampeve rivale te shqiptareve.


Ne Nentor te vitit 2002, nje trup gjykues nderkombetar ne Prishtine ka denuar Gjeneral Daut Haradinaj dhe kater ish anetare te tjere te UCK-se te njohur si grupi i Dukagjinit, me akuza se kane torturuar dhe vrare kater njerez ne Qershor 1999, ne perfundim te luftes se Kosoves. Trupi gjykues ka denuar Idriz Balaj me 15 vjet burgim, Daut Haradinaj dhe Bekim Zekaj me pese vjet dhe Ahmet Elshani dhe Ramush Ahmeti me tre vjet burgim.


Kater viktimat e tyre, Bashkim Balaj, Rexhe Osaj, Sinan Musaj dhe Rame Idrizaj, kane qene anetare te Forcave te Armatosura te Republikes se Kosoves, FARK. Kjo force e armatosur eshte krijuar para luftes nga qeveria e Kosoves ne megrim e drejtuar nga presidenti i tanishem Ibrahim Rugova dhe partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosoves, LDK. Kater oficere te UCK-se i kane kapur ata pasi ishin kthyer nga nje kamp stervitor ne Shqiperi.


Nje anetar i peste i FARK-ut, Vesel Muriqi, ka arritur te shpetoje dhe ka dhene deshmi te rendesishme ne gjykimin, e drejtuar nga UNMIK, ne nentor te vitit 2002. Por luftetaret e UCK-se akuzohen per vrasjen e jo vetem te rivaleve ne FARK por edhe te shqiptareve te tjere te cilet mendohet se kane bashkepunuar me serbet dhe nje prej komandanteve te tyre.


Nje tjeter deshmitar i rendesishem i prokurorise ne gjykim ka qene Ilir Selimaj, nje ish luftetar i UCK-se dhe anetar i njesise se Dukagjinit te drejtuar nga Daut Haradinaj. Selimaj ka pranuar se ka qene prezent gjate kryerjes se krimeve, por eshte liruar ne shkembim te pranimit te tij per te deshmuar. Me 14 Prill, ai eshte qelluar per vdekje ne nje prite ne fshatin Nabergjan, prane Pejes ne Kosoven perendimore. UNMIK ka thene se ai nuk kishte pranuar mbrojtjen e tyre sepse ajo "mund ta pengonte ate ne biznesin e tij".


Vrasja e Selimajt perben nje tjeter paralajmerim ndaj ish luftetareve te cilet mund te mendojne te deshmojne ne ndonje gjykim tjeter per krime lufte, duke demtuar keshtu perpjekjet e UNMIK per te ndertuar nje sistem efektiv drejtesie ne protektorat. Vete gjyqi ka shkaktuar nje vale protestash popullore ne Kosove, ku ish anetaret e UCK-se konsiderohen ende si heronj te luftes dhe clirimtare.


RIVALITETI NDERMJET UCK-SE DHE FARK-UT


Rrenjet e rivalitetit ndermjet UCK-se dhe FARK-ut datojne qe perpara fillimit te luftes.


Ne Mars te vitit 1998, forcat e sigurimit te Serbise vrane 45 anetare te familjes Jashari ne shtepine e familjes se tyre ne Drenice, te Kosoves. Masakra, ku jane vrare edhe disa femije dhe nje grua me barre, ka shenuar nje pike kthese ne konfliktin qe kishte filluar te ziente. Nje brez i ri kosovaresh dhe shqiptaresh nga diaspora kishin filluar pergatitjet per nisjen e nje lufte te armatosur.


Ata te cilet dolen ne mal per tu hakmarre ndaj forcave Serbe, gjeten nje force te re ushtarake: UCK. FARK nuk ishte shume ne dukje - ndersa pjesa me e madhe e oficereve te tij ishin ne Tirane. Vullnetaret e armatosur u vune nen urdherat e komandanteve te Levizjes Popullore te Kosoves, LPK, e cila me pas u shnderrua ne UCK.


Ne pergjithesi mendohet se LPK arriti te siguroje nje pozicion me te forte se grupimet e tjera rivale te shqiptareve, pjeserisht, per shkak se komuniteti nderkombetar i konsideroi me me seriozitet ata se grupet e tjera. "Nga disa grupime te ndryshme luftetaresh te cilat vepronin ne Kosove, LPK ka qene grupimi te cilin ne e konsideronim si me seriozin," kujton nje diplomat perendimor per IWPR.


Gjate intervistave me IWPR, Xhavit Haliti, nje ish komandant i LPK-se i cili konsiderohet nga shume si figura me e rendesishme pas ngritjes dhe forcimit te UCK-se, ka thene se komuniteti nderkombetar ka pasur te drejte qe konsideronte me seriozisht LPK-ne. "Ne ishim te pergatitur per nje lufte guerrilase e cila mund te zgjaste deri 20 vjet".


Pergjigja ndaj masakres se familjes Jashari ka qene nje faktor vendimtar i cili ka percaktuar se kush do te drejtonte luften ndaj forcave Serbe. Kjo ngjarje gjithashtu perben edhe kulmin e ndarjeve ne rradhet e Shqiptareve, te cilat kane vazhduar edhe pasi bombardimet e NATO-s cuan ne clirimin e provinces.


KALIMI NGA REZISTENCA PASIVE NE ATE AKTIVE


Ne kohen e vrasjeve te familjes Jashari, kosovaret kishin nje qeveri ne megrim qe prej pothuajse nje dekade. Ndersa kosovaret ishin perjashtuar krejtesisht nga institucionet shteterore prej regjimit te Millosheviqit, qeveria ne mergim kishte mbledhur fonde nga dispora Shqiptare per te mbeshtetur sistemet paralele te shendetesise dhe arsimit ne province.


E drejtuar nga Lidhja Demokratike e Kosoves, LDK, e Ibrahim Rugoves dhe kryeministri i saj ne mergim, Bujar Bukoshi, qeveria ka promovuar vazhdimisht nje politike te qendreses pasive ne Kosove, edhe ne vitet kur shperthyen konfliktet e armatosura ne Kroaci dhe me pas ne Bosnje.


Shqiptaret e Kosoves jane zhgenjyer tej mase ne vitin 1995, kur marreveshja e paqes ne Dejton, e cila i dha fund luftes ne Bosnje, nuk ofroi asnje zgjidhje per statusin e ardhshem te Kosoves. Te ndjere si te paperkrahur nga komuniteti nderkombetar dhe te perballur me nje te ardhme ne gjirin e Serbise se Millosheviqit, shume shqiptare filluan te kerkonin ndermarrjen e veprimeve direkte per largimin e serbeve nga provinca.


Qeveria e LDK-se ne mergim filloi te regjistronte ish oficere Shqiptare etnik te ushtrise Jugosllave dhe krijoi FARK-un, qe u krijua me qellimin per te nisur nje lufte guerrile ndaj objektivave serbe ne Kosove. Por mungesa e vendosshmerise ne lidhje me momentin e duhur per te goditur beri qe pak prej sulmeve te planifikuara ne leter te kryheshin vertete, dhe ne fakt FARK mbeti pergjithesisht nje force jo efektive.


Te pakenaqur nga mungesa e veprimeve te FARK, nje numer nacionalistesh nga LPK - e cila u shnderrua me pas ne UCK - dhe Levizja Kombetare per Clirimin e Kosoves, LKCK, filluan te mblidhnin fonde ne nje llogari te vecante te quajtur Vendlindja Therret. Ndersa FARK vazhdonte te priste urdherat nga qeveria ne mergim, aktivitet e LPK filluan mobilizimin e luftetareve brenda Kosoves duke kryer edhe veprimet e para ushtarake ne terren.


LPK filloi te forcohej pas kryerjes se sulmeve te para ndaj zonave te kontrolluara nga policia serbe. Ne te njejten kohe, FARK filloi te behej gjithnje e me pak prezent dhe me pak i rendesishem. Per me teper, luftetaret e rinj nuk pranonin as autoritetin e qeverise ne mergim, e cila nepermjet Bukoshit, po perpiqej te vendoste Rugoven si komandant te pergjitheshem te te gjitha forcave Shqiptare te cilat luftonin ne terren.


I tronditur nga pakesimi i influences se qeverise se tij ne terren, Bujar Bukoshi organizoi nje takim me disa perfaqesues te LPK-se ne pranveren e vitit 1997 ne Stamboll. Takimi kishte si synim percaktimin e nje strategjie te perbashket per veprimet ne te ardhmen.


"Ne rradhe te pare, une mendoj se Bujar Bukoshi e thirri takimin ne momentin e gabuar ne vendin e gabuar," ka thene Haliti, i cili nuk ka pranuar te merrte pjese ne ate takim.


Bukoshi nuk ka dashur te organizonte takimin ne Tirane per shkak te zerave se ai ishte i perfshire ne trazirat civile te cilat kishin shperthyer ne Shqiperi pas renies se skemave piramidale te kursimit ne vitin 1997.


"Ne mund te ishim takuar ne Tirane apo kudo tjeter ne Shqiperi pa asnje problem, ne vend te hoteleve luksoze te Stambollit," ka shtuar Haliti.


"Ne rradhe te dyte, ne nuk u ftuam ne rolin tone si shtabi i pergjitheshem i UCK-se apo LPK-se. Askush nuk e kuptonte se perse duhet te shkonim ne Stamboll kur pozicioni yne ishte i qarte, te bashkoheshim kunder armikut te perbashket. Bukoshi me sa duket ka qene me teper i shqetesuar te vendoste nen kontroll UCK-ne".


Nga ana e tij, Bukoshi thote se delegacioni i LPK/UCK ka pasur fajin per percarjen e Shqiptareve.


"Per fat te keq ata te cilet erdhen ne Stamboll nuk deshironin te punonim se bashku, megjithese me fjale ngrinin lart rendesine e bashkepunimit. Ne kishim shpresuar se dy oficere te larte te UCK-se, do te perpiqeshin te tejkalonin mosmarreveshjet, por ata erdhen vetem per te dhene mesazhin e drejtuesve te tyre," ka thene Bukoshi per IWPR.


"Njeri prej tyre ka qene me teper konstruktiv ndersa kolegu i tij shkoi ne tualet, por me pas u rikthye ne te njejtat pozicione kur u kthye shoku i tij ne dhome. U duk se nuk do te arrinim asgje".


Halimi insiston se ka pasur disa perpjekje per bashkepunim, perfshire edhe nje te tille me ndermjetesine e qeverise se Shqiperise, por te gjitha keto kane deshtuar per shkak se synimi kryesor i Bukoshit ishte vendosja e UCK-se nen kontrollin e qeverise ne mergim.


"Une kam thene vazhdimisht se ne duhet te bashkepunonim. Nje here, kam pritur per dy dite qe Bukoshi te vinte dhe te takoheshim ne Tirane, por ai nuk erdhi," thote Haliti.


Bukoshi insiston se forcat e tij te FARK kane qene po aq te efekteshme sa edhe UCK ne terren ne ato kohe. Ai ende e akuzon UCK-ne se nuk ka pranuar bashkepunimin me qellim qe te vendoste dominimin e saj.


"Ata silleshin sikur vetem ata po luftonin kunder Serbeve," eshte shprehur ai.


Lufta ndermjet dy forcave eshte shtuar edhe nga ideja se cilido qe arrinte te siguronte dominimin e tij gjate luftes do te kishte me teper influence ne paqe. Disa muaj pas masakres se familjes Jashari, nje operacion ne te cilin forcat ushtarake te te dyja paleve po bashkepunonin ne terren i vuri vulen perfundimtare ndarjes midis tyre.


Ne veren e vitit 1998, te dyja forcat ushtarake te Shqiptareve ishin vendosur ne Decan ne Kosoven perendimore, pas sulmeve sistematike ndaj fshatrave Kosovare nga forcat Serbe te cilat kishin detyruar disa dhjetra mijera Shqiptare te mblidheshin ne ate zone.


Ramush Haradinaj, vellai i Daut Haradinaj - i cili se fundi eshte burgosur ne Prishtine per rolin e tij ne vrasjet e kryera nga njesia e Dukagjinit - ka thene per IWPR se pothuajse 10,000 njerez te armatosur te UCK-se vepronin nen urdherat e tij ne ate kohe.


Por pas nje perplasjeje dhe mosmarreveshjeje ndermjet drejtuesve te FARK-ut dhe UCK-se ne terren ne lidhje me kerkesat e serbeve qe shqiptaret te dorezonin armet, shume nga trupat e Haradinajt filluan te largoheshin.


"Shume nga njerezit tane filluan te largoheshin dhe une kam mbetur vetem me disa qindra luftetare," ka thene ai me pas per IWPR.


Luftetaret te cilet jane larguar kane thene se ata kane vepruar ne kete menyre per te mos lejuar qe serbet te sulmonin rreth 50,000 civile ne zonen e Decanit te cilet ne ate moment ishin te rrethuar.


Tahir Zemaj, drejtuesi i FARK-ut, ka kujtuar ne biografine e tij se marredheniet ishin acaruar aq shume saqe Hashim Thaci, ne ate kohe drejtues i drejtorise politike dhe praktikisht drejtues i UCK-se, i kishte thene atij: "Ke 10 dite kohe per tu larguar nga Kosova, ose njerezit e mi do te luftojne kunder jush sikur te ishin Serbe".


Zemaj eshte detyruar te largohet se bashku me njerezit e tij, per tu kthyer ne Kosove vetem ne vitin 2001, pothuajse dy vjet pas perfundimit te luftes. Ai eshte vrare ne janar 2003 nga njerez ende te panjohur.


NGA ALEATE TE NATO-s NE SHKAKTARE RREMUJASH


Ne momentin e perfundimit te luftes ne Kosove, mendohet se UCK numeronte rreth 15,000 ushtare ne protektorat. Ndersa bombardimet e NATO-s vazhdonin ende, ne Tirane, Hashim Thaci, kishte nisur krijimin e nje qeverie te perkoheshme per Kosoven. Me 12 Qershor 1999, trupat tokesore te NATO-s hyne ne Kosove. UCK fitoi nje reputacion dhe respekt nderkombetar si aleate e NATO-s dhe ne fund te fundit si fitimtare e perbashket e luftes.


Por ndersa ngjarjet zhvilloheshin me shpejtesi, Ibrahim Rugova dhe Lidhja e tij Demokratike e Kosoves, LDK, jane treguar te ngadalte ne kthimin ne Kosove. Mungesa e tyre i hapi rrugen qeverise se perkoheshme te UCK-se te merrte ne dore drejtimin e ceshtjeve te perditeshme te provinces. Thaci u shnderrua ne nje lider politik, duke lene pozicionin e komandantit ushtarak ne duart e Agim Cekut, i cili u be komandanti i pergjitheshem i UCK-se. Pjesa tjeter e Kosoves u nda ndermjet komandanteve rajonale te UCK-se: Rustem Mustafa ne rajonin e Llapit; Ramush Haradinaj ne Dukagjin; Sami Lushtaku ne Drenice; Gezim Ostreni ne Pashtrik; Shukri Buja ne rajonin e Karadakut, dhe Rrahman Rama ne ate te Shales.


Pas kthimit te saj, LDK krijoi nje qeveri te perkoheshme ne province, e cila vepronte ne kundershtim me administraten e UCK-se.


U deshen me teper se tre muaj perpara se komuniteti nderkombetar te vendoste autoritetin e tij ne Kosove. KFOR dhe UNMIK nuk kishin strukturat e nevojeshme dhe personelin per te kryer arrestime te menjehereshme apo per te vendosur rendin dhe ligjin. Oficeret e sapo mberritur te policise nderkombetare, ishin te pafuqishem perballe krimit te organizuar. Per me teper, UCK nuk ishte demilitarizuar ende.


Gjate kesaj periudhe menjehere pas perfundimit te luftes, UCK ka forcuar pozitat e saj ne te gjithe Kosoven, duke u shnderruar ne nje aktor te rendesishem ne krijimin e administrates se re civile.


Demilitarizimi i saj filloi me 20 Shtator, 1999, kur ish administratori i atehershem i OKB-se per Kosoven, Bernard Kouchner, nenshkroi nje rregullore e cila krijonte Trupat Mbrojtese te Kosoves, TMK, nga njesite e shperbera te UCK-se.


Dhe ne Dhjetor 1999, Rugova dhe Thaci kane pranuar te dy te shkrijne qeverite e tyre te perkoheshme rivale. Ne shkembim te ketij vendimi, UNMIK premtoi te emeronte anetaret e LDK-se se Rugoves dhe Partise Demokratike te Kosoves, PDK, te drejtuar nga Thaci, ne postet e drejtuesve te departamenteve ne administraten e perkoheshme te drejtuar nga UNMIK. Marreveshja mbi keshillin eshte arritur me ne fund ne shkurt te vitit 2000, pas disa jave negociatash te lodheshme.


PJESE E NJE LOJE ME TE MADHE?


Me synime shpesh te ndryshme dhe te kunderta, a e kane konsideruar disa luftetare shqiptare clirimin e Kosoves si hapin e pare drejt krijimit te nje Shqiperie te madhe, ku te bashkohen te gjitha zonat e banuara nga Shqiptaret etnike ne Ballkan?


Natyrisht, partia e vjeter e diasporas dhe vellai politik i UCK-se, LPK, nuk e ka kufizuar synimin e saj fillestar vetem me clirimin e Kosoves.


Haliti ka konfirmuar per IWPR se synimet e LPK-se "Si e vetmja organizate serioze qe ka luftuar per clirimin e memedheut, LPK, ka pasur si synim clirimin e te gjitha territoreve shqiptare ne Jugosllavi dhe bashkimin e tyre ne nje republike te vetme".


Megjithate, ai thote se keto synime jane lene me nje ane qekur LPK filloi te mblidhte fonde per krijimin e nje force ushtarake ne fillimin e viteve 1990.


"Pas shperberjes se federates Jugosllave, ne kemi rivleresuar platformen tone dhe kemi hequr dore nga synimet tona te mepareshme me qellim qe te ishim sa me prane realiteve te reja. Disa nga anetaret e kesaj levizjeve nuk kane qene dakort, dhe kane dhene doreheqjen," ka thene ai.


Pavaresisht se cilat kane qene synimet, ajo qe eshte e vertete eshte se UCK ka qene nje force nder shqiptare ne rradhet e se ciles benin pjese shume luftetare nga Maqedonia dhe Serbia e jugut, si edhe shqiptare nga jashte Kosoves.


Por ndersa UCK gjate luftes ka pranuar te gjithe shqiptaret e gatshem per te luftuar, kjo nuk ishte meduar si nje bashkim i shqiptareve edhe gjate kohes se paqes. Pas perfundimit te luftimeve, drejtuesit e UCK-se kane vendosur se ushtaret te cilet nuk mund te provonin se kishin lidhje familjare ne Kosove duhet te largoheshin nga protektorati.


Ramush Haradinaj ka thene per IWPR se "Shume prej tyre u kthyen atje ku kishin jetuar me pare ne Europe apo ne vendlindjet e tyre ne Shqiperi dhe Maqedoni".


Megjithate, jo te gjithe jane larguar. Luftetaret te cilet u demobilizuan dhe u anetaresohen ne TMK kane perfshire edhe shume shqiptare nga jashte Kosoves, dhe me i njohuri prej tyre ish shefi i shtabit, Gezim Ostreni, nje ish oficer i larte i UCK-se dhe Shqiptar nga Maqedonia.


Me enderren e nje Shqiperie te madhe e cila u shkaterrua nga forcat paqeruajtese ne Kosove, disa anetare te komunitetit shqiptar vazhduan te ishin te vendosur per te luftuar ne trojet e tjera shqiptare ne Ballkan.


Dhe nuk zgjati shume perpara se te shperthente konflikti i rradhes.


KONFLIKTI ZGJEROHET


Ushtria etnike Shqiptare e Clirimit te Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit, UCPMB, eshte krijuar ne Janar te vitit 2000 dhe ka vepruar ne zonen e demilitarizuar te quajtur Zona e Sigurise ndermjet Kosoves dhe Serbise.


Ndermjet Marsit dhe Majit te vitit 2001, NATO gradualisht lejoi hyrjen e forcave Serbe per te rimarre pozicionet ne zonen e mesiperme ne nje perpjekje per ta siguruar kete zone dhe per te siguruar popullsine lokale Serbe. Ne Maj te vitit 2001, i derguari i qeverise Serbe Nobojsha Coviq ka paraqitur nje plan per ti dhene fund diskriminimit te rreth 70,000 shqiptareve etnike te cilet jetojne ne kete zone, nepermjet nje sere masash per rindertimin e besimit.


Ne shkembim UCPMB dorezoi sasi te konsiderueshme armesh, u shperbe dhe u terhoq nga lugina e Presheves. Shperthime sporadike te dhunes kane vazhduar ne kete zone, por ne zgjedhjet lokale te vitit te kaluar shqiptaret kane fituar ne menyre paqesore tre bashki ne lugine.


Ndersa per Presheven u gjet nje zgjidhje e shpejte nga komuniteti lokal dhe ai nderkombetar, problemi i vendosjes se nje demokracie vertete shume etnike ne Kosove dhe Serbine e Jugut vazhdon te mbetet przsent.


Ne pranveren e vitit 2001, konflikti etnik filloi ne Maqedoni. Dhe ketu nacionalistet shqiptare te linjes se ashper, te radikalizuar nga disa vjet lufte dhe konflikte, dolen perseri ne skene.


Ne nje goditje te qarte ndaj perpjekjeve te komunitetit nderkombetar per te moderuar dhe civilizuar UCK ne forcen e mbrojtjes civile TMK, ish shefi i shtabit te atehershem te TMK-se Gezim Ostreni u rishfaq ne fillim te vitit 2001 ne Maqedoni si shef i shtafit te forces luftarake te Shqiptareve te atjeshem, Ushtria Clirimtare Kombetare, UCK.


Komandanti i Pergjitheshem i TMK-se, Gjeneral Agim Ceku, e pezulloi dhe me pas e shkarkoi Ostrenin.


"TMK mbeshtet sovranitetin dhe integritetin territorial te Maqedonise, por gjithashtu mendon se Shqiptaret etnik duhet te gezojne te drejta te barabarta atje," ka thene ai ne mars te vitit 2001.


Cdo anetar i TMK-se i cili do te zbulohet se lufton ne Maqedoni apo ne Luginen e Presheves do te shkarkohet, ka shtuar ai. Ne nje tjeter rast, ish komandanti i zones 6 te TMK-se, Shukri Buja, eshte shkarkuar pas akuzave se ai kishte ndihmuar ne dergimin kontrabande te armeve ne Serbine e jugut.


I pyetur nga IWPR ne vitin 2001 mbi lidhjet ndermjet luftimeve ne Maqedoni dhe TMK-se, Gjeneral Majori Andrew Cumming, koordinatori i UNMIK per TMK-ne, ka thene se Maqedonia eshte jashte sferes se pergjegjesise se TMK-se por ka pranuar se anetare te TMK-se nuk mund te vendosen nen kontroll 24 ore, keshtu qe eshte veshtire te ndalen disa prej tyre te bashkohen ne konfliktin ne republiken fqinje.


"Ne perfundim te dites se tyre te punes ata jane te lire te heqin uniformat e tyre dhe te vazhdojne jeten private," ka thene ai. "Por ata nuk mund te shprehin pikpamje politike ne menyren qe e bejne civilet e rregullt. Ne presim qe UNMIK/KFOR dhe TMK te respektojne njeri tjetrin, dhe TMK duhet te jete e gateshme te permbushe detyren e saj kryesore per t'ju pergjigjur emergjencave civile".


Cumming ka pranuar se TMK nuk pelqehet nga te gjithe.


"Ka disa vende, kryesisht Europiane, te cilat kane nje mendim te ndryshem jo vetem mbi TMK por edhe per ceshtje te tjera," ka thene ai, duke shtuar se SHBA dhe Britania e Madhe mbeten mbeshtetesit me te forte te TMK-se.


Por ndersa SHBA dhe Britania e Madhe i japin nje mbeshtetje te gjere TMK-se, kjo nuk i ka ndaluar ato te jene kritike ndaj lidhjeve te mundeshme te saj. Me 1 Korrik, 2001, Presidenti Amerikan George Bush ka nenshkruar nje urdher ekzekutiv i cili ndalon 24 Shqiptare te Kosoves te dyshuar se kane luftuar ne Presheve dhe Maqedoni, te hyjne ne SHBA apo te merrem me tregti atje. Kater ish gjenerale te TMK-se kane qene ne kete liste.


Dy prej tyre, Daut Haradinaj dhe Rustem Mustafa ndodhen tani ne burg. I treti ka qene Sami Lushtaku, gjeneral i Zones Operative te Drenices per TMK-ne. i katri ka qene Gezim Ostreni, ish komandant i UCK-se ne Pashtrik dhe tani nje anetar i parlamentit te Maqedonise.


Megjithese Ostreni me pas eshte hequr nga lista e SHBA, per aresye te cilat nuk jane bere publike, dy anetare te tjere te njohur te TMK-se jane shtuar ne liste: Ramiz Lladrovci, zevendes komandant i forces se nderhyrjes se shpejte te TMK-se dhe ish minister i rendit publik i Kosoves, dhe anetari i TMK-se Rexhep Selimi. Pasi ka marre vesh se ishte ne listen e ndryshuar te SHBA, Lladrovci ka dhene doreheqjen nga TMK.


A DUHET TE REFORMOHET TMK?


Kosova mund te jete duke shkuar drejt nje fare zgjidhjeje te ceshtjes se saj territoriale. Ne takimin e BE per Ballkanin ne Selanik me 21 dhe 22 Qershor, qeveria e Beogradit ka habitur delegatet duke njoftuar se ajo ishte e gateshme te fillonte bisedimet ne lidhje me te ardhmen e protektoratit.


Eshte ende e paqarte se cfare mund te thone keto bisedime, por ka mundesi qe perpara se pakicat etnike, dhe vecanerisht serbet, te ndjehen me te sigurte dhe te perkrahin ndonje ndryshim ne statusin e protektoratit, te kerkojne nje fare reforme ne gjirin e TMK-se.


Nga ana e saj, TMK po ben sa ka mundei te perfshije anetare te pakicave, vecanerisht ato serbe ne rradhet e saj (pavaresisht thirrjeve te qeverise Serbe ndaj serbeve te Kosoves qe ata te mos anetaresohen ne kete force), dhe TMK ka arritur deri me tani te rekrutoje ne rradhet e saj nje numer te mire - rreth 200 Serbe, Boshnjake, Turq, Rome dhe te tjere.


Ndersa presidenti i komisionit te BE ka njoftuar plane ne Selanik per shtimin e ndihmes per zhvillim ndaj Ballkanit per te ndihmuar "ne perfundimin e bashkimit te Europes", disa organizma me influence ne SHBA po dikutojne ne te njejten kohe se si te zgjidhin ceshtjen e Kosoves.


Nje raport special i paraqitur ne shkurt 2003 nga nje organizem me influence si Instituti Amerikan per Paqen ka theksuar se reforma ne TMK eshte esenciale per nje zgjidhje perfundimtare te statusit te Kosoves.


Raporti jep nje pamje jo shume te mire per ata te cilet jane ne krye te TMK-se. "Profesionalizmi ne rradhet e TMK eshte ne nivel te ulet; kriminele dhe ekstremiste vazhdojne te jene ne rradhet e saj; dhe kerkohet vendosja e ketij formacioni nen nje kontroll te forte civil, ndoshta nga autoritetet e zgjedhura te Kosoves," thuhej ne raport. Sipas planeve te paraqitura nga Instituti, te gjithe elementet kriminale duhet te spastrohen, dhe organizmi te vendoset nen drejtimin e Keshillit te Larte te Mbrojtjes dhe presidentit te Kosoves.


Por pavaresisht se cfare mendon Uashingtoni, TMK vleresohet larte nga Shqiptaret e Kosoves. Nje raport i botuar se fundi nga Riinvest, nje OJQ Kosovare e cila merret me anketimin e opinionit publik per Programin per Zhvillim te OKB-se, PNUD, ka treguar se 80 perqind e Kosovareve e admirojne TMK-ne.


Por te tjere pranojne se TMK ka nje reputacion jo te mire, i cili sipas tyre, eshte demtuar qe ne lindjen e saj.


Haliti, i cili ka marre pjese ne bisedimet per te transformuar UCK-ne ne TMK, ka thene per IWPR se tani ai ka dyshime mbi zgjedhjet qe ka bere ne ate kohe.


"Une kam filluar bisedimet, por ato u mbajten nen presion, dhe koleget e mi dhe une nuk jemi te kenaqur me rezultatet. Ne na u paraqiten dy mundesi, dhe une jam i bindur se zgjedhja qe ne nuk e pranuam ishte me e mire se ajo qe pranuam".


Drejtuesit e UCK-se kane pasur mundesine te mbanin armet, por me kusht qe ata te mbeteshin ne kazerma nen kontrollin civil, ka thene ai. Perkundrazi, ata vendosen te dorezonin armet dhe te shnderroheshin ne TMK.


"Nese do te kishim pranuar te vendosnim UCK-ne nen kontroll civil, atehere per shkeljen e ligjeve do te ishin fajesuar vetem ata te cilet kane kryer krime dhe nuk do te fajesohej e gjithe UCK e cila ka cliruar Kosoven," ka thene ai, "por tani eshte teper vone per nje gje te tille".


Por pavaresisht se cila do te jete e ardhmja e Kosoves dhe TMK-se, nje gje eshte e qarte. Nje perballje e ndershme me te kaluaren, dhe rolin e luajtur nga UCK, do te duhet te behet perpara se te mund te vendoset nje paqe e qendrueshme.


Naser Miftari eshte redaktor i se perditeshmes Koha Ditore ne Prishtine. David


Quin eshte ndihmes redaktor per projektet investigative ne IWPR ne Londer.


Frontline Updates
Support local journalists