DUKE EKSPLORUAR BALLKANIN

Investigimet e BCR, shembuj të të cilave janë përmbledhur më poshtë, kanë shkaktuar shumë debat rreth disa nga problemet dhe cështjet më shqetësuese në rajon (BCR No 500, 28-May-04)

DUKE EKSPLORUAR BALLKANIN

Investigimet e BCR, shembuj të të cilave janë përmbledhur më poshtë, kanë shkaktuar shumë debat rreth disa nga problemet dhe cështjet më shqetësuese në rajon (BCR No 500, 28-May-04)

Monday, 21 February, 2005
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting


Bashkëpunëtorë të IWPR në tetë vende të ballkanit kanë studjuar se si trafikantët kalojnë ngarkesën e tyre njerëzore nga Rumania, në jug nëpër Bullgari dhe Greqi, kalojnë nëpër Shqipëri dhe më pas drejt veriut në territorin e ish Jugosllavisë. Shpesh duke u fshehur në situata të vështira, gazetarët tanë kanë vizituar klube, hotele dhe shtëpi publike duke folur me trafikantë, tutorë dhe vetë vajzat, në një përpjekje për të krijuar një pamje të qartë të mënyrës se si bandat kriminale kryejnë aktivitetin e tyre kriminal në rajon. Ky investigim ka pasur një impakt të madh në ballkan, është ribotuar gjerësisht, dhe ka cuar në organizimin e katër tryezave të rrumbullakta për këtë cështje.


TË ARRESTUARIT FLASIN PËR TORTURA



Pas vrasjes së kryeministrit serb Zoran Gjingjiq në mars 2003, autoritetet kanë njoftuar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonëshme dhe kanë ndaluar rreth 10,000 njerëz të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar. Megjithatë, IWPR ka zbuluar se shumë prej tyre janë ankuar se ata janë torturuar gjatë periudhës së ndalimit. Keqtrajtimi thuhet se ka përfshirë rrahje, mbytje dhe goditje elektrike, dhe disa kanë thënë se janë cuar deri në prag të vetëvrasjes. IWPR ka hedhur një shikim mbi pushtetin e policisë dhe gjykatave, dhe ka ngritur pyetjen nëse vëzhguesit ndërkombëtarë janë lejuar të bëjnë si duhet detyrën e tyre. Ky raport është ribotuar gjerësisht në Serbi dhe ka bërë që Amnesty International të nisë një hetim për këtë cështje.


LIRI NË MESNATË – PLAGA E TRAFIKUT NJERËZOR



Historia e Dianës, një vajze të re, të brishtë, rumune, e cila është shitur për prostitucion, përdhunuar, rradhur dhe mbajtur e lidhur në një kafaz për qen, ka pushtuar faqet e para të gazetave në rajon dhe më tej. Investigimi i përbashkët i IWPR dhe gazetës së përditëshme Evenimentul Zilei në Bukuresht dhe Qendrës Rumune për Gazetarinë Investigative – dhe dokumentari i cili ka pasuar – kanë treguar historinë tronditëse të “blerjes” së Dianës nga gazetarët tanë prej tutorit të saj dhe dërgimin e saj në një shtëpi të sigurtë, duke i dhënë kështu fund tmerrit të saj dhe fillimit të një jete të re për të. Ky artikull është ribotuar në të gjthë ballkanin, ka qenë temë e disa tryezave të rrumbullakta të IWPR në rajon dhe ka pasur një mbulim të gjerë nga televizionet në Britaninë e Madhe.


“MBULIMI” I KRIMEVE NË KOSOVË



IWPR ka hetuar mbi zbulimin e disa varreve masive në kampin e policisë në Batajnica në Serbi, në të cilin janë gjendur trupat e disa qindra shqiptarëve të vrarë gjatë konfliktit të vitit 1999 në Kosovë. Gazetarët tanë kanë shqyrtuar akuzat se regjimi i Millosheviqit ka transportuar qëllimisht trupat dhe është përpjekur ti shkatërrojë ato duke dashur të zhdukë provat për krimet e kryera në Kosovë. Ata gjithashtu kanë hetuar mbi thëniet se autoritetet e reja demokratike në Serbi nuk kanë hetuar për këto ngjarje.


VIKTIMAT E PADUKSHME TË LUFTËS



Historitë e dhimbëshme të grave të përdhunuara në Bosnje dhe fëmijëve që kanë lindur më pas kanë qenë tema e këtij investigimi, i cili është përgatitur në bashkëpunim me revistën Start të Sarajevës. Ky artikull ka pasur një impakt të madh në Bosnje dhe jashtë saj, dhe ka nxitur diskutimin e një teme e cila deri pak kohë më parë ka qenë tabu në rajon. Puna e vështirë e bashkëpunëtorëve të IWPR është pranuar dhe vlerësuar kur ata kanë marrë Cmimin Global të Amnesty International për Gazetarinë e së Drejtave të Njeriut në maj 2003.


NDARJA DHE SHKATËRRIMI NË VUKOVAR



IWPR, së bashku me gazetën e përditëshme serbe Danas dhe gazetarin kroat Dragutin Hedl nga e përjavëshmja Feral Tribune, kanë hedhur një shikim mbi shkatërrimin e qytetit kroat të Vukovarit, dhe kanë vlerësuar mundësitë që Serbia të pranojë fajësinë e saj. Gazetarët tanë kanë folur me banorë të vjetër dhe të tanishëm, dhe me shumë ish rezervistë serbë të cilat janë të penduar për roline tyre në rrethimin dhe shkatërrimin e qytetit. IWPR ka parë se si cështja e Vukovarit është ende një pikë mosmarrëveshjesh ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, dhe ka shqyrtuar edhe rolin e Gjykatës Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë në Hagë, e cila ka akuzuar tre oficerë të ushtrisë jugosllave për vrasjen e rreth 200 civilëve në fermën në Ovcara. Ky artikull është ribotuar gjerësisht në Serbi dhe Kroaci, duke nxitur një dialog publik mbi këtë temë.


Frontline Updates
Support local journalists