Drejtuesit E Televizioneve Rumune Kercenojne Reformen

Reformat drejt ekonomise se tregut, te drejtat e pakicave dhe pajtimi me Hungarine mund te kercenohen nga nacionalizmi qe po ushqehet nga media nacionaliste.

Drejtuesit E Televizioneve Rumune Kercenojne Reformen

Reformat drejt ekonomise se tregut, te drejtat e pakicave dhe pajtimi me Hungarine mund te kercenohen nga nacionalizmi qe po ushqehet nga media nacionaliste.

Thursday, 10 November, 2005

Kur Hungarezet etnik u bashkuan me qeverine e koalicionit prej kater partish ne Rumani tre vjet me pare, u duk sikur vendi me popullsi me te madhe ne Ballkan ishte shkeputur perfundimisht nga nacionalizmi i diktatures se Ceausescut. Megjithate, ndersa po afrohen zgjedhjet, tensionet etnike po ngrihen perseri, te ushqyera nga media gjithnje e me teper ksenofobe.


Gjate tre vjeteve te fundit, qeveria multi-etnike e Rumanise ka kerkuar pajtimin me Hungarine, e cila ka sunduar provincen me popullsi kryesisht Rumune te Transilvanise deri ne vitin 1918, dhe te integroje ne jeten politike te vendit minoritetin prej 1.6 milion banoresh Hungarez. Fillimisht shumica e Rumuneve nuk paten kundershtime.


Megjithate, deshtimi i reformave ekonomike te qeverise dhe renia e nivelit te jeteses kane pakesuar entuziazmin popullor per masat te cilat duket te jene ne kundershtim me vlerat tradicionale te rumuneve.


Megjithese ka pak perfitime ekonomike per tu ofruar votuesve, partite e opozites se majte shpresojne se duke ushqyer friken nacionaliste dhe histerine, ata mund te fitojne zgjedhjet e planifikuara per vitin e ardhshem. Partia e Social Demokracise Rumune te Ion Iliescu eshte favoritja kryesore e momentit, megjithese ai si president i pare i vendit i periudhes pas Ceausescu, ne 1990-1996, ka penguar ne menyre sistematike reformat e orientuara drejt ekonomise se tregut.


Televizioni eshte mjeti ku nacionalizmi gjen zerin e tij. Kanalet private konkurente perpiqen te rrisin numrin e shikuesve duke theksuar zemerimin e Rumuneve te vjeter ne moshe, nostalgjik per sigurine dhe populizmin e kohes se Ceausescut.


Antena 1, ne menyre te vecante, ofron jehonen e keqe te menyres me te cilen pjesa kryesore e medias se kontrolluar nga shteti ka ushqyer urrejtjen nacionaliste nder vite perpara shkaterrimit te ish Jugosllavise. Per shkak te numrit te shikuesve te saj, ky stacion ka mundesi te kete nje influence te madhe ne rezultatin e votimeve.


Biseda e oreve te vona te mbremjes me Marian Tuca, e cila transmetohet pese dite ne jave, eshte nje mjet i paskrupullt i nacionalizmit populist. Tuca, nje gazetar 33 vjecar, i cili eshte ngritur shpejt ne gazetari nepermjet truqeve te tilla si cmime te medha bingo per lexuesit dhe shikuesit e show te tij ne gazete dhe TV, rreshtohet ne menyre te vendosur perkrah te ftuarve te cilet kundershtojne reformen liberale. Show i tij ka krijuar opoziten me te forte ndaj vendimit te qeverise per te perkrahur fushaten e bombardimeve te NATO-s kunder Jugosllavise ne pranveren e ketij viti.


Nje spektakel ku prezantuesi i emisionit perkrah ne menyre agresive nje te ftuar dhe i mbyll gojen nje tjetri eshte i papranueshem ne shume vende ku sistemet rregulluese sigurojne nje shkalle te larte te ndershmerise dhe profesionalizmit ne programet televizive. Por kjo gje ndodh shpesh ne Rumani.


Nuk eshte koincidence qe axhenda nacionaliste e televizionit reflekton ate te pronareve te tij. Pjesa me e madhe e njerezve te biznesit ne Rumani jane ish zyrtare komuniste, disa nga departamenti i tregetise se jashteme te policise sekrete te Ceausescut, Securitate, te cilet kane qene te vetmit Rumune ne ate kohe qe lejoheshin te kishin monedhe te huaj. Qe prej vitit 1989 ata jane shnderruar ne sipermarres kapitaliste, duke shfrytezuar me se miri lidhjet e tyre me ish koleget te cilet kane qene ne qeveri deri ne vitin 1996.


Kompanite te cilat tani zoterojne shumicen e aksioneve ne disa stacione televizive private prodhojne kryesisht mallra te nje cilesie me te ulet se konkurentet e tyre te huaj; pergjithesisht i ofrojne konsumatoreve sherbime me te keqija; dhe jane te dobet ne marketingun e prodhimeve te tyre. Per keto aresye, ata frikesohen nga nje prezence aktive e huaj ne ekonomine Rumune dhe promovojne partite nacionaliste me shpresen e rikthimit te nje shteti autoritar i cili do te mbroje kompanite e konsideruara si jetesore per interesat kombetare.


Nepermjet programit Phare, Bashkimi Europian po ndihmon ne rindertimin e ekonomise Rumune dhe ne rivitalizimin e infrastruktures se shkaterruar te saj. Ai po perpiqet te promovoje nje klase te re te sipermarresve te vegjel te afte te krijojne vende te reja pune dhe te fitojne tregje te reja eksporti per industrite ne te cilat Rumania ka eksperience dhe prodhime te mundeshme per eksport, perfshire prodhimin e mobiljeve, elektronike, tekstile, dhe turizem.


Nderkohe, Fondi Monetar Nderkombetar (FMN), me obsesionin e tij per stabilitet makroekonomik, po insiston per shkurtime te medha ne buxhet perpara se te ofroje para per shtetin Rumun te deshiruar per para. Kjo ka detyruar qeverine te rrise taksat dhe po i con shume biznese te ligjeshme drejt shkaterrimit dhe stimulon ekonomine e zeze, e cila tashme mendohet se perben rreth 40 per qind te prodhimit te pergjithshem.


Miliona Rumune te cilet mezi sigurojne ushqimin dhe ngrohjen per familjet e tyre tani ne prag te dimrit, jane te nxehur, konfuz dhe pesimist per te ardhmen. Televizioni ofron nje shpetim dhe emisionet-biseda nacionaliste u ofrojne shume prej tyre nje fushe te ngushte mendore per ti dhene kuptim jetes se tyre.


Qeveria duket gjithnje e me teper ne mbrojtje. Por ajo do te ishte ne nje pozite me te mire per te kundershtuar axhenden nacionaliste dhe per te perforcuar lidhjet e forta me Hungarine, nese do te mund tu jepte Rumuneve qe kane vuajtur shume disa lajme me te mira ekonomike.


Politikat te cilat lejojne kreditimin me interesa te ulta per biznesin dhe rritjen e fuqise blerese te qytetareve kane qene nje e vecante e Planit Marshall te pas luftes si edhe te politikes se Bashkimit Europian ndaj Spanjes dhe Portugalise pas renies se diktaturave te tyre ne vitet 1970.


Ne rast se Bashkimi Europian dhe FMN do te bashkerendisin qendrimet e tyre ndaj problemeve te Rumanise, kjo do tu jepte reformisteve ne pushtet pak me teper hapesire per te marre fryme ne vitin qe paraprin zgjedhjet.


Tom Gallagher eshte drejtuesi i Studimeve Europiane te Paqes ne Universitetin e Bradford dhe autor i librit Rumania Pas Ceausescut: Politikat e Intolerances (Edinburgh university Press, 1995).


Frontline Updates
Support local journalists