Drejt Nje Humbjeje Te Lavdishme

Beogradi po leshon sinjale se eshte i hapur per nje marreveshje. Ceshtja kryesore eshte se si do te terheqe pas edhe opinionin e tij publik - dhe do te shtype zerat kundershtues pas saj.

Drejt Nje Humbjeje Te Lavdishme

Beogradi po leshon sinjale se eshte i hapur per nje marreveshje. Ceshtja kryesore eshte se si do te terheqe pas edhe opinionin e tij publik - dhe do te shtype zerat kundershtues pas saj.

Publiku Jugosllav po pergatitet te festoje nje humbje te lavdishme. Me vendin qe po shkaterrohet nga me teper se tete jave bombardime te NATO-s, dhe me pakenaqesine ne rritje ne zemren e Serbise, Beogradi ka vendosur te gjeje nje rruge per te ndaluar kete fushate, thone burime te aferta me regjimin.


Megjithese ne princip eshte dakort te pranoje te gjitha kerkesat e NATO-s, ai deshiron te gjeje nje formule per te shpetuar fytyren dhe nje dore te lire jashte Kosoves ne pjesen tjeter te federates Jugosllave.


Per te pergatitur terrenin per nje marreveshje, ushtria Jugosllave dhe policia kane marre tashme detyren per te shperndare zerat ne mes te njerezve se Jugosllavia shume shpejt do te jete fitimtare ne "luften e padrejte kunder NATO-s", thone burimet.


Ndersa partite e opozites dhe media e pavarur jane te detyruara te heshtin, dhe informacioni per shkallen e vertete te demeve te shkaktuar nga sulmet ajrore qe mungon, analistet ketu mendojne se opinioni publik mund te detyrohet te nderroje mendim shume shpejt menjehere sapo Beogradi te nenshkruaje nje marreveshje.


Sfida me e madhe eshte nga protestat ne rruge qe filluan kete jave ne qytetin jugor te Krusevac ne Serbi, Aleksandrovac dhe ne disa qytete te tjera. Rreth 2,000 deri 3,000 ushtare duket se jane perpjekur te largohen nga sherbimi ushtarak ne Kosove. Ne zona ku shume burra jane mobilizuar, miqte dhe familjaret e tyre po shpalosin frustracionin e tyre ndaj luftes ne disa shfaqje kundershtimi te izoluara po teper domethenese.


Ushtaret qe kthehen, te rinj, te lodhur dhe te frikesuar, thone se ata nuk duan te vdesin per Kosoven ne nje kohe qe ata besojne se Serbia ka shume mundesi qe te heqi dore nga Kosova. Ata njoftojne se, per momentin, komandimi dhe komunikimet brenda provinces jane bere kaotike, duke i lene ata teper te zbuluar perpara sulmeve te NATO-s.


Gjithsesi autoritetet ushtarake kane ndermarre disa hapa per te zgjidhur shqetesimet e ushtareve, por gjithashtu kane bere te qarte se pjesa me e madhe e trupave do te qendrojne ne Kosove. Nderkohe, me nje levizje qe mund te shihet si paralajmerim per ate qe do te ndodhi, Zevendes Kryeministri i Serbise Vojoslav Seselj i ka akuzuar dezertoret si tradhetare te shtyre nga NATO.


Ne fakt, shume njerez kane frike se regjimi do te perdori perfundimin e luftimeve per te shtrire shtypjen e tij te brendeshme ne pjesen tjeter te vendit.


Sipas zerave te fabrikes politike, e cila tani po punon me kapacitet te plote, duket se eshte e mundur qe Beogradi te kete ne plan te ruaje gjendjen e luftes edhe shume muaj pas perfundimit te sulmeve ajrore, ne menyre qe te ruaje kontrollin e tij ne republiken e dyte te Malit te Zi, ne provincen e Vojvodines, dhe ne vete Serbine.


Ne rastin e arritjes se nje marreveshjeje te paqes qe e le Miloshevicin ne pushtet, Serbia ka pak mundesi qe te perfitoje nje ndihme nderkombetare per rindertimin e pas luftes. Si rezultat, popullsia qe edhe tani eshte varferuar se tepermi do te behej gjithnje e me e deshperuar.


Ndermjet parashikimeve me pesimiste per te ardhmen e vendit jane frika se tashme jane pergatitur listat me emrat e atyre individeve qe do te likujdohen. Pervec kundershtareve politike, keto lista thuhet se permbajne edhe njerez te cile nuk jane treguar shume besnike, per shembull, njerez qe nuk u jane pergjigjur thirrjes per te kryer sherbimin ushtarak, te cilet kane bojkotuar zgjedhjet, te cilet jane larguar nga vendi, apo edhe ata qe kane punuar per kompani apo media te huaja.


Veshtiresia per Beogradin eshte se ai nuk deshiron te jape pershtypjen publikut vendas se po perulet para kerkesave te NATO-s, por se po arrihet nje marreveshje e pranueshme per e dyja palet.


Fjala magjike e cila ka filluar te perdoret shpesh nga media e kontrolluar nga shteti eshte "kompromis". Beogradi ka thene se eshte i gatshem te arrije nje marreveshje bazuar ne deklaraten e bere disa jave me pare nga fuqite ekonomike te Grupit te 8 vendeve me te industrializuara te botes, e cila ne fakt ka qene nje perseritje e 5 kerkesave te ashpra te NATO-s per te ndaluar fushaten e bombardimeve, por me pak hapesira per manovrim.


Beogradi do te arrije marreveshjen vetem ne se arrin ta portretizoje ate si nje marreveshje te pranueshme nga te dyja palet ne mes te aleances dhe autoriteteve Jugosllave.


Per Beogradin, pika me e rendesishme eshte zevendesimi i kerkeses per nje force ushtarake te udhehequr nga NATO-ja ne Kosove me nje force te drejtuar nga OKB, e cila te perfshije edhe nje kontigjent te madh Rus--nje ndryshim te cilin deklarata e G8 duket se e lejon.


"Ne kete menyre do te ruhej kredibiliteti i te dyja paleve, por edhe do te hapej rruga per nje zgjidhje te kenaqeshme per te gjithe", thote nje zyrtar i larte Serb i cili deshiron te mbetet anonim.


Ai gjithashtu thote se Presidenti Jugosllav Slobodan Miloshevic eshte i gatshem te bashkepunoje me kushtin qe Perendimi te lere me nje ane retoriken e tij per krimet e luftes. Te derguarit Jugosllave jane perpjekur te ngrene kete ceshtje gjate bisedimeve diplomatike nepermjet interlokutoreve Ruse. Ne fakt Beogradi duket me i shqetesuar per ngjarjet ne Mal te Zi se sa per fushaten ajrore te NATO-s.


Presidenti Malazez Milo Djukanovic gjithnje e me teper po ndjek nje politike te jashteme te pavarur dhe eshte ftuar te marre pjese ne nje konference te vendeve te Ballkanit te sponsorizuar nga Gjermania e planifikuar per tu zhvilluar ne fund te Majit, ne te cilen Serbia nuk eshte ftuar.


Ai pati edhe nje vizite surprize ne Bon javen e kaluar ku u takua se bashku me Zoran Djindjic, udheheqesin e Partise Demokratike te opozites dhe ish kryetar i bashkise se Beogradit, si anetar i delegacionit te Malit te Zi, me Kancelarin Gjerman Gerhard Schroeder.


Djindjic tani me ka me teper se nje muaj qe qendron ne Mal te Zi, ku mendohet se ai po perpiqet te ndertoje dhe koordinoje nje bllok te ri opozitar me nje pikesynim drejt pas-luftes.


Pavaresisht ndryshimeve te medha dhe rivaliteteve personale ne mes tyre, partite politike te opozites ne Serbi e pranojne si te paevitueshme nje prezence te armatosur nderkombetare ne Kosove, por deshirojne te gjejne nje formule ne baze te se ciles Kosova te mbese pjese e Serbise. Ata gjithashtu kerkojne nje marreveshje e cila te mbroje ata dhe te tjeret me mendime alternative nga raprezaljet.


Partite e opozites jane koshiente per demet qe kane shkaktuar sulmet e NATO-s per perpjekjet per demokratizimin e shoqerise se Serbise gjate dekades se fundit. Aq sa kerkojne te shikojne nje ndalim te fushates se bombardimeve te NATO-s, ata kane edhe frike se nje marreveshje me kushtet e diktuara nga Miloshevici vetem sa do te parathote nje shtypje tjeter te tyre.


Autori eshte nje gazetar i pavarur ne Beograd dhe nje korrespondent i IWPR, emri i te cilit nuk publikohet.s


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists