Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

A Do Te Ndryshoje Politika Amerikane Ne Ballkan?

Analistet Perendimore kane mendime te ndryshme mbi faktin nese interesat Amerikane ne ish Jugosllavi do te pakesohen pas sulmeve te tmerrshme terroriste ndaj Amerikes.
By Tim Judah

Megjithese tymi dhe pluhuri i Manhatanit dhe Uashingtonit eshte pastruar, pasojat politike te sulmeve te javes se kaluar ndaj Shteteve te Bashkuara vazhdojne te mbulojne boten. Ndersa kjo eshte me e vertete se kudo ne Ballkan, analistet Perendimore jane marre shume me ato qe do te jene efektet afatgjata te tragjedise per rajonin.


Pyetja kryesore eshte nese sulmet do te shkaktojne nje humbje te shpejte te interesit Amerikan per Ballkanin te pasuar me nje pakesim te trupave Amerikane ne rajon. Nese nje gje e tille ndodh, a do te jete e gateshme Europa, apo me mire vendet e Bashkimit Europian ta zevendesojne kete mungese?


I kthyer nga takimi i Grupit te Kontaktit te Henen ne Berlin, i mbledhur per te diskutuar mbi situaten ne Maqedoni, nje diplomat Perendimor ka thene thjesht se "eshte ende heret te thuhet" se cilat do te jene pasojat afatgjata te bombardimeve. Megjithate, ka thene ai per IWPR-ne, ai mendon se ne planin afatshkurter, rajoni mund te prese dy rezultate.


I pari do te jete qe SHBA dhe vendet e tjera Perendimore do te kerkojne nje forcim te sigurise ndaj fondamentalisteve Islamik te huaj qe gjenden ne vendet e rajonit te Ballkanit. "Ata do te bejne presion te madh mbi qeverine e Bosnjes…dhe mbi te gjitha vendet ku mund te jene vendosur Muxhahidine," ka thene ai.


Menjehere, qeveria Shqiptare ka njoftuar se ajo po kryen kontrolle mbi Arabet qe banojne ne kete vend. Ne vitin 1998, autoritetet Shqiptare, duke punuar me sherbimet sekrete Amerikane, kane zbuluar nje komplot te organizuar nga ndoshta bashkepunetore te disidentit Saudit, Osama bin Laden per te hedhur ne ere Ambasaden Amerikane ne Tirane. Qeveria e Sarajevos eshte vendosur gjithashtu ne nje pozicion te veshtire pas zerave se ne ditet me te keqia te luftes Boshnjake ajo ka pasur kontakte me bin Ladenin dhe rrjetin e tij.


Efekti i dyte afatshkurter i sulmeve terroriste do te jete qe politikanet e larte Perendimore nuk do te kene kohe apo energji per te harxhuar me udhetime per ne vende te tilla si Maqedonia per te bindur politikanet vendas te ndjekin nje rruge apo nje tjeter. Ne fakt, disa manovra politike te cilat behen per te fituar pike nuk do te arrihen me nje vizite te ndonje ministri por me nje telefonate te shkurter dhe te prere. Dhe sic thote burimi i IWPR-se, "Kur politikanet Perendimore do te telefonojne do te jene me pak te durueshem dhe do te kerkojne qe kerkesat e tyre te zbatohen".


Sa per ceshtjen afatgjate te perfshirjes se Perendimit ne Ballkan, analistet jane te ndare ne dy kampe. Nga njera ane, jane ata qe mendojne se mund te pritet nje ndryshim radikal ne politiken Amerikane. Nga ana tjeter, jane ata qe mendojne se beresit e politikes Amerikane do te arrijne ne perfundimin se eshte ne interesin e Uashingtonit te vazhdoje perfshirjen e tij ne rajon.


Daniel Server, drejtor i Inisiatives Ballkanike ne Institutin Amerikan te Paqes, eshte nje nder ata qe mendojne se se shpejti do te shohim nje ndryshim ne politiken Amerikane. "Do te kete nje ndryshim te madh ne favor te 'sigurise ne vend'," thote ai. Kjo do te thote qe burime te medha do te shpenzohen per mbrojtjen e SHBA-se nga kercenimi i sulmeve kimike, biologjike dhe te raketave dhe tani, natyrisht, edhe nga terrorizmi.


Server, i cili ka qene gjithnje ne favor te je roli aktiv Amerikan ne Ballkan, thote se ka qene gjithnje e veshtire te bindje Uashingtonin te perfshihej ne rajonin e Ballkanit, "sepse SHBA nuk do ti'a dije per Ballkanin. Nese deri tani ka qene aktiv, kjo eshte bere vetem per shkak te marredhenieve me Europianet".


"Kohet e fundit administrata e Bushit po tregohej e vendosur per te mbaruar pune nje here e mire ne Ballkan. Tani do te kete nje presion te madh per tu terhequr dhe me pak presion diplomatik".


Ai gjithashtu thote se "Kur administrata thote se ne jemi ne lufte, kjo e ka nje kuptim. Kjo do te thote perdorimi i te gjitha mjeteve: ushtarake, diplomatike, dhe ekonomike. Argumenti do te jete se ne kemi nevoje ti kemi te gjitha rezervat te gateshme. Cdo gje tjeter do te kaloje ne plan te dyte dhe BE-ja duhet te mbushe boshllekun".


Xhon Hulsman, nje analist ne Fondacionin e Trashegimise ne Uashington, i cili eshte prane administrates se Bushit, thote se eshte ironike qe Daniel Server eshte ne favor te perfshirjes Amerikane ne Ballkan por tani mendon se ajo do te pakesohet, ndersa ai eshte kunder por mendon se rezultati i sulmeve do te jete pikerisht ai i kunderti. "Kur konfrontohet SHBA-ja nuk e fut koken ne rere, ajo perfshihet me teper se me pare. Njerezit do te thone se ne duhet te mbetemi te perfshire".


Karin Von Hipel, nje Amerikane e cila ka qene nje anetare e larte e shtabit te UNMIK-ut ne Prishtine, dhe tani eshte ne Qendren per Studime te Mbrojtjes ne Kolegjin Mbreteror, ne Londer, thote se fati i Ballkanit, apo te pakten i perfshirjes Amerikane ne rajon, tani varet nga rezultati i debatit te tanishem rreth politikes se jashteme te SHBA-se pas sulmeve terroriste. Kjo do te varet nese Presidenti Bush do te vendose me ne fund te pranoje qendrimin me te ashper te Sekretarit te Mbrojtjes Donald Rumsfeld apo ate te Sekretarit te Shtetit Kolin Pauell.


"Rumsfeld eshte me i interesuar per te nderprere perfshirjen Amerikane ndersa Pauell kerkon ta forcoje ate," thote ajo.


Ai thote se nese injoron boten kjo te rrezikon ty dhe do te kerkoje te mbaje lidhje te forta me aleatet dhe jo ti kundershtoje ata. Ne fakt keto kane qene dy qendrimet kryesore qe prej fillimit te punes se kesaj administrate.


"Cilido qe te fitoje ne kete debat do te fitoje edhe cdo gje tjeter - duke percaktuar keshtu edhe perfshirjen tone ne misionet e paqeruajtjes dhe nese ne do te kemi nje politike aktive apo te terhequr. Megjithate, ruajtja e paqes nuk do te jete nje prioritet edhe per pak kohe".


Nikolas Uait, nje analist i vjeter i ceshtjeve Ballkanike, tani me Qendren e Studimeve te Politikes Europiane ne Bruksel, thote se ai mendon se sulmet do te kene nje influence te vogel ndaj politikes Amerikane meqenese Uashingtoni kishte filluar me pare te pakesonte prezencen e saj ne Ballkan.


"Kjo perforcon argumentat ne favor te nje mundesie paqeruajtese te Europes," thote ai. "Ketu kemi nje situate ku Amerika ka prioritete te tjere…Ballkani eshte ne Europe dhe jo ne Amerike.


"Tashme ka gjithnje e me pak trupa Amerikane ne Bosnje. Kontributi Amerikan ne Kosove do te pakesohet gradualisht. Numri i trupave Amerikan ne Ballkan gjate pese vjeteve te ardheshme do te jete gjithnje e me i vogel se tani".


Frika e Uait eshte qe SHBA te largohet nga Ballkani, "perpara se Europianet te jene te gatshem," megjithese ai dyshon se kjo nuk do te ndodhe.


Sot aftesia paqeruajtese dhe e reagimit te shpejte te Europes eshte me teper ne sferen e fjaleve sesa ne ate te veprave, por, nese pengesat financiare dhe politike mund te tejkalohen, nuk ka aresye te mendohet qe ajo nuk mund te behet nje force ushtarake e besueshme.


Megjithate, eshte ne pikpyetje, nese BE do te arrije te kete rendesine dhe vendosmerine qe ka patur SHBA ne Ballkan gjate viteve te fundit.


Uait mendon se ky problem mund te tejkalohet me ndihmen Amerikane ne nje menyre ose tjeter, duke kujtuar se forca e tanishme e NATO-s ne Maqedoni ka vetem nje mbeshtetje logjistike nga ushtria Amerikane.


Per momentin vetem mund te presim dhe te shohim se si do te zhvillohet politika Amerikane dhe ajo Europiane ne lidhje me Ballkanin, por ne javet dhe muajt e ardheshem, pak analiste mendojne se ndonje nga lojtaret e medhenj, vecanerisht Maqedonia, do te shkaktoje ndonje problem.


Ekspertet e sherbimeve sekrete Perendimore mendojne se pas konflikteve ne Kosove, Serbine jugore dhe Maqedoni, ekzistojne tani rreth 10,000 Shqiptare etnik te cilet kane nje eksperience te madhe ushtarake. Me gjithe keto trupa Perendimore ne terren, dhe megjithe kete potencial per konflikt, cfaredo qe te vendose SHBA do te jete e nje rendesie te madhe, jo vetem per Ballkanin por edhe per debatin rreth formes perfundimtare te forces Europiane te mbrojtjes.


Tim Xhudah eshte autori i librave, Kosova: Lufta dhe Hakmarrja dhe Serbet: Historia, Miti dhe Shkaterrimi i Jugosllavise. Te dy keta libra jane botuar nga Qendra e Shtypit te Universitetit te Yale.