DHJETË VITE MË PAS REFUGJATËT MBETEN TË PËRJASHTUAR
Serbët dhe kroatët nga Bosna të cilët arritën në vitet e nëntëdhjeta pohojnë se ata ende janë viktima të armiqësisë vendore.
DHJETË VITE MË PAS REFUGJATËT MBETEN TË PËRJASHTUAR
Serbët dhe kroatët nga Bosna të cilët arritën në vitet e nëntëdhjeta pohojnë se ata ende janë viktima të armiqësisë vendore.
“Ne i themi ‘tungjatjeta’ vendorëve dhe kjo është e gjithë marrëdhënia e jonë. Ata kurrë nuk na kanë pranuar dhe kurrë nuk do të na pranojnë.”
Kështu thotë Zora Cvijic, një refugjate serbe nga Kroacia, derisa pastron duart në përparësen e saj, pasi është duke prerë mish derri në kopshtin e saj në qytetin e Veternikut.
Njëherë një vendbanim prej disa mijëra njerëzve, Veterniku ka pësuar ngritje të popullatës dhe tani ka 20,000 banorë, pjesërisht për shkak të influksit të refugjatëve si Zora Cvijic, e cila vjen nga Tenj, Kroacia lindore.
Edhepse shumë janë të lumtur që jetojnë në një siguri relative në Serbi, marrëdhëniet në mes të të ardhurve dhe komunitetit nuk janë fare të mira.
Ekziston mosbesim në të dyja anët dhe shumë refugjatë nuk durojnë qëndrimin e shtetit dhe vendorëve ndaj tyre.
“Një refugjat nuk ka të drejtë për asgjë,” shton Zora, e zemëruar. “Askush nuk na ka ndihmuar. Askush nuk pyet për nevojat tona.”
Vojvodina ishte destinacioni i numrit më të madh të refugjatëve serb nga luftërat e Kroacisë dhe Bosnës e Hercegovinës gjatë të nëntëdhjetave.
Sipas zyrtarëve vendor, rreth 350,000 refugjatë janë të regjistruar në Vojvodinë në vitin 2996, 200,000 prej të cilëve mbetën në vitin 2001.
Në vitin 2004, vetëm 140,000 refugjatë kishin mbetur në Serbi. Por kjo nuk do të thotë se të tjetrët shkuan në shtëpi. Shumë humbën statusin e tyre të refugjatit duke u bërë qytetarë të Serbisë dhe Malit të Zi. Të tjerët dolën jashtë vendit.
140,000 të mbeturit mund të kthehen vetëm në vendet nga kanë ardhur.
Zoran Cvijic thotë se askush nuk i ofroj atyre asnjë strehim themelor kur ata arritën gjatë të nëntëdhjetave
“Burri im dhe unë gropuam një gropë në tokë, vendosëm tulla dhe e mbuluam me qese,” ajo kujton. “Kjo ishte shtëpia jonë e parë në Serbi.”
Pastaj ata kursyen të hollat për të ndërtuar një shtëpi të rregullt duke punuar ilegalisht në Austri.
Radenko Popic, presidenti i komisionit rajonal për ndihmë të refugjatëve në Vojvodinë, thotë se ankesat për armiqësi lokale kanë baza.
Ai thotë se ende ka mjaft armiqësi ndaj të ardhurve, edhepse autoritetet mbulojnë këtë fakt, “Kjo është pasoj e mungesës së raportimit medial rreth problemit të refugjatëve.”
Nuk ka raportim të fakteve, ai vazhdon, rreth “se si standardet e jetesës nuk shënojnë rënie si rezultat i influksit të refugjatëve.”
Popic pohon se mediat nuk përmendin se refugjatët kontribojnë financiarisht në Vojvodinë, duke paguar rreth një milion euro qira çdo muaj, për shembull.
Në realitet, Vojvodina gjithmonë ka qenë destinacion për migruesit, toka e saj e pasur ka tërhequr tregtarët dhe fermerët.
Në shekullin e 18, Perandoria e Habsburgut krijoj një përzierje të hungarezëve, gjermanëve, serbëve, kroatëve, sllovakëve dhe shumë të tjerëve në këtë territor.
Shumë nga pasaardhësit e tyre janë atje sot, ende duke mbajtur traditat, gjuhët dhe religjonet e paraardhësve të tyre.
Pas Luftës së Dytë Botërore, qeveria e Jugosllavisë e cila fitoj Vojvodinën në vitin 1998, vendosi fshatarët pa toka nga Bosna. Vendorët i quanin ata “kolonistë” dhe “të ardhurit” dhe këto terme ende përdoren sot për migrantët të cilët arritën në Vojvodinë në fund të 1940-tave.
Ranko Koncar, një historian, i tha Raportit të Krizave për Ballkan, BCR, se rreth 350,000 njerëz arritën në Vojvodinë pas Luftës së Dytë Botërore, shumica nga Bosna dhe Hercegovina.
“Atëherë ekzistonte i ashtuquajturi ‘plani i kolonizimit’ në Jugosllavinë e pasluftës,” ai tha. “Njerëzit nga qytetet e shkatërruara nga lufta, dhe rajonet e shkatërruara u dërguan në Vojvodinë dhe të parët që arritën ishin familjet që kishin qenë Partizan në mes të viteteve 1941 dhe 1943.”
Ardhja e tyrë koincidoj me dëbimin e dhunshëm të disa qindra mijra gjermanëve dhe hungarezëve.
Gjatë luftërave të Ballkanit në vitet e nëntëdhejta, Vojvodina pranoj një valë të re të refugjatëve, kryesisht nga Kroacia dhe Bosna.
Sikurse më herët në historinë e Vojvodinës, ardhja e tyre koincidoj me dëbime të dhunshme, por tani këta nuk ishin gjermanë por kroatë.
Rreth 30,000 kroatë u dëbuan nga rajoni jugperëndimor i quajtur Srem, sipas Unionit Demokratik të Kroatëve të Vojvodinës.
Nga 350,000 refugjatët në Vojvodinë gjatë të nëntëdhjetave, më pak se 100,000 kanë mbetur sot.
Katica Bengin, një zyrtare vendore e cila merret me refugjatë, thotë se numri i refugjatëve është në rënie.
Disa, ajo thotë, kanë shkuar jashtë vendit, derisa të tjerët ose janë kthyer në shtëpi ose kanë marrur shtetësinë e Serbisë dhe Malit të Zi.
Bengin thotë se këto ndjenja nuk janë armiqësi personale por burojnë nga integrimi i dobët dhe nga fakti se disa kanë keqpërdorur sistemin.
Për të ilustruar këtë qëndrim, ajo kujton rastin e refugjatëve të cilët kanë mbëtur në qendra kolektive edhepse ata nuk i përmbushin kriteret për ushqim dhe streim, pasi ata janë të punësuar.
“Në valën e parë të refugjatëve në vitin 1991, disa u punësuan përmes lidhjeve të vjetra të punës, duke fituar pozita të njejta pune në Vojvodinë sikur ato që i kishin pasur në vendbanimin e tyre,” kujton Bengin.
“Menaxherët fituan punë të reja si menaxherë, zyrtarët si zyrtarë, shërbyesit publik si shërbyes publik e kështu me radhë.”
Bengin beson se ky trend ka shkaktuar ndjenja të zemrimit ndër vendorët të cilët mendonin se ishin duke humbur në tregun e punës.
Pas ofanzivës së ushtrisë kroate në vitin 1995, të quajtur Oluja, kolona të reja të refugjatëve arritën në Vojvodinë, shumë prej të cilëve ilegalisht ndërtuan shtëpi, disa me proporcione tepër të mëdha, duke irrituar kështu edhe më shumë vendorët.
Dragani, një vendor nga Veterniku, thotë se njerëzit më të vjetër të Vojvodinës ende konsiderojnë ardhësit e viteve 1949 si kolonizues, prandaj është e natyrshme që refugjatët nga të nëntëdhejtat të konsiderohen njësoj.
“Shumë refugjatë ende flasin ‘ijekavica’, (verzioni perëndimor i serbo-kroatishtës, i zakontë në Bosne dhe Hercegovinë) dhe ata nuk shoqërohen me të tjerët,” ai shtoj, duke spjeguar qëndrimin armiqësor ndaj tyre. “Ata ndihmojnë njëri tjetrin të gjejnë punë dhe ndërtojnë shtëpi.”
Vladimir Todorovic, i cili është pjesëtar i gjeneratës së katërt të një familje në Vojvodinë, hapur kritikon mentalitetin e shumë refugjatëve.
Sipas tij, ata kanë dështuar të adaptohen në rrethanat e reja dhe tentojnë të rikrijojnë atmosferën e rajoneve të tyre.
“Kjo psikologji nostalgjike më irriton,” ai thotë. “Fakti që ne jemi të dashur nuk do të thotë se jemi budallenjë.”
Milenko Perovic, profesor i psikologjisë nga Novi Sadi, thotë se banorët e vjetër shpesh harrojnë se të gjithë në Vojvodinë janë pasardhësit e të ardhurve të ri.
Duke u kthyer prapa në historinë e Perandorisë së Habsburgut, ai kujton se çdo valë e të ardhurve humbin privilegjet dhe përparësitë pasi vala e re arrinte në vend. Si rezultat, Perovic beson se frika nga të të ardhurit e rinjë është bërë tipar tipik i banorëve të Vojvodinës.
Por Perovic thotë se ai kishte besim se Vojvodina është e fortë dhe e mjaft e qëndrueshme për të absorbuar çdo valë të re.
“Vojvodina gjithmonë është transformuar me suskes ka qetësuar ardhërsit e ri të padisiplinuar dhe të dhunshëm,” ai tha.
“Në fund gjithmonë ka arritur t’i bëjë ata të ndjehen si në shtëpi dhe të sillen si popull i vërtetë i Vojvodinës. Kjo do të ndodhë edhe me gjeneratën e fundit, edhepse, natyrisht, do të nevojitet kohë.”
Robert Vizi është redaktor i Gradjanski list, e përditshme nga Novi Sadi.
Ky është një nga artikujt mbi Vojvodinën si pjesë e Projektit për Trajnim dhe Raportim medial të BIRN, të mbështetur nga Ambasada Britaneze në Beograd.