Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

DESHTON PERPJEKJA PER TE NDALUAR KARAXHIQ

Trupat paqeruajtese te drejtuara nga NATO kane deshtuar ne perpjekjen e tyre te pare per te arrestuar te akuzuari kryesor te Hages.
By Janez Kovac

Nje operacion i madh ushtarak i drejtuar nga NATO-ja ne Bosnjen lindore te Enjten nuk ka arritur te arrestoje te dyshuarin kryesor per krime lufte, Radovan Karaxhiq.


Veprimi i SFOR-it, perpjekja e pare e konfirmuar zyrtarisht per te kapur drejtuesin Serb te Bosnjes ne kohen e luftes, tregon se aleanca po intensifikon perpjekjet per te arrestuar te akuzuarit e Hages ne Bosnje.


Ndersa ky hap do te mirepritet nga ata te cilet mendojne se aleanca nuk ka bere aq sa duhet per te nxjerre te dyshuarit per krime lufte para drejtesise, nje gje e tille mund te acaroje marredheniet ndermjet komunitetit nderkombetar dhe drejtuesve te Serbeve te Bosnjes.


Kryeministri i Republikes Srpska, RS, Mladen Ivaniq ka kritikuar ashper NATO-n e cila nuk e ka informuar ate per kete veprim dhe per perdorimin e asaj qe e ka pershkruar si force eksesive.


"Une mendoj qe eshte e papranueshme qe veprime te tilla te ndodhin pa u informuar askush ne Republika Srpska," ka thene ai.


Ai ka shtuar se nuk mund te pretendohet qe RS te bashkepunoje me Hagen ndersa komuniteti nderkombetar nuk eshte i gatshem te bashkepunoje me kete entitet.


Drejtuesit lokal ne Bosnje jane te ngarkuar me gjurmimin dhe arrestimin e te dyshuarve per krime lufte, por zyrtaret e RS-se deri me tani nuk e kane bere nje gje te tille.


Ata ose nuk jane treguar te gatshem ose teper te ngadalte per te bashkepunuar me Hagen, ose kane refuzuar ne menyre te menjehershme dhe kane bere te pamunduren per te bllokuar procesin.


Sipas burimeve vendase dhe te huaja, ne Sarajevo dhe Banja Luka, operacioni ka filluar te Enjten heret ne mengjes ne afersi te fshatrave te Celebici dhe Jecmista, prane Fokas dhe kufirit me Malin e Zi. E gjithe zona - rreth 40 km katror - eshte rrethuar krejtesisht nga SFOR. Eshte njoftuar se jane nderprere edhe energjia elektrike dhe linjat telefonike.


Nje numer i madh ushtaresh te SFOR-it dhe te pakten dymbedhjete helikoptere kane marre pjese ne aksion, ne te cilin paqeruajtesit kane sulmuar nje numer shtepish dhe ndertesash te tjera.


Media lokale ka njoftuar se jane degjuar disa shperthime te fuqishme dhe shkembime armesh, dhe zyrtaret Serbe te Bosnjes jane ankuar se nje kishe, shkolle dhe spital lokal jane bllokuar gjate aksionit.


Ivaniq ka thene se SFOR ka kontrolluar rreth 70 ndertesa ne zone dhe ka perdorur eksploziv per te shperthyer dyert ne 18 prej tyre. Ai ka thene se askush nuk eshte plagosur apo arrestuar gjate operacionit.


Disa burime Perendimore thone se mund te kete pasur viktima ne rradhet e Serbeve, por ishte e paqarte nese ato kane qene ne rradhet e civileve apo te rojeve te cilet mendohet te mbrojne Karaxhiqin.


Burime te NATO-s, te cilat kane konfirmuar se trupat e SFOR nuk e kishin arrestuar Karaxhiqin, kane thene se operacioni eshte zhvilluar pas marrjes se informacioneve se Karaxhiq fshihej ne kete zone.


Sipas nje deklarate te aleances, sasi te medha armatimesh jane gjetur ne nje ndertese prane Celebicit gjate aksionit.


Ky hap, megjithese i pasukseseshem, eshte shume domethenes. Kjo eshte perpjekja e pare zyrtare per te arrestuar Karaxhiqin. Gjate disa vjeteve te shkuara, media vendase dhe e huaj kane spekuluar here pas here se ka pasur veprime te tilla. Por, megjithate njoftime te tilla nuk jane konfirmuar asnje here nga NATO.


Operacioni i se Enjtes tregon gadishmerine e aleances per te shtuar presionin ndaj te akuzuarve te Hages te cilet jane ende te lire ne Bosnje.


Ne nje takim ne 12 Dhjetor te vitit te kaluar, ambasadoret e NATO-s kane njoftuar se forca paqeruajtese do te shtonte perpjekjet e saj per te gjetur te dyshuarit kryesore per krime lufte. Kjo eshte perseritur edhe pese dite me pas, ne nje takim te ministrave te brendeshem te NATO-s ne Bruksel.


Qe prej Korrikut te 1997, SFOR ka arrestuar 23 te akuzuar per krime lufte - tre prej te cileve jane vrare gjate perpjekjes per arrestim.


Arrestimet kane rene ne vitin 2001, duke bere qe disa vezhgues te shpreheshin se paqeruajtesit po pakesonin punen e tyre apo edhe po pergatiteshin per t'u terhequr nga Bosnja.


Janez Kovaq eshte nje pseudonim i nje bashkepunetori te rregullt te IWPR-se.