Demi Tjeter I Behet Demokracise

Fushata e bombardimeve te NATO-s perfaqeson falimentimin e politikes Perendimore. Zgjidhja e vertete ne Ballkan eshte demokracia, por me bombardimet e nje nate, jane fshire dhjete vjet pune per te zhvilluar shoqerine civile.

Demi Tjeter I Behet Demokracise

Fushata e bombardimeve te NATO-s perfaqeson falimentimin e politikes Perendimore. Zgjidhja e vertete ne Ballkan eshte demokracia, por me bombardimet e nje nate, jane fshire dhjete vjet pune per te zhvilluar shoqerine civile.

IWPR

Institute for War & Peace Reporting
Monday, 1 March, 1999

Ofensiva ajrore e NATO-s kunder Jugosllavise nuk ka "degraduar" vetem instalimet ushtarake. Ajo gjithashtu ka pasur edhe efektin e saj ne marrjen e jetes se njerezve dhe ne menyre progresive po shkaterron infrastrukturen ekonomike te vendit tone te varferuar. Megjithate, ne planin afatgjate, demi me i madh anesor ka mundesi te jete ai qe i behet shpresave per demokraci ne Serbi.


Komuniteti i te drejtave njerezore ne Serbi e konsideron vendimin e NATO-s "per te perdorur dhunen per aresye humanitare" si shenjen e fundit te falimentimit te politikave Amerikane dhe te BE per Kosoven--dhe jo si nje levizje te pashmangeshme pasi jane perdorur te gjitha mjetet e tjera. Zgjedhja e sulmeve ajrore eshte thjesht nje pranim i deshtimit te politikes se ndjekur qe prej shume kohesh nga ana e komunitetit nderkombetar ndaj Serbise, me sakte, i politikes se bazuar ekskluzivisht tek Slobodan Miloshevici.


Une kam frike se i vetmi rezultat i qendrueshem i luftes se pashpallur do te jete nje gjendje e perhereshme e jashtezakoneshme, gjate se ciles shumica e egersuar do te rinovoje mbeshtetjen e saj per regjimin e Miloshevicit, ashtu sic eshte vene re shpesh ne te shkuaren ne periudha te veshtira dhe te rrezikeshme.


Serbia ka nevoje per demokraci. Ne te vertete, nje Serbi demokratike eshte e vetmja kure per sherimin e Kosoves dhe do te ndihmonte edhe ne arritjen e stabilitetit ne Ballkan. Por, perseri komuniteti nderkombetar duket se e ka mbyllur kete rruge.


Kritikat tona te gjata ndaj politikave te rregjimit Serb dhe vecanerisht per sa i perket respektimit te te drejtave te njeriut jane te dokumentuara mire. Gjate te gjithe dekades se kaluar, levizja per te drejtat e njeriut dhe demokraci eshte rritur vazhdimisht ne Serbi. Eshte e vertete qe ne nuk e kemi rrezuar qeverine. Por nuk ka qene ky qellimi yne. Ne vetem sa kemi kerkuar me ane te nje edukimi ne demokraci dhe te drejta te njeriut, te ndertojme nje kulture te gjere demokratike e cila me kohe mund te sjelle ndryshime te qendrueshme ne Serbi.


Ne kemi organizuar seminare baze dhe programe trainimi per studentet. Ne kemi punuar gjithashtu edhe me profesionin ligjor per te permiresuar kuptimin dhe per te ngritur nivelin e njohjes se publikut per ceshtjet e te drejtave te njeriut. Ne jemi perpjekur te bashkepunojme edhe me grupet Shqiptare per te gjetur zgjidhje te qendrueshme per probleme me rrenje te thella. Per me teper, ne nuk jemi vetem. Organizata te tjera jo qeveritare kane punuar gjithashtu shume, sidomos ne fushen e kultures dhe ate te medias, ku per shembull, radiot e pavarura jane bashkuar ne nje rrjet stacionesh qe transmetojne lajme te besueshme ne menyre te pavarur nga qeveria neper te gjithe vendin.


Kjo pune eshte esenciale. Nuk do te kete stabilitet ne rajon dhe natyrisht nuk do te kete paqe ne Jugosllavi deri sa Serbia te nise rrugen e demokracise. Megjithate, duket se komuniteti nderkombetar nuk e ka menduar kurre seriozisht kete opsion.


Ne qe luftojme per ta futur Serbine ne rrugen e demokracise kemi marre mbeshtetje minimale nga jashte. Ne vend te saj, detyra jone eshte bere me e veshtire nga vitet e gjate te izolimit nderkombetar. Ne praktike, sanksionet kane luajtur ne favor te ekstremisteve.


Ne kete atmosfere dominuese lufte, forcat antidemokratike gjithnje e me teper po humbasin durimin e tyre. Nderkohe, perpjekjet e huaja per te "asistuar" demokracine dhe respektimin e te drejtave te njeriut ne Serbi me premtime te vaketa per fonde, vetem sa e ekspozojne sektorin jo qeveritar perpara akuzave se ai eshte kolona e peste.


Shembulli me i fundit i nderhyrjes se huaj te pamenduar mire, ishte prezantimi ne Senatin Amerikan i nje "Akti te Demokratizimit te Serbise" pak perpara nates se pare te sulmeve ndaj Serbise. Ne mes te nje rremuje publiciteti, duket se ne po na premtohen shuma te medha parash per "te rrezuar nga pushteti Miloshevicin". Tamam ajo qe na duhej ne. Dhe parat gjithsesi asnje here nuk arrijne.


Brenda nje nate, sulmet ajrore te NATO-s kane fshire dhjete vjet pune te veshtire te grupeve kurajoze ne sektorin jo qeveritar dhe ne opoziten demokratike. Ne nuk jemi perpjekur te permbysim dike, por ne jemi perpjekur te zhvillojme institucionet e shoqerise civile, te promovojme vlerat civile dhe liberale, dhe per te mesuar zgjidhjen e konflikteve ne menyre paqesore.


Vetem kete fund jave, policia sulmoi zyrat e Qendres Ligjore Humanitare, e cila ka qene burimi kryesor i informacionit objektiv rreth asaj qe po ndodh aktualisht ne Kosove. Presidenti i Aleances Civile, kohet e fundit, eshte marre me force ne ushtri, dhe shume "persona te dyshimte politike" she aktiviste te te drejtave te njeriut jetojne me friken iminente te mobilizimit ne ushtri. Nderkohe, luftimet ne Kosove vazhdojne pa pushim, dhe e ardhmja e demokracise dhe e te drejtave te njeriut ne Serbi do te mbetet per shume vjete te tjera e paqarte.


Vojin Dimitrijevic, ish zevendes kryetar i Komitetit te te Drejtave te Njriut te Kombeve te Bashkuara dhe profesor i Ligjit Publik Nderkombetar ne Universitetin e Beogradit, eshte drejtor i Qendres per te Drejtat e njeriut ne Beograd.


Frontline Updates
Support local journalists