BULLGARI: SOCIALISTËT NDRYSHOJNË POLITIKËN E JASHTME

Liderët e rinj kanë bërë të çartë se ata nuk do të ndjekin në mënyrë të urtë politikën e qeverisë së përparshme sa i përket Irakut dhe Evropës.

BULLGARI: SOCIALISTËT NDRYSHOJNË POLITIKËN E JASHTME

Liderët e rinj kanë bërë të çartë se ata nuk do të ndjekin në mënyrë të urtë politikën e qeverisë së përparshme sa i përket Irakut dhe Evropës.

Qeveria e re e Bullgarisë e udhëhequr nga Socialistët ka distancuar vetvetën nga mbështetja e fuqishme e paraardhësit të saj për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, posaqërisht në Irak.


Këtë javë, Ivaylo Kalfin, ministri i ri i jashtëm, e bëri të çartë se ai favorizonte refuzimin e kërkesës së Uashingtonit dhe Bagdatit që Bullgari të zgjasë kohëzgjatjen e vendosjes së 400 trupave të saja në Irak pas 31 dhjetorit, afatit për tërheqje të caktuar nga parlamenti i Bullgarisë me 5 maj.


Deklarata e Kalfin u shoqërua me edhe një deklaratë tjetër befasuese, se koncenzusi kombëtar ende nuk është arritur për ndërtimin e bazave ushtarake të SHBA-së në Bullgari.


Të dy këto deklarata dallonin nga mbështetja e fuqishme e qeverisë së kaluar për koalicionin e udhëhequr të SHBA-ve në Irak dhe për prezencën e ushtrisë amerikane në Bullgari. Kjo qeveri e re e koalicionit morri qeverisjen në gusht pasi Partia Socialiste e Bullgarisë, BSP, fitoi 31 përqind të votave, më shumë se çdo parti tjetër politike, në zgjedhjet parlamentare të qershorit.


Megjithatë, BSP u detyrua të negocioi me muaj për të krijuar një aleancë me partinë minoritare turke, Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë, DPS, dhe me ish partinë qeverisëse Lëvizja Kombëtare e Simeonit të Dytë, NDSV.


Vendimi i NDSV për t’iu bashkangjitur administratës së re u vlerësua si garanci se ajo nuk do të heq dorë nga qëndrimi pro Evropës dhe pro Amerikës.


Kryeministri i ri, Sergey Stanishev, gjithashtu në fillim tentoi të bindë bullgarët se ai do të vazhdoj të mbështesë politikat ekzistuese. Ai tha se Bullgaria do të mbetet partner i besueshëm i Amerikës dhe në përfshirjen e saj në Irak.


Vizita e parë e jashtme e Stanishevit ishte baza e Bashkimit Evropian në Bruksel, që theksoj përqendrimin e tij për sigurimin e anëtarësimit të Bullgarisë në BE në kohën e caktuar.


Për të vërtetuar përqendrimin e tij ndaj BE-së, BSP gjithashtu premtoj të përshpejtoj aprovimin e kodit të ri penal, në të cilën Brukseli kishte insistuar. Ata gjithashtu u pajtuan të aprovojnë propozimin e mëparshëm të NDSV nga qershori, duke hequr dorë nga kërkesa e mëparshme për një debat të ri kombëtar. Por që nga këto gjeste dhe deklarata qetësuese, Stanishev dhe Kalfin kanë bërë të çartë se ata kanë pikëvështrimin e tyre sa i përket Irakut dhe BE-SË.


Derisa parlamenti zvogëloi numrin e ushtarëve bullgar nga 480 në 400 dhe votuan të përfundojnë misionin në Irak deri në fund të vitit si rezultat i presionit nga BSP, Stanishev për një kohë të gjatë refuzoi të qartësoi pozitën e tij rreth dërgimit të forcave Bullgare.


Javën e kaluar, ai tha se Bullgaria duhej të diskutonte këtë çështje me partnerët ndërkombëtar, duke shtuar se Uashingtoni nuk kishte kërkuar zgjatjen e mandatit të forcave Bullgare.


Por në fund të javës së kaluar, kur Kalfin pranoi se kishte pranuar kërkesën nga SHBA-të dhe Iraku, ministri i jashtëm doli në kundërshtim të kërkesës. “Ne nuk duhet të dërgojmë forca të reja,” ai tha.


Një kundërshtim tjetër doli në sipërfaqe javën e kaluar kur kryeministri dhe ministri i jashtëm e quajtën të “përshpejtuar” premtimin e ish ministrit të jashtëm për të lejuar krijimin e bazave ushtarake të SHBA-së në Bullgari.


Solomon Passy, i cili tani drejton komisionin parlamentar për politikë të jashtme, ka deklaruar se tri bazat amerikane me 2000 deri 3000 ushtarë do të hapen në bullgari.


Kalfin, megjithatë, theksoj se negociatat rreth bazave ushtarake ende ishin në fillim.


Shumë media kanë vlerësuar këtë si befasi, pasi gjashtë qeverisjes së NDSV bazat ushtarake amerikane ishin prioritet dhe kjo është diskutuar publikisht për më shumë se dy vite.


Gjithashtu, qeveria e re ka dhënë shenja se ka ndërmend të rishqyrtoj pikëvështrimin e saj ndaj anëtarësimit në BE, e cila tradicionalisht është vlerësuar si një çështje e cila ka gëzuar pajtim gjithëpërfshirës.


Stanishev kohëve të fundit pohoj se Bullgaria duhej të luftonte për interesat e saja gjatë procesit të integrimit.


Dhe nëse BE do të vendoste të shtyj anëtarësimin e Bullgarisë, ky vendim do të ishte “jokonsistent” pasi Sofia ka arritur aq sa edhe dhjetë anëtarët e ri sa i përket përgatitjeve për anëtarësim, ai pohoj.


Asnjë nga këto, natyrisht, nuk do të thonë se qeveria e udhëhequr nga Socialistët ka ndërmend të ndërmarrë ndryshime drastike ndaj prioriteteve të jashtme të Bullgarisë, por kjo në fakt reflekton qëndrimin e vjetër dhe naiv të ish zyrtarëve komunist ndaj diplomacisë ndërkombëtare.


Albena Shkodrova është drejtoreshë e projektit të IWPR/BIRN në Sofje.


Iraqi Kurdistan, Iraq
Frontline Updates
Support local journalists