BULLGARI: PARTIA TURKE NXITET TË RISHIKOJ POLITIKAT

Partia e cila përfaqëson minoritetin turk në Bullgari ballafaqohet me thirrje për të zgjeruar fokusin e saj të ngushtë mbi çështjet etnike.

BULLGARI: PARTIA TURKE NXITET TË RISHIKOJ POLITIKAT

Partia e cila përfaqëson minoritetin turk në Bullgari ballafaqohet me thirrje për të zgjeruar fokusin e saj të ngushtë mbi çështjet etnike.

Marrëdhëniet ndëretnike po dominojnë debatet politike në Bullgari para zgjedhjeve paralamentare në qershor, pasi opozita dhe publiku po sfidojnë rolin e partisë minoritare qeverisëse turke, Lëvizjën për të Drejta dhe Liri, MRF.


MRF, partner në koalicionin qeverisës të udhëhequr nga Lëvizja Kombëtare e Simeonit II, NMS, është duke u ballafaquar me sfida nga rivalët politik – turq dhe bullgarë – dhe fyerje nga shumë bullgarë.


Analistët thonë se partia shihet nga dy këndvështrime.


Disa konsiderojnë këtë parti si bashkëpunëtor të rëndësishëm në paqen etnike në Bullgari dhe mbrojtës se drejtave të minoritetit turk, të cilët përbëjnë rreth tetë përqind të popullatës tetë milionëshe.


Por ka të tjerë të cilët konsiderojnë MRF si tepricë e politikës postkomuniste në fillim të nëntëdhjetave – kur u krijua si përgjigje ndaj persekutimit të minoriteteve nga regjimi komunist – dhe besojnë se partia ka nevoj të reformohet.


Retorika e MRF që moti është dominuar nga çështjet etnike, dhe disa vëzhgues pohojnë se partia duhet të tregoj se është parti kombëtare e jo lëvizje e pastër etnike nëse ata dëshirojnë të ruajnë pushtetin pas zgjedhjeve të 25 qershorit.


Antonina Zhelizkova, udhëheqëse e Qendrës për Marrëdhënie Ndëretnike në Sofje, mendon se MRF ende reflekton prioritetet e të nëntëdhjetave dhe kjo parti do të pësoj ndryshime me hyrjen e Bullgarisë në Bashkim Evropian.


“MRF zgjodhi të ketë një profil të drejtave të njeriut pasi në atë kohë kjo ishte çështje parësore, jo vetëm për minoritete, por gjithashtu për shumë bullgarë,” tha ajo. “E ardhmja e saj në relacion me Bullgarinë në Evropë mbështetet në rolin e saj si forcë liberale në marrëdhëniet etnike në Ballkan.”


Opozita, në ndërkohë, akuzon partinë për cinizëm politik në mënyrën se si luan me rolin e saj etnik.


Demokratët për Bullgari të Fortë, DSB, një parti djathtiste e udhëhequr nga ish kryeministri Ivan Kostov, ka përshkruar MRF si një parti etnike jodemokratike e cila manipulon anëtarët e saj me pretekstin se po mbron të drejtat e tyre.


Kostov gjithashtu ka akuzuar liderin e MRF Ahmet Dogan se është një “mallkim mbi Bullgarinë”, duke pohuar se ai është duke ngadalsuar reformat duke u përqendruar në çështje etnike.


Në shkurt të vitit 2005, MRF kundërshtoj privatizimin e kompanisë më të madhe të duhanit në Bullgari, Bulgartabak, e cila kishte mbështetjen e qeverisë dhe Bashkimit Evropian, me arsyen se kjo industri tradicionalisht punëson turq. Kriza rezultoj në dorëheqjen e zëvendës kryeministreshës Lidia Shuleva.


MRF gjithashtu ballafaqohet me kritika nga publiku bullgar, ku shumë prej tyre e urrejnë partinë për shkak të shprehisë së ndërrimit të aleancave për përfitime politike.


Gjatë të nëntëdhjetave, MRF-ja ka qenë në aleanca formale dhe joformale me ish komunistët Partinë Socialiste Bullgare dhe opozitën kryesore Forcat e Bashkuara Demokratike.


Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, MRF ka fituar rreth tetë përqind të votave, duke fituar 21 vende në parlament dhe disa ministri. Që atëherë është mbështetësi kryesor i qeverisë majtiste-qendrore të udhëhequr nga ish mbreti bullgar Simon II Saxe-Coburg.


Për momentin ekzistojnë edhe tri faksione të tjera politike turke të cilat kundërshtojnë politikat e MRF. Këto grupe – të cilat së voni u bashkuan për të krijuar Lidhjen Demokratike të Ballkanit – janë Lëvizja e Krahut Demokratik, DDK, e udhëhequr nga Osman Oktai; Partia për Demokraci dhe Drejtësi, PDS, e udhëhequr nga Nejim Genchev; dhe Bashkimi i Turqëve të Bullgarisë, SBT, e udhëhequr nga Seihan Turkan. Kjo e fundit pohon se ka mbështetjen e rreth 300.000 bullgarëve turq në Turqi – dy herë më shumë se numri i votuesve turq të cilët jetojnë në Bullgari.


Partitë pohojnë se udhëheqësia e MRF ka zhgënjyer komunitetin turk, ku rreth 70 përqind janë të papunësuar.


Megjithate kundërshtarët e MRF ballafaqohen me probleme serioze, njëra nga ato është edhe besimi i gjërë tek minoriteti turk se ata nuk janë të gatshëm të konsiderojnë opcione të tjera politike dhe se duhen të kenë një lider të fuqishëm për ti mbrojtur intereset e tyre politike.


Shumë analistë besojnë se Dogan, i cili ka udhëhequr partinë që nga viti 1989, do të jetë vështirë të sfidohet.


Dogan vazhdimisht ka luftuar për qeverisje dhe është i njohur për menquri politike. Derisa ai ka bërë pak të hetoj persekutimin e bullgarëve turq nën komunizëm, ai është personalitet me popullaritet në komunitetin turk dhe ka mbështetës të besueshëm në rankun e lartë të MRF dhe ndër ish komunistë.


Zheliazkova beson se Dogan është i aftë të shëndërroj MRF prej një partie etnike në një parti kombëtare. “Ai ka punuar mjaft për të hapur partinë e tij ndaj secilit qytetar dhe ka inkurajuar mbështetësit e MRF që të jenë të lirë të votojnë për partitë joetnike,” ajo tha.


Konstantin Dimitrov, një personalitet udhëheqës në DSB dhe analist i sigurisë kombëtare, i sheh politikat e Doganit në një kontekst më të gjërë të anëtarësimit të Bullgarisë dhe Turqisë në BE.


“MRF duhet të lëjnë prapa identitetin e tyre etnik,” tha ai.


Por duke marrë parasysh se brutaliteti i regjimit komunist ende është i freskët në mendjën e votuesve turq – të cilët ende ndihen të diskriminuar në punësim, shëndetësi dhe shkollim – politikat e MRF për të luftuar për të drejtat e komunitetit do të kenë rol parësor.


Megjithate, sfida për MRF në javët e ardhshme para zgjedhjeve është të ndërrojë perceptimin se është një parti etnike e cila ka përfituar nga dështimet e regjimit të kaluar komunist.


Milena Borden është ligjëruese mbi zgjërimin e BE-së në Universitetin e Reading.


Frontline Updates
Support local journalists