Bukureshti Shton Përpjekjet për Anëtërësim në NATO
Politikanët Rumunë bashkohen me fushatën për anëtarësim në aleancën ushtarake Perëndimore
Bukureshti Shton Përpjekjet për Anëtërësim në NATO
Politikanët Rumunë bashkohen me fushatën për anëtarësim në aleancën ushtarake Perëndimore
Tensionet e fundit në Ballkan kanë nxitur autoritetet Rumune të shpejtojnë hapat për anëtarësim në NATO.
"Në përputhje me nevojat e sigurisë së vendit, anëtarësimi në NATO është synimi ynë kryesor afat shkurtër," thuhej në një deklaratë të qeverisë të Mërkurën e kaluar.
"Me përpjekjet e përbashkëta dhe vendosmërinë e forcave politike, në mund të krijojmë kushte të favorëshme që Rumania të ftohet për t'u anëtarësuar në NATO në takimin e vitit të ardhëshëm të Aleancës".
Pas anëtarësimit në aleancë të Republikës Ceke, Hungarisë dhe Polonisë, aleanca perëndimore ushtarake pritet të shqyrtojë një valë të dytë anëtarësimesh të reja në takimin e saj në Pragë në vitin 2002.
Të gjitha partitë e koalicionit, përfshirë edhe ultra nacionalistët e Partisë për Rumaninë e Madhe, PRM, kanë mbështetur pa rezerva anëtarësimin. Qeveria ka njoftuar gjithashtu se ajo do të kërkojë mbështetjen e mediave, organizatave jo qeveritare, si edhe të sindikatave.
Qeveria ka shtuar së fundi përpjekjet për të përmbushur ato që i quan kërkesa për anëtarësim në NATO.
Kryeministri Adrian Nastase ka thënë javën e kaluar se buxheti prej 850 milion dollarë Amerikan i Ministrisë së Mbrojtjes do të shtohet me rreth 35 përqind. Megjithatë, një masë tjetër, ka shkaktuar një furtunë të vërtetë. Presidenti Iliesku tha javën e kaluar se ai do të rishikonte një ligj të kohëve të fundit për sekretin, gjë e cila ka zemëruar aktivistët e demokracisë.
Një ekip i zyrtarëve të NATO-s ka përfunduar javën e kaluar një vlerësim katër ditor të kredencialeve të Rumanisë për Aleancën. Ky mision ka arritur në përfundimin se Bukureshti ka arritur përparime të dukëshme në fushat juridike, kushtetuese, politike, ekonomike, dhe atë të sigurisë, por ka ende disa fusha që kanë nevojë për përmirësime.
Kjo nuk është hera e parë që qeveria Rumune kërkon anëtarësimin në Aleancë. Ish administrata e qendrës së djathtë ka kërkuar për shumë kohë anëtarësimin në Aleancë. Ish administrata e qendrës së djathtë e Presidentit Emil Konstantinesku ka nisur katër vjet më parë një fushatë të rëndësishme për anëtarësim.
Atëherë, kërkesa e Rumanisë është bllokuar kryesisht për shkak të gjendjes së keqe ekonomike, pavarësisht mbështetjes së rëndësishme nga disa vende përfshirë Francën me të cilën Rumania ka lidhje të forta historike.
Por analistët mendojnë se këtë rradhë mundësia e Bukureshtit për anëtarësim është shumë më e mirë si rezultat i ngjarjeve në Ballkan.
"Perceptimi i NATO-s për Rumaninë duhet të ketë ndryshuar pas luftës së vitit 1999 në Jugosllavi dhe kërcënimeve të reja në rajonin e Ballkanit," thotë Kornel Kodita, një analist ushtarak dhe profesor i studimeve ndërkombëtare në Universitetin e Bukureshtit.
Ai thotë se SHBA, e cila ka kundërshtuar anëtarësimin e Bukureshtit në Aleancë në vitin 1997, ka ndryshuar pikpamjen ndaj Rumanisë pas mbështetjes më të fundit të Rumanisë për Aleancën gjatë konfliktit në Kosovë, "Gjatë bombardimeve të Jugosllavisë në vitin 1999, Rumania ka vepruar si një anëtar i Aleancës: i ka lejuar bombarduesit e NATO-s të përdorin hapësirën e saj ajrore dhe ka përmbushur obligimet e saj si për shembull ruajtja e embargos së naftës ndaj Beogradit".
Në atë kohë, ka pasur opozitë të gjerë të brendëshme ndaj qëndrimit pro NATO-s të qeverisë - shumë njerëz kanë mbështetur Serbinë dhe nacionalizmin e Sllobodan Millosheviqit.
Por qëndrimet kanë ndryshuar rrënjësisht. Një anketim i kohëve të fundit ka treguar se mbështetja për anëtarësimin ka arritur në rreth 80 përqind. Pas një dekade reformash të pasuksesëshme ekonomike, njerëzit mendojnë se gjendja e tyre financiare do të rregullohet pas anëtarësimit në NATO.
Ndryshimi i mendimit të opinionit publik është mbështetur edhe nga fitorja e fundit e Partisë Komuniste të Moldavisë, PCM, në zgjedhjet e zhvilluara në Moldavi në fund të muajit Shkurt.
Drejtuesi i PCM-së, Vladimir Voronin, një anti Rumun dhe ish shef i KGB-së në Moldavi, pritet të emërohet president i vendit. Rilindja e komunistëve në Moldavi mund të nxisë SHBA-në të mbështesë përpjekjet e Rumanisëpër anëtarësim në NATO, thotë Konstantin Balaceanu-Stolnici, një analist politik i gazetës së Bukureshtit Ziua.
"Nëse Rusia rikthehet në kufinjtë tanë lindor, NATO mundtë konsiderojë këtë si një argument të fortë për pranimin e Rumanisë, duke kundërshtuar kështu influencën e Moskës," thotë ai.
Rumania nuk ka interes të bëhet një zonë sigurie në Europën jug-lindore. Ne kemi interesat tona të sigurisë. Dhe kjo është arësyeja që dëshirojmë të anëtarësohemi në NATO".
Marian Ciriak është një bashkëpunëtor i rregullt i IWPR-së.