BRUKSELI U TREMBET MAFIOZEVE SERBE

Pushteti ne rritje i mafias Serbe mund te demtoje anetaresimin ne te ardhmen te rajonit ne BE.

BRUKSELI U TREMBET MAFIOZEVE SERBE

Pushteti ne rritje i mafias Serbe mund te demtoje anetaresimin ne te ardhmen te rajonit ne BE.

Tuesday, 6 September, 2005

Vrasja e kryeministrit Serb do te kete pasoja serioze mbi stabilitetin e Ballkanit, dhe do te ngadalesoje edhe me teper progresin e ngadalte te rajonit drejt integrimit Europian.


"Ky veprim tregon se si krimi i organizuar dhe terrorizmi kercenon te gjithe rajonin," ka thene Mladen Ivaniq, ministri i jashtem i Bosnjes. "Kjo, me siguri, do te kete pasoja per gjendjen ne rajon".


Ekziston frika se vrasja e Gjingjiq do te mund te paralajmeroje fillimin e nje skenari te erret - qe rrjetet e krimit te organizuar ne Serbi jane bere aq te forta saqe ato po shkojne drejt marrjes se pushtetit politik dhe gangserizimit te vete shtetit.


Frika per kete skenar te mundeshem do te thelloje edhe me tej ndarjen me te re qe ekziston ne Europe. Perdja e hekurt, e shkaterruar pas renies se komunizmit ne vitin 1989, tani po zevendesohet nga nje perde e Shengenit, e cila po ndan ato vende te cilat shpresojne te hyjne ne Bashkimin Europian vitin e ardheshem nga ato te cilat do te mbeten jashte.


Nga nente vendet ish komuniste te cilat jane planifikuar te anetaresohen ne BE ne Maj 2004, vetem Sllovenia eshte nje shtet i dale nga ish Jugosllavia. Kroacia ka bere kerkese, me ndihmen e Gjermaneve dhe Italianeve.


Por vdekja e Gjingjiq do te perforcoje edhe me teper idene e vendeve anetare te cilat kundershtojne zgjerimin, te cilat e konsiderojne Ballkanin dhe shumicen e shtete te dala nga ish Jugosllavia si vende te cilat nuk duhet te perfshihen tani per tani ne projektin e integrimit Europian. Sic ka thene edhe presidenti Kroat Stipe Mesiq "vrasja natyrisht nuk eshte nje gje e mire as per rritjen demokratike te Serbise dhe as per ne, te cilet jetojme ne rajon".


Vrasja e Gjingjiq natyrisht qe do te vonoje shpresat per anetaresim te Serbise ne BE. Dhe gjithashtu do te shtoje izolimin fizik te vendit nga pjese tjeter e Europes pas anetaresimit ne BE te Hungarise fqinje.


Burimet e sigurise ne Hungari thone se ato jane te shqetesuara nga mungesa e vendosmerise se autoriteteve Serbe per te luftuar rrjetet e trafikut te droges dhe te qenieve njerezore te cilat e perdorin Hungarine si transit per ne perendim.


Kufiri Serbo-Hungarez eshte ne process te shnderrimit ne linjen e frontit te luftes ndaj krimit te organizuar. BE dhe autoritete e Budapestit e kane perforcuar kontrollin ne kete zone, duke dislokuar personel te stervitur mire dhe teknologjine me moderne te pergjimit e cila lejon rojet kufitare Hungareze te shohin deri disa km ne brendesi te kufirit te territorit te Serbise.


Ne presionin e madh te Perendimit, qeveria e Gjingjiq u perpoq te shkaterronte kontrollin dhe pushtetin qe zoterojne grupet kriminale mbi ekonomine dhe shoqerine ne Serbi. Megjithate, lidhjet e tyre te ngushta me disa nga agjensite e sigurise te Serbise duket se kane bere qe keto perpjekje te deshtojne.


Qeveria Serbe ka leshuar nje urdher arresti per 200 anetare te bandes se Zemun. Vlen per tu theksuar se disa prej krimeve me te cilat ata po akuzohen tani jane kryer qe ne kohen e Millosheviqit, perfshire rrembimin dhe zhdukjen e ish presidentit te Serbise, Ivan Stamboliq dhe perpjekjen per te vrare Vuk Drashkoviq, drejtuesin e Levizjes per Riperteritje Serbe.


Megjithese vendet e Ballkanit dhe te ish Jugosllavise tanime jane te gjitha vende demokratike, institucionet e tyre te brishta, sistemet e drejtesise te paafta dhe progresi i tyre i ngadalte drejt shoqerive civile kane ndihmuar shume ne shtrirjen dhe zgjerimin e rrjeteve kriminale. Duke folur Nentorin e kaluar ne Konferencen e Londres per Krimin e Organizuar ne Europen Jug Lindore, Havier Solana, perfaqesuesi i BE per politiken e jashteme dhe te sigurise, ka thene se krimi i organizuar ka vendosur "nje sistem vertete grabitqar" ne Ballkan.


"Ballkani perendimor do te mbetet porta e krimit te organizuar per ne Europe deri sa rrjetet kriminale te ndalohen dhe te mos lejohen te kryejne veprimtarine ne vendet e tyre," ka thene ai.


Solana ka theksuar se sipas Interpol, grupe te krimit te organizuar nga ish Jugosllavia tani kontrollojne shperndarjen e rreth 70 perqind te heroines ne disa vende te Europes, dhe drejtojne rrjetet te cilat jane pergjegjese per trafikimin e 700,000 grave dhe vajzave per tregtine e seksit - prej te cilave 200,000 merren ose kalojne nepermjet Ballkanit.


Krimi i organizuar natyrisht nuk eshte nje problem vetem i Serbise: bandat kriminale jane active ne te gjithe Europen jugore, me rrjete te cilat kane lidhje deri ne Europen perendimore dhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Megjithate, agjensite e vendosjes se ligjit, policia dhe sistemi gjyqesor pergjithesisht i luftojne ato, dhe u bllokojne edhe pronat dhe llogarite bankare.


Por kjo nuk ndodh ne Serbi, kryesisht per shkak te natyres se vecante te regjimit te Millosheviqit nga viti 1991 deri ne vitin 2000, kur krimi i organizuar dhe shteti kane bashkejetuar ne nje marredhenie shume te ngushte.


Nje elite e re politike-biznesi-kriminale ka dale ne skene, dhe eshte lejuar te pasurohet, per sa kohe qe njerezit e saj mbeteshin besnike. Sherbimi i doganave te shtetit organizonte kontrabanden e cigareve dhe kaftes, ndersa paraushtaraket nen urdherat e ministrise se brendeshme plackisnin, vidhnin, dhe kryenin veprime per te shmangur sanksionet.


Budimir Baboviq, nje ish shef i zyres se Interpolit Jugosllav, thote se "nen regjimin e Millosheviqit lidhjet ndermjet krimit dhe politikes kane qene shume te ngushta. Ai praktikisht e ka ndertuar regjimin e tij mbi keto lidhje. Kriminele te njohur si Arkan u bene deputete, por ky nuk ka qene problemi me i rendesishem.


"Ndersa te gjitha nivelet e shoqerise u kriminalizuan, morali publik u shkaterrua krejtesisht. Ne kishim liri te kritikonim qeverine, por kur nuk ke moralin publik per te korrigjuar gabimet, kjo liri nuk ka asnje vlere".


Adam LeBor eshte autor i librit Millosheviq: Nje Biografi, e botuar nga Bloomsbury ne Britanine e Madhe.


Frontline Updates
Support local journalists