Bosnje: Zemerimi I Islamikeve Ndaj Ekstradimit Te Arabeve

Vendimi per t'u dorezuar Amerikaneve Arabet e dyshuar si terroriste ve ne pah pafuqishmerine e autoriteteve Boshnjake.

Bosnje: Zemerimi I Islamikeve Ndaj Ekstradimit Te Arabeve

Vendimi per t'u dorezuar Amerikaneve Arabet e dyshuar si terroriste ve ne pah pafuqishmerine e autoriteteve Boshnjake.

Friday, 18 January, 2002

Gjashte Arabe te cilet mendohet se po organizonin sulme ndaj objektivave Amerikane ne Bosnje, jane transferuar te Enjten ne mbremje ne nje baze Amerikane ne vend, duke shkaktuar zemerimin e Islamikeve dhe nje konfuzion ne sistemin gjyqsor te Bosnjes.


Gjykata e Larte e Bosnjes kishte vendosur qe gjashte Algjerianet te liroheshin te Enjten per mungese provash. Ata u jane dorezuar zyrtareve Amerikane dhe jane perhapur zera se ata do te dergohen ne bazen Amerikane ne Gjirin Guantanamo ne Kube, ku mbahen edhe rreth 80 te burgosur Talebane dhe anetare te Al-Kaidas.


Pas vendimit te gjykates, grupe njerezish jane mbledhur rreth burgut qendror te Sarajevos. Rreth 200 protestues Islamiste jane vendosur ne rruge per te bllokuar makinat e policise qe te nxirrnin nga burgu militantet islamiste.


Duke hedhur parrullen "Allahu eshte i Madh", nje nga protestuesit, Jasmin, ka thene per IWPR-ne: "Ne jemi ata qe mbrojne ligjin dhe jo policia".


Vendimi i gjykates Boshnjake nuk eshte kundershtuar vetem nga protestuesit. Ai eshte kundershtuar edhe nga organizmi me i larte gjyqsor ne vend, Dhoma e te Drejtave te Njeriut, e perbere nga 6 gjykates Boshnjak dhe 7 nderkombetare.


Nadja Dizdareviq, gruajs e njerit prej Arabeve te dyshuar, Boudalla Haj, u ka thene gazetareve se burri i saj eshte i pafajshem dhe se nuk ka asnje prove per ekstradimin e tij. "Kjo do te thote se Amerikanet i kane shpallur lufte Islamit dhe jo terrorizmit," ka thene ajo.


Perballja e te rinjve Islamist me policine ka zgjatur deri te Premten heret ne mengjes kurr rreth 400 police te pajisur mire kane shperndare demonstruesit dhe kane transportuar te dyshuarit si anetare te Al-Kaides ne nje baze Amerikane ne Bosnje, e cila mendohet te jete ose Butmir prane Sarajevos ose Vitina ne Tuzla.


Keto ngjarje kane qene pasoje e nje konfuzioni juridik qe ka zgjatur qe prej tre muajsh. Policia Boshnjake kishte arrestuar te dyshuarit ne muajin Tetor me kerkese te zyrtareve Amerikane ne Bosnje te cilet dyshonin se te arrestuarit po pergatisnin sulme ndaj interesave Amerikane.


Dyshimet e Amerikaneve bazoheshin ne pergjimet e bisedave ne telefona celulare ndermjet gjashte te dyshuarve.


Arrestimet kane shkaktuar nje sensacion ne Bosnje, ndersa ambasadat Amerikane dhe Britanike jane mbyllur per nje kohe te shkurter per shkak te frikes se militantet Islamiste mund te godisnin.


Zyrtare te larte te NATO-s kane njoftuar se arrestimet praktikisht "kane shkaterruar" nje rrjet te lidhur me organizaten Al-Kaida. Zyrtare te Aleances kane vleresuar autoritetet Boshnjake per punen e tyre te mire.


I pari qe eshte arrestuar ka qene Bensayah Belkacem, nje nderlidhes i rendesishem i disidentit Saudit Osam bin Laden. Ai eshte ndaluar ne qytetin e Zenices me 8 Tetor. Pese Algjerianet e tjere jane arrestuar ne Sarajevo me 18 dhe 19 Tetor.


Sipas burimeve prane hetimit, i dushuari kryesor, Belkacem, ka perdorur pasaporten e tij te Jemenit per te siguruar karte identiteti dhe pasaporte Boshnjake me emrin Abdulkarim Al-Sabahi. Ai fillimisht eshte akuzuar vetem per fallsifikim dokumentash.


Pese Algjerianet e tjere kane qene Saber Lahmar, Ait Idir Mustafa, Boudella Haj, Boumediene Lakhdar, dhe Nechle Mohamed. Lahmar ka qene i vetmi nga te gjashtet i cili nuk kishte nenshtetesine Boshnjake.


Sipas revistes Time, nje nga bisedat telefonike te regjistruara eshte bere ndermjet dy njerezve te cilet kane folur per nevojen e hakmarrjes ndaj sulmeve Amerikane ne Afganistan. Ne titullin e artikullit thuhej se nje nder biseduesit ka thene: "Neser do te fillojme".


Time dhe shume media te tjera kane njoftuar gjithashtu se telefoni celular ne pronesi te Belkacem ka pasur ne memorien e tij edhe numrin e nje bashkepunetori te ngushte te Bin Ladenit, Abu Bakr Zubaydah.


Lahmar eshte denuar ne vitin 1998 nga nje gjykate lokale me pese vjet burg per dy vjedhje makinash ne Zenica. Ai eshte falur me 6 Janar, 2000, dhe ne Prill 2001 ai eshte martuar me nje grua nga Sarajevo babai i se ciles punonte si punetor shtepie ne ambasaden Amerikane ne kryeqytet.


Policia ka dyshuar se Lahmar mund te kete mesuar hollesi te rendesishme rreth zyrave te ambasades, masave te sigurise dhe levizjes se zyrtareve te larte.


Shume njoftime kane spekuluar se lidhja e tij me ambasaden ka qene aresyeja per mbylljen e saj. Fakti qe ajo u rihap menjehere pas Lahmar dhe Algjerianet e tjere u arrestuan, dhe qe vjehrri i Lahmarit u pushua menjehere nga puna, e kane bere edhe me teper bindese kete teori.


Gruaja e Lahmar, Enisa Susiq, ka hedhur poshte cdo akuze ndaj burrit te saj. Ajo ka thene per IWPR-ne se burri i saj - i cili punonte si punonjes i bibliotekes ne xhamine e Qendres Islamike Mbreti Fahd ne Sarajevo - kishte ne plan te shkonte ne Siri per te vazhduar shkollimin e tij atje.


Babai i Enises, Mesud, ka thene se ai nuk ka folur kurre me dhenderin rreth punes se tij ne ambasade, duke shtuar se kontaktet e tyre kane qene shume te pakta sepse Algjeriani fliste shume pak gjuhen Boshnjake.


Persa i perket kater te dyshuarve te tjere, asnje informacion nuk eshte bere publik dhe mendohet se ata jane arrestuar per shkak te bisedave te tyre relativisht te shpeshta telefonike me dy te dyshuarit kryesore.


Ndalimi i te dyshuarve si terroriste e ka vendosur sistemin gjyqsor Boshnjak ne nje gjendje te veshtire. Sipas burimeve gjyqsore, Amerikanet nuk kane dorezuar asnje regjistrim te telefonatave te cilat ata thone se i disponojne, dhe sipas te cilave del se grupi po pergatiste nje sulm.


Kjo ka qene nje nder aresyet kryesore te vendimit te gjykates se larte Boshnjake per lirimin e te dyshuarve.


Rregjistrimet, nese ato ekzistojne me te vertete, jane bere ndoshta nga nje prej agjensive te sherbimeve sekrete Amerikane, te cilat nuk kane te drejte te regjistrojne telefonatat ne Bosnje.


Burime te aferta me autoritetet thone se vendimi i qeverise Boshnjake per te dorezuar te dyshuarit si terroriste Amerikaneve, ka qene nje vendim kryesisht politik.


Nese te dyshuarit do te mbaheshin ne burg, pa prova, autoritetet do te viheshin nen presion dhe sulme nga publiku ne Bosnje se kane shkelur procedurat ligjore te vendit. Megjithate, nese ata dorezoheshin, komuniteti nderkombetar do ta cilesonte Bosnjen si nje vend i cili strehon dhe ndihmon terrorizmin. Eshte e kuptueshme qe ka mbizoteruar frika nga hakmarrja e Perendimit.


Rasim Kadic, nje zyrtar i larte, ka thene se vendimi i qeverise ka qene pjeserisht nje pergjigje ndaj kerkesave te Amerikaneve dhe pjeserisht per shkak se qeveria mendonte se ata jane vertete fajtore.


Senad Slatina eshte nje gazetar i se perjaveshmes Slobodna Bosna ne Bosnje.


Frontline Updates
Support local journalists