BOSNJE: SHTOHET DHUNA ETNIKE
Fitorja e partive nacionaliste ne zgjedhjet e fundit mund te kete ndikuar ne shtimin e veprimtarise ekstremiste.
BOSNJE: SHTOHET DHUNA ETNIKE
Fitorja e partive nacionaliste ne zgjedhjet e fundit mund te kete ndikuar ne shtimin e veprimtarise ekstremiste.
Arrestimi i nje Muslimani te akuzuar per vrasjen e tre Kroateve te Bosnjes thekson shtimin e dhunes me motive etnike qe prej zgjedhjeve te Tetorit te kaluar.
Muamer Topalloviq, nje Boshnjak (Musliman i Bosnjes) 26 vjecar, do te dale para gjyqit ne fund te muajit Shkurt ne Mostar. Ai akuzohet se ka hyre ne shtepine e nje familjeje Kroate te Bosnjes ne fshatin Kostajnica prane Konjiq, rreth 80 km ne jug te Sarajevos, dhe ka hapur zjarr me nje pushke automatike AK-47.
Pensionisti Andjelko Andjeliq dhe vajza e tij Zorica dhe Mara kane humbur jeten ne kete incident. Djali i Andjeliq, Marinko eshte plagosur rende por ka mbijetuar.
Topalloviq mund te denohet me deri 20 vjet burgim nese gjendet fajtor per akuzat per vrasje me paramendim.
Sulmi i kryer ne prag te Krishtlindjeve ne familjen Andjeliq - refugjate Kroate te Bosnjes te cilet jane rikthyer ne shtepine e tyre ne rajonin e kontrolluar nga Muslimanet pas perfundimit te luftes - ka shkaktuar nje reagim te ashper ne te gjithe vendin.
Srdjan Dizdareviq, i Komitetit te Helsinkit per te Drejtat e Njeriut ne Bosnje Herzegovine, ka thene se numri i incidenteve te tilla eshte rritur ndjeshem ne rajon vecanerisht pas zgjedhjeve te pergjitheshme te Tetorit 2002, ne te cilat kane dale fitimtare tre partite kryesore nacionaliste, pas nje pjesemarrje te ulet te zgjedhesve ne votim.
Ne qytetin veri perendimor te Prijedor ne Republika Srpska, jane shenuar mbi 20 incidente me motive etnike qe prej Tetorit 2002. Gjate dhjete muajve te pare te vitit, ka pasur vetem dy incidente te tilla.
"Duket sikur rezultati i zgjedhjeve ka inkurajuar kriminelet dhe elementet nacionaliste ne Bosnje Herzegovine," thote Dizdareviq.
Zyrtaret perendimor agjensite nderkombetare nuk mund te konfirmojne dhe as te hedhin poshte ekzistencen e nje prirjeje te tille, pjeserisht sepse funksionet e kontrollit te policise jane transferuar nga Kombet e Bashkuara, Bashkimit Europian me 31 Dhjetor 2002, dhe nuk ka ende statistika te sakta.
Topalloviq eshte bere i njohur fillimisht ne fillim te vitit 2002. Ai ka dhene nje interviste per gazeten e perjaveshme te pavarur Slobodna Bosna te Sarajevos, ne te cilen ai ka pershkruar se si kishte udhetuar per ne Serbi ne Tetor 1998 me shprese per te vrare ish presidentin Jugosllav Slobodan Millosheviq, por edhe arrestimin e tij nga policia kufitare.
Per kete aresye ai ka kaluar me teper se tre vjet ne burgjet ne Sabac dhe Mitrovicen e Sremit, ku sipas tij eshte rradhur egersisht nga rojet e burgut.
Avokati mbrojtes i caktuar nga gjykata, Aid Glavoviq, ka thene per IWPR se "historia e jetes se tij eshte shembulli klasik i shqetesimeve te stresit post traumatic," duke shtuar se i pandehuri ka qene vetem 15 vjec kur ka filluar lufte ne Bosnje ne vitin 1992.
Megjithate, disa vezhgues kane fajesuar edhe influencen e organizatave radikale Islamiste, sepse mendohet se Topalloviq ka marre pjese dhe ka ndjekur leksionet e dhena nga disa prej ketyre organizatave.
Ne vitin 1996, Topalloviq eshte anetaresuar ne rradhet e Vehabije - Muslimane te cilet ushtrojne nje forme radikale te Islamit, e cila eshte ne kundershtim me trashegimine me tolerante Muslimane Otomane te Bosnjes. Grupi eshte quajtur keshtu sipas sektit Wahabbi, nje levizje me qender ne Arabine Saudite, pasuesit e se cilet e konsiderojne veten si te vetmit Muslimane te vertete.
Dy organizata promovojne Wahabizmin ne Bosnje - Rinia Aktive Islamike dhe Al Furkan. Ne fillim te hetimit te policise, Topalloviq mesa duket u ka thene oficereve se ai ka qene anetar i te dyja ketyre organizatave - nje deklarim i cili eshte kundershtuar qe prej asaj kohe nga te dyja organizatat.
Mustafa Ceriq, drejtuesi i komunitetit Musliman te Bosnjes, ka qene nder te paret qe ka denuar vrasjen e Kroateve te kthyer dhe te pafajshem si "nje krim kunder fese dhe besimit te Islamit", dhe u ka bere thirrje te rinjve te "qendrojne larg nga supersticioni, librat e pavertete, dhe mesuesit te cilet nuk duan te kuptojne mesimet e jetes sone autentike ne vendin tone".
Pavaresisht nga motivi i krimit, pjesa me e madhe e vendit e ka denuar kete veprim dhe nacionalizmin e dhunshem i cili duket se ka filluar te ngreje perseri krye qe prej muajit Tetor. Edhe babai i Topalloviq, Avdija, eshte bashkuar me shumicen dhe ka denuar veprimin e te birit. "Ai nuk eshte me im bir. Nuk dua te degjoj me kurre per te," ka thene ai.
Senad Slatina eshte nje gazetar dhe analist i pavarur ne Sarajevo.