BOSNJE: SHPERTHEN SKANDALI SEKSUAL
Nje organizate tjeter perendimore ne Bosnje goditet nga zerat se punonjesit e saj kane perdorur prostituta.
BOSNJE: SHPERTHEN SKANDALI SEKSUAL
Nje organizate tjeter perendimore ne Bosnje goditet nga zerat se punonjesit e saj kane perdorur prostituta.
Nje shofer Boshnjak ka thene se ai eshte shkarkuar nga puna nga nje projekt zhvillimi Amerikan me qender ne Sarajevo pasi ka shprehur pakenaqesi ne lidhje me transportimin e prostitutave.
Edin Zundo ka hedhur ne gjyq kompanine KPMG Consulting per mbarimin e kontrates se tij gjashte muaj me pare nga kontraktuesja e saj Barents Group, duke thene se kjo ka ardhur si rezultat i ankesave te tij.
Kjo ceshtje e cila do te shqyrtohet nga gjykata muajin e ardheshem, ka ndodhur pas rasteve te tjera ne te cilat jane perfshire kompani perendimore te cilat veprojne ne Bosnje dhe Herzegovine, te cilat jane perballur me akuza ndaj perdorimit te prostitutave nga anetare te stafit te tyre, si edhe pas nje skandali te madh rreth perfshirjes se organizmave te OKB-se ne tregtine Ballkanike te seksit.
Zundo ka sherbyer si shofer personal i drejtuesit te deges se Informacionit dhe Teknologjise, IT, te Barents perpara shkarkimit te tij. Sipas Zundo, shefi i tij ne Barents i ka thene: “Ti nuk je nje djale i mire. Nuk je shofer i mire”.
Megjithate, 27 vjecari Zundo ngul kembe se aresyeja e vertete per shkarkimin e tij ishte se ai eshte ankuar se i kane kerkuar te punoje edhe pas orarit zyrtar.
“Une i kam thene shefit tim se kisha nje problem me shefin e deges se IT, i cili me kerkonte te shoqeroja me makinen e kompanise prostitutat e tija,” ka thene Zundo per IWPR. “Ai me ka thene, ‘Jo Edin, nuk eshte problemi yt. Mos u perzje ne kete pune’”.
Zundo tani po kerkon kompensim per nje vit rroge te humbur si edhe sigurimet. Ai thote se pasi ka humbur vendin e punes me Barents, ai nuk ka arritur te gjeje nje vend tjeter pune per nje vit.
Barents, me qender ne Virginia, punon si kontraktore per Agjensine Amerikane per Zhvillimin Nderkombetar, USAID, duke zbatuar disa programe te medha per te ndihmuar ne rregullimin dhe menaxhimin e sistemit bankar te Bosnjes.
Zundo ka ngritur per here te pare ceshtjen e tij ne pranveren e vitit 2001 por zerat per perfshirjen e kompanise ne kete skandal kane dale ne publik pas botimit te nje artikulli ne gazeten Britanike Sunday Times.
Artikulli citonte nje bankier anonim i cili punon ne te njejtin projekt, i cili i ka percjelle te njejtat ankesa Departamentit Amerikan te Shtetit. Ambasada Amerikane ne Sarajevo ka hetuar per kete ceshtje, dhe ka urdheruar qe shefi i IT dhe shefi direkt i Zundos te largohen nga projekti ne Gushtin e vitit 2001.
Ne nje deklarate te bere me 12 Gusht 2002, ne reagim ndaj njoftimeve ne media, Amabsada Amerikane ka thene se megjithese pas nje hetimi te policise lokale nuk jane ngritur akuza kriminale, hetimi i saj i brendeshem “na ka dhene prova te mjaftueshme per te insistuar qe KPMG te largoje keta individe nga pozicionet e tyre ne nje projekt ndihme te financuar nga USAID”.
Ambasada ka thene se kjo eshte pjese e “politikes per tolerance zero” per puneonjesit dhe kontraktuesit “ne lidhje me perfshirjen ne prostitucion ne vende ne te cilat ai praktikohet”.
Ne pergjigje te hetimeve mbi kete ceshtje, USAID e ka drejtuar IWPR-ne per me teper informacion direkt tek Barents. Ne nje interviste telefonike, Ken Neal, nje zedhenes i KPMG dhe Barents ne New York, ka thene per IWPR se kompania i ka ofruar nje bashkepunim te plote hetimit te qeverise Amerikane.
“Pas nje hetimi te plote ne jemi informuar nga autoritetet lokale se asnje nga akuzat nuk kane qene te verteta,” ka thene Neal.
Ai ka shtuar se megjithese keta persona jane larguar nga projekti, ata nuk jane pushuar nga puna per KPMG, por jane larguar nga kompania per “aresye qe nuk kane te bejne me ceshtjen ne fjale”. Neal ka thene se as qe ka degjuar ndonjehere per Zundon, pavaresisht akuzes.
Zundo nga ana e tij, thote se policia lokale nuk e ka kontaktuar asnje here ate, megjithese ai thote se ka folur dy here me nje hetues te ambasades Amerikane, dhe ka dorezuar nje videokasete.
Pas nje punesimi te perkoheshem me USAID, Zundo thote se ai ka filluar te punoje si shofer me kohe te plote per Barents ne Shkuirt 2002. disa muaj me pas, ai ka shkuar ne aeroport me shefin e IT per te pritur “te dashuren” e tij e cila udehtonte nga Bratislava, Sllovaki.
Megjithate, ai eshte bere dyshues kur perfaqesuesi i Barents dhe gruaja, Suzana, nuk e njihnin njeri tjetrin per fytyre.
Zundo thote se ajo mesa duket kishte mberritur pa vize, dhe u perdoren lidhjet diplomatike per ta kaluar ate ne dogane. Ai me pas e ka njohur fotografine e kesaj vajze ne nje faqe Interneti, Captain 69 Worldwide Escort Review, ne te cilen ofroheshin vajza shoqeruese, te cilen e ka pare ne kompjuterin e shefit te IT.
Sipas Zundo, Suzana ka udhetuar ndermjet Sarajevos dhe Bratislaves disa here gjate vitit, duke sjelle edhe shoqe te tjera me vete.
Zundo ka treguar se ai i merrte me makine nga aeroporti dhe i conte ne shtepine e shefit te IT, ne nje makine me shenja te USAID dhe targa diplomatike, dhe gjithashtu thote se disa here i ka cuar edhe ne Mostar.
Prostitucioni dhe trafiku – shitja dhe blerja e vajzave ndermjet vendeve te ndryshme kunder deshires se tyre – jane nje biznes i madh ne Bosnje. Organizata Nderkombetare per Migracionin, IOM, ka llogaritur se ne vend jane trefikuar 6,000 – 10,000 vajza.
Me heret kete muaj Kathryn Bolkovac, nje ish hetuese e te drejtave te njeriut per Forcen Policore Nderkombetare te OKB-se, IPTF, ka fituar nje ceshtje gjyqesore ndaj Dyn Corp Aerospace UK Ltd.
Bolkovac ka thene se ajo eshte pushuar nga punedhenesi i saj, i cili eshte kontraktuesi per personelin e Departamentit Amerikan te Shtetit per Misionin e OKB-se, ne Prill 2001 per shkak te nje emaili te detajuar qe ajo i ka derguar DynCorp dhe zyrtareve te OKB-se duke folur pwr pwrfshirjen e mundwshme tw policisw nw trafikun e grave.
Nje gjykate e punes ka vendosur se kompania ka shkelur ligjet e Britanise se Madhe, dhe do te vendose per nivelin e deshmshperblimit qe duhet paguar ne tetor.
Ne nje deklarate, avokati i Blokovac, Karen Bailey, ka thene se “Ajo eshte perplasur me te fortet dhe ka fituar. Problemi trafikimit te grave eshte shume i madh, dhe rasti i Kathryn e ka nxjerre me teper ne pah kete”.
Zedhenesi i DynCorp Chuck Taylor nuk eshte pergjigjur kerkesave te IWPR per ndonje prononcim.
Kirsten Haupt, nje zedhenes i Misionit te OKB-se ne Bosnje, ka konfirmuar se ne 18 raste policet e IPTF-se kane qene “te implikuar ne incidente shkeljesh seksuale duke kerkuar sherbime seksuale”.
Ne keto raste ata jane derguar ne vendet e tyre, por asnje prej tyre nuk eshte debuar per perfshirje ne trafikim, ka thene Haupt.
Julie Poucher Harbin eshte nje gazetare e pavarur ne Sarajevo.