Bosnje: POLICIA FAJESOHET PER KRIMET E LUFTES

Gjykatat lokale nuk jane treguar te gateshme per te ndjekur penalisht policet e permendur nga hetuesit e OKB-se si te dyshuar per krime lufte.

Bosnje: POLICIA FAJESOHET PER KRIMET E LUFTES

Gjykatat lokale nuk jane treguar te gateshme per te ndjekur penalisht policet e permendur nga hetuesit e OKB-se si te dyshuar per krime lufte.

Me teper se 60 oficere te forcave te rendit te dyshuar per krime lufte jane perjashtuar nga sherbimi prej vezhguesve te policise se OKB-se gjate tre muajve te kaluar. Deri me tani askush nuk ka dale para drejtesise.


Organet lokale te drejtesise kane treguar nje mungese deshire per te ndermarre veprime. Gjykata e Hages per krime lufte, ICTY, e perballur me nje numer te madh rastesh, eshte e mendimit se roli i saj eshte te perballet vetem me kriminelet e medhenj, duke i lene ata te parendesishmit ne pergjegjesi te gjykatave kombetare.


Ne shumicen e rasteve, nuk eshte nisur asnje hetim zyrtar - perjashtimi nga detyra duket se konsiderohet si nje denim i mjaftueshem.


Nje prej atyre pak rasteve te cilat kane arritur ne gjykate ka qene ai i 9 policeve Serbe te Bosnjes nga qyteti veri perendimore i Prijedor, te cilet jane akuzuar per vrasjen e priftit Katolik Tomislav Matanoviq dhe familjes se tij ne perfundim te luftes.


Pas disa vonesave te shumta proceduriale, seanca gjyqesore ka filluar me 9 Dhjetor por eshte nderprere per shkak te nderprerjes se energjise elektrike. Autoritetet nuk kane thene se kur do te rifilloje ajo. Vezhguesit mendojne se politikanet e larte Serbe te Bosnjes jane perpjekur te vonojne kete process me shpresen se ai do te mbyllet perfundimisht, vecanerisht pasi gjyqi ka pasur nje presion te madh nderkombetar mbi Banja Lukan.


Gjykata e Hages ka denuar mungesen e vendosmerise te treguar nga autoritetet lokale. "Do te ishte nje perfundim tragjik dhe absurd nese policet e akuzuar per krime lufte do te perfundonin vetem me perjashtimin e tyre nga detyra," ka thene zedhenesi i Gjykates se Hages, Refik Hoxhiq, per IWPR.


Zyrtarisht, gjykatat lokale jane te detyruara te ndjekin penalisht te gjithe kriminelet e luftes, vecanerisht te dyshuarit te cilet nuk jane pjese e punes se Gjykates se Hages. Pasi gjykatat te mbledhin provat e mjaftueshme per ngritjen e nje padie, ata duhet te presin per autorizimin e gjykates se Hages per te kryer nje gjyq lokal.


Gjashtedhjete te dyshuarit per pjesemarrje ne krime lufte kane dale ne skene gjate certifikimit te forces policore lokale nga OKB. Procesi, i kryer nga Forca Policore Nderkombetare, IPTF, ka filluar me 18 Tetor 2002, dhe eshte menduar si nje menyre per ristrukturimin e forces si nje sherbim demokratik dhe profesional.


Ne perfundim te luftes, ne Bosnje kane sherbyer me teper se 40,000 oficere te forcave te rendit, dhe shume prej tyre kane qene pjestare te fraksioneve te ndryshme te armatosura gjate luftes. Nepermjet nje kontrolli te rrepte, IPTF e ka ulur numrin e kesaj force ne rreth 15,000. Rreth 64 anetare te forcave te policise kane figuruar si te perfshire ne krime lufte.


OKB eshte ne fazen perfundimtare te nje procesi apeli me ane te te cilit policet mund te kundershtojne shkarkimin e tyre.


Ne nje rast, nje polic nga Republika Srpska, RS, eshte perjashtuar nga forca policore sepse IPTF e ka identifikuar ate si nje pjesemarres ne vrasjen e te pakten tete Boshnjakeve (Muslimaneve te Bosnjes) civile ne fshatin Gornji Budelj ne vitin 1992, ndersa ai ishte anetare i forcave paraushtarake te Serbeve te Bosnjes.


Ne nje tjeter rast, dy police nga Boshnjak, jane pezulluar nga detyra per shkak se eshte zbuluar se gjate luftes ata kane sherbyer si hetues ne nje kamp per te burgosurit Serbe te luftes prane Sarajevos, ku te burgosurit jane keqtrajtuar fizikisht dhe menderisht.


Ne asnje rast nuk ka nisur ndonje hetim.


Mendohet se pjesa me e madhe e policeve te perjashtuar jane nga RS. Zedhenesi lokal i policise Zoran Glusiq nuk ka pranuar te komentoje per kete ceshtje, duke thene vetem se disa prej vendimeve te OKB-se mund te ndryshoheshin nga apeli.


Senka Nozica, nje avokate ne Sarajevo dhe anetare e komitetit te Helsinkit per te Drejtat e Njeriut per Bosnje Herzegovinen, ka shprehur besimin se nuk ka pasur asnjehere vullnet politik nga ana e autoriteteve ne asnje prej entiteteve per te denuar kriminelet te cilet i perkasin komuniteteve te tyre respektive.


"Asgje nuk mund te justifikoje mos hapjen e hetimeve nga ana e policise lokale dhe prokuroreve te rretheve mbi akuzat e paraqitura nga IPTF," ka thene ajo per IWPR.


Mos fillimi i ceshtjeve gjyqesore tregon haptazi gjendjen ne te cilen ndodhet sistemi gjyqesor ne Bosnje. Ky fakt tregon edhe nje here se vendimi i Gjykates se Hages per te lene ne doren e sistemit lokal te drejtesise denimin e krimineleve te luftes eshte nje vendim i gabuar.


"Fakti qe ne shumicen e rasteve as nuk kane filluar hetimet, tregon se prokuroret ne Bosnje nuk jane te afte te perballen me krimet e luftes," thote Hoxhiq.


Komuniteti nderkombetar ne Bosnje ka nisur nje numer reformash intensive ne sistemin gjyqesor te vendit me qellim mbeshtetjen per krijimin e nje gjykate shteterore ne mesin e muajit Janar. Ky projekt parashikon edhe krijimin e nje strukture per krimet e luftes ne perberje te kesaj gjykate, e cila duhet te ngrihet deri ne fund te vitit, dhe qe duhet te jete e afte te perballoje efektivisht te gjitha rastet e krimeve te luftes.


Procesi i leshimit te certifikatave per policet ne Bosnje Herzegovine duhet te perfundonte ne fund te vitit 2002, ne perputhje me perfundimin e mandatit te IPTF. Pasi te kene skaduar te gjitha afatet per vendimet e IPTF, organet e drejtesise ne Bosnje do te perballen me nje pergjegjesi te madhe nese nuk zbatojne detyrimet e tyre.


"Nuk do te kete me asnje shfajesim nese te dyshuarit per krime lufte ne rradhet e policise nuk dalin para drejtesise," thote Nozica.


Aldin Arnautoviq eshte kryeredaktor i Rrjetit Radiofonik Boram ne Bosnje.


Support our journalists