Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

BOSNJE: NJE AGJENT PARA GJYQIT

Nje ish punonjes i sherbimeve sekrete akuzohet se u ka dhene informata ekstremisteve te cilet ai ishte i ngarkuar per te mbajtur nen survejim.
By Ena Latin

Gjyqi i Munib Zahiragiq, nje agjent i sherbimeve sekrete i akuzuar se ka dhene informacione te dyshuarve si ekstremiste, pritet te hedhe drite mbi aktivitetet e agjenteve Islamik qe veprojne ne Bosnje.


Seanca, e cila do te mbahet ne gjykaten e Sarajevos gjate muajit te ardheshem, duhet te jape informacione te rendesishme edhe per autoritetet Amerikane ne akuzat ndaj Enaam Arnaout, i cili eshte arrestuar ne Chicago kete vit dhe eshte cilesuar si nje ndihmes i afert i Osama Bin Laden.


Akuza ne Sarajevo thote se Zahiragiq ka vjedhur disa qindra dokumente sekrete ndermjet viteve 1996 dhe 2000 kur ka qene i punesuar nga Agjensia Boshnjake per Dokumentim dhe Hetim, AID.


Dokumentat kane pasur te bejne me hetime dhe operacione survejimi ndaj vullnetareve Islamik, apo muxhahedineve te cilet u vendosen ne Bosnje-Herzegovine pas perfundimit te luftes.


Sipas akuzes, Zahiragiq i ka kaluar keto informacione sekrete drejtorit te Fondacionit Nderkombetar te Bamiresise, BIF, nje agjensie humanitare e cila eshte perfshire ne listen e Departamentit Amerikan te Shtetit ne fund te vitit 2001 si nje nga sponsorizueset e terrorizmit.


I lindur ne vitin 1953, Zahiragiq eshte diplomuar ne nje seminar fetar dhe eshte bere imam ne nje xhami ne Split. Ai eshte arrestuar nga regjimi i vjeter socialist ne Bosnje-Herzegovine ne vitin 1987 si i dyshuar per bashkepunim ne pergatitjen e sulmeve ndaj disa objektivave te rendesishem.


Ai eshte denuar me pese vjet burgim por eshte liruar perpara shperthimit te luftes ne Bosnje, dhe eshte bashkuar me Partine kryesore nacionaliste, ate te Veprimit Demokratik, SDA.


Fillimisht Zahiragiq ka sherbyer ne nje nga njesite e ushtrise Boshnjake ne Sarajevo, por shume shpejt ai eshte bere nje roje trupi i ish presidentit te atehershem te Bosnjes, Alija Izetbegoviq.


Me 26 Dhjetor, 1993, Presidenti Izetbegoviq e ka emeruar Zahiragiq si officer sigurimi ne ambasaden e Bosnjes ne Riad, Arabine Saudite.


Me pas, Zahiragiq eshte transferuar ne detyra te ngjashme ne Kuvait ku ai ka kritikuar haptazi vendin ne te cilin punonte, duke thene se ai kishte adoptuar nje "menyre shume liberale" te Islamit. Keto vleresime kane shkaktuar nje perplasje serioze te Zahiragiq me ish ambasadorin e asaj kohe ne Kuvait, Naim Kadiq, i cili kerkoi edhe rikthimin e tij ne Sarajevo.


Pasi eshte kthyer ne kryeqytetin Boshnjak, Zahiragiq eshte future ne radhet e AID ne Shtator 1996 dhe eshte caktuar te vezhgoje dhe analizoje te ashtuquajturin "Faktor AA". Ky eshte nje term i perdorur per vullnetaret Afro-Aziatik Islamik te cilet kane luftuar perkrah Boshnjakeve dhe kane qendruar me pas ne vend pas luftes.


Ne Qershor 2000 ai ka nderprere kontraten e tij me AID dhe eshte bere kryetar i deges se BIF per Bosnjen. Sipas policise vendase, Zahiragiq dhe drejtori i BIF Enaam Arnaout kane udhetuar ne Kaukaz per te cuar ndihma humanitare luftatareve Cecene ate vit.


BIF eshte percaktuar si nje sponsore e terrorizmit nga departamenti Amerikan i Shtetit ne fund te vitit 2001, dhe llogarite e saj bankare jane bllokuar. Ne Janar 2002 Arnaout ka hedhur ne gjyq FBI-ne ne nje perpjekje per te siguruar zhbllokimin e pronave dhe te llogarive. Megjithate, policia Boshnjake ka kontrolluar disa apartamente dhe zyra te figurave kryesore te organizates dy muaj me vone.


Policia ka gjetur nje disk kompjuteri i cili permbante dokumenta sekrete te AID ne apartametin e Zahiragiq. Kopje te dokumentave te tjera te cilesuara si sekrete, shume sekrete, apo sekrete shteterore jane gjetur ne garazhin e tij. Nje fotografi e Arnaout me Osama Bin Laden thuhet se eshte zbuluar gjate ketij kontrolli. Zahiragiq eshte arrestuar ne Sarajevo me 21 Mars dhe Arnaout ne Chicago me 30 Prill te ketij viti.


FBI ka deklaruar se Arnaout - i cili tani perballet me akuza se ka genjyer nen betim - ka pasur lidhje te ngushta me al-Qaeda dhe ka pasur mbeshtetjen e bin Laden.


Sipas zyres se Prokurorit Kantonal te Sarajevos, Zahiragiq i ka kaluar raporte te rendesishme te AID, dokumenta dhe informacione te tjera Arnaout, i cili me pas ka paralajmeruar te dyshuarit se policia Boshnjake i ndiqte dhe i vezhgonte.


Ne aktakuze thuhet se keto veprime kane demtuar seriozisht punen e AID, kane zbuluar metodat e saj operacionale, kane rrezikuar sigurine e agjenteve te saj dhe kane demtuar bashkepunimin e saj me sherbimet sekrete te huaja.


Si rezultat i rrjedhjes se ketyre informacioneve, disa te dyshuar mendohet se jane larguar nga vendi perpara se policia te mundte ti arrestonte. Akuza permend vetem dy nga me te njohurit - Abu Ma'ali dhe Mamdouh Salim.


Ma'ali ka qene nje nder komandantet e fundit dhe me radikal te El Mujaheed, nje njesi e perbere kryesisht nga vullnetare islamik Afrikan dhe Aziatik e cila ka vepruar ne Bosnjen qendrore dhe ka luftuar perkrah ushtrise se Bosnje Herzegovines.


Sipas burimeve te policise lokale, Ma'ali eshte kthyer disa here ne Bosnje pas luftes, duke perdorur dokumenta udhetimi me emra te ndryshem dhe kombesi te ndryshme te personave nga Algjeria dhe Kuvaiti.


Dihet se ai ka qendruar ne Bosnje per here te fundit ne Pranveren e vitit 2001. Sipas informacioneve te dhena policise Boshnjake nga agjensite e huaja te zbulimit, Ma'ali eshte nje nder aktoret kryesore te rrjetit te al-Qaeda dhe momentalisht eshte i fshehur se bashku me bin Laden.


Mamdouh Salim eshte nje inxhinier elektrik nga Iraku i cili, sipas dokumentave te FBI te publikuara perpara shpalljes se akuzave ndaj Arnaout ne Chicago, eshte perpjekur te bleje arme berthamore per llogari te al-Qaeda.


Ne veren e vitit 1998, Salim ka qene ne Bosnje me dokumenta te cilat e identifikonin si nje nder drejtoret e BIF. Ai eshte arrestuar ne Gjermani ne Shtator 1998 dhe eshte transferuar me pas ne nje burg Amerikan ne pritje te gjykimit.


Ende nuk dihet se sa luftetare te tjere Islamik pervec ketyre dy emrave te njohur, kane arritur te largohen nga Bosnja, fale aktivitetit e spiunazhit te Zahiragiq.


Ena Latin eshte nje pseudonym i nje gazetari te vendosur ne Sarajevo.