BOSNJE: NDESHJA HISTORIKE PRISHET NGA DHUNA
Megjithese eshte prishur nga dhuna e shikuesve dhe nje futboll i nivelit te ulet, takimi "miqesor" e kesaj jave ndermjet Bosnjes dhe Jugosllavise ka qene nje hap perpara per te dyja vendet.
BOSNJE: NDESHJA HISTORIKE PRISHET NGA DHUNA
Megjithese eshte prishur nga dhuna e shikuesve dhe nje futboll i nivelit te ulet, takimi "miqesor" e kesaj jave ndermjet Bosnjes dhe Jugosllavise ka qene nje hap perpara per te dyja vendet.
Ndersa takimi historik i futbollit ndermjet Bosnje Herzegovines dhe Jugosllavise, i luajtur ne Sarajevo te Merkuren ne mbremje, ka reflektuar disa nga ndjenjat me te keqia te dhunes etnike qe kane shenuar vitet Nentedhjete, ka pasur edhe disa shenja se shume njerez tanime kerkojne te lene pas kraheve te kaluaren.
Ekipi Jugosllav i perbere kryesisht nga lojtare Serbe ka mundur ekipin ne shumice Boshnjake me rezultatin dy me zero ne nje ndeshje te dobet te drejtuar nga nje gjyqtar Kroat.
Ndeshja dhe periudha pas saj eshte prishur nga tensionet etnike, te cilat kane treguar se ndjenjat e shetmuara nacionaliste mbeten ende nje problem serioz, por niveli relativisht i ulet i dhunes si edhe disa komente dhe kritika te matura pas ndeshjes ne te dyja vendet kane treguar se sa shume jane permiresuar marredheniet dhe ndjenjat pas perfundimit te luftes.
"Sjellja e disa tifozeve nga te dyja palet ka qene e ulet," ka thene nje shofer taksie ne Sarajevo, Esad Hadzic per IWPR. "Naten e kaluar me ka ardhur turp sepse Bosnja i ka trajtuar gjithnje me mikpritje vizitoret. Nuk pritet ashtu nje mik - pavaresisht se kush mund te jete ai.
"Megjithate, ne disa ndeshje te kampionatit tone ka pasur shume me teper tensioned he incidente, per te mos permendur tifozet famekeq Angleze dhe perplasjet e tyre," shton Esadi. "Duket se futbolli nxjerr nje pah nje ane te keqe te njerezve, keshtu qe une mendoj se ne nje fare menyre e kemi kaluar kete prove".
Sipas zyrtareve te OKB-se, 19 police vendas jane plagosur - dy prej te cileve rende - ndersa jane perpjekur te parandalojne perplasjet ndermjet tifozeve rivale. Per me teper, te pakten dy tifoze Jugosllave jane rrahur pasi nje grup njerezish ka ndaluar nje makine me targa te Malit te Zi dhe ka nxjerre jashte saj pasagjeret. "Veprime te tilla nuk duhet te ndodhin ne nje shoqeri moderne," ka thene zedhensja e OKB-se Kirsten Haupt.
Policia lokale, sjellaj profesionale e se ciles eshte vleresuar larte nga Forca Policore Nderkombetare e OKB-se, IPTF, ka arrestuar te pakten tete tifoze Boshnjak.
Shkaku i tensioneve ka qene i dukshem. Boshnjaket fajesojne Serbet per fillimin dhe pjesemarrje ne luften ne Bosnje, ne nje perpjekje per te ndare vendin dhe per te krijuar nje "Serbi te Madhe".
Keto tensione kane vazhduar pavaresisht faktit qe qe prej perfundimit te konfliktit ne Bosnje ne fund te viteve 1995 - dhe vecanerisht pas rrezimit te Sllobodan Millosheviqit pese vjet me pas - dy ish republikat Jugosllave kane permiresuar ndjeshem marredheniet ndermjet tyre.
Si rezultat, dy ekipet kombetare kane luajtur kunder njera tjetres per here te pare qe prej fillimit te viteve Nentedhjete ne nje turne ne Indi ne vitin 2001, teper larg syve te ekstremisteve.
Ndersa ndeshja e se Merkures ka qene e para e luajtur pas luftes ne fushen vendase, shume analiste e kane quajtur ate "nje ngjarje historike" e cila do te shenonte nje kapitull te ri ne marredheniet ndermjet dy shteteve te pavarura.
Megjithate, u duk se kjo ishtenje eksperience jo shume e bukur, fale nje loje me nivel te ulet, nje moti te keq dhe incidenteve te shumta gjate dhe pas ndeshjes.
Grupe tifozesh jane perpjekur te provokonin njeri tjetrin, ndersa mbeshtetesit Jugosllave kane therritur emrat e drejtuesve Serbe te Bosnjes dhe te akuzuarve si te dyshuar per krime lufte, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, ndersa Muslimanet jane pergjigjur me thirrjet "Allahu'ekber" (Zoti eshte i Madh). Shkembimi i sharjeve ka kercenuar te shnderroje pas ndeshjen ne nje perplasje te madhe, nje mundesi kjo e parandaluar nga policia vendase.
Shumica e lojtareve jane sjelle ne menyre profesionale dhe etike, megjithese media Boshnjake te Enjten ka kritikuar mbrojtesin e njohur Jugosllav, Sinisa Mihajlloviq per sjellje provokuese nacionaliste perfshire edhe perdorimin nga ana e tij e shenjes Serbe per fitoren me tre gishta.
Por nuk ka pasur vetem te keqia. Njoftimet ne media diten e neserme dukeshin me pak te interesuara per te shfrytezuar keto incidente per qellime te tjera sesa per te analizuar lojen dhe ndeshjen e te dyja ekipeve ne prak te fushates se tyre te ardheshme per kualifikimin ne Kampionatin Europian.
Duke lene me nje ane futbollin, publiku ne Sarajevo dhe Beograd duket se ka fajesuar grupe te vogla tifozesh te cilet kane qene pergjegjes per dhenien nje emer te keq vendeve te tyre. "Sporti duhet te konsiderohet i ndare nga politika, por une nuk mendoj se nje gje e tille mund te jete e mundur deri sa te rritet nje brez i ri me mentalitet te ri," ka thene Dejan Raduloviq, nje shites nga Beogradi.
Janez Kovac eshte pseudonimi i nje gazetari te vendosur ne Sarajevo. Daniel Sunter nga Beogradi ka kontribuar ne kete artikull.