BOSNJE: NATO SHKAKTON ALARM TE RREME

Planet e NATO-s per te filluar terheqjen e disa prej trupave te saj nga Bosnja nuk duhet te shkaktojne shqetesime.

BOSNJE: NATO SHKAKTON ALARM TE RREME

Planet e NATO-s per te filluar terheqjen e disa prej trupave te saj nga Bosnja nuk duhet te shkaktojne shqetesime.

Planet e NATO-s per te shkurtuar trupat paqeruajtese ne Bosnje jane kritikuar nga disa drejtime si nje fillim i nje terheqjeje te plote, por te gjitha shenjat jane qe ky hap eshte me teper ne drejtim te pakesimit te ineficiences dhe pergjigjes ndaj kushteve te reja ne vend.


Pas rishikimit te misionit te saj gjashte mujor, NATO me 10 Maj ka njoftuar vendimin e saj per te shkurtuar Forcen e Stabilizimit, SFOR, nga rreth 19,000 deri ne 12,000 njerez. "NATO po rishikon prezencen e saj ushtarake ne Ballkan per te reflektuar permiresimin e situates se sigurise ne rajon," thuhej ne nje deklarate te NATO-s. "Tani eshte e nevojeshme te krijohet nje force me fleksibel, me e lehte, dhe me e levizeshme, e cila do te jete jo vetem me kosto me efektive, por edhe e afte te perballoje me efektivitet sfidat e tanishme".


Keto ndryshime mendohet te zbatohen gjate 12 muajve te ardheshem dhe duhet te perfundojne deri ne mes te vitit 2003. Ne te njejten kohe, OKB dhe Forca Nderkombetare Policore, IPTF, mendohet se do te largohen nga Bosnja deri nga fundi i vitit 2002. IPTF eshte perpjekur te shnderroje milicite e periudhes se para luftes ne nje force policore moderne. Nje mision me i vogel i drejtuar nga BE, do te vazhdoje te beje punen e OKB-se nga Janari 2003 e ne vijim.


Shpjegimi kryesor per uljen e numrit te njerezve eshte se misioni i ndertimit te paqes ne Bosnje eshte pothuajse i perfunduar. Dhe disa thone se nevoja per te vazhduar luften ndaj terrorizmit ne rrafshin nderkombetar ka kaluar ne plan te dyte nevojen per te krijuar nje "ambjent te sigurte" ne Bosnje. Sic ka theksuar edhe sekretari i pergjithshem i NATO-s Lord Robertson: "Qekur ne kemi derguar forcat e para ne Ballkan, gjendja ka ndryshuar shume per me mire dhe ne po ndryshojme me te".


Ne te vertete, keto shkurtime duhet te shihen si zbatimi i synimit te sekretarit Amerikan te mbrojtjes Donald Rumsfeld, te cilin ai e ka shpallur menjehere pasi ka marre detyren, se "Djemte duhet te kthehen ne shtepi".


Ka shume mundesi qe ulja e numrit te njerezve nuk do te ndryshoje gjendjen ne vend. Ndersa ata qe duan te perhapin frike i paraqesin shkurtimet e personelit si nje parathenie te nje largimi te plote, eshte e rendesishme te kujtohet se NATO do te vazhdoje te qendroje ne Bosnje. "Une nuk mendoj se do te kete ndonje impakt negativ ne sigurimin e paqes dhe sigurise ne Bosnje herzegovine," thote Mario Brkiq, nje zedhenes i Zyres se Perfaqesuesit te Larte, ndermjetesuesit me te larte nderkombetar ne Bosnje.


IFOR dhe pasuesja e tij SFOR kane arritur me sukses te ndajne palet nderluftuese dhe te vendosin paqen. Qe prej asaj kohe, nuk ka pasur ndonje deshire te madhe - apo edhe mundesi - nga ndonjera prej paleve per te rifilluar konfliktin. SFOR, ashtu si misioni policor i OKB-se, ka vuajtur nga nje mungese stabiliteti sepse njesite dhe stafi drejtues levizin dhe nderrohen shpesh.


Ne kete situate, eshte e kuptueshme qe NATO deshiron te pakesoje prezencen e saj. Shkurtimet do te prekin kryesisht stafin ndihmes dhe trupat ushtarake pergjegjese per mirembajtjen e pajisjeve - si tanket - te cilat nuk jane perdorur prej vitesh ne Bosnje. "A kemi vertete nevoje per kaq shume kolonele te cilet nuk bejne asgje per te ruajtur paqen?" shtron pyetjen nje burim i SFOR-it.


Ndersa numri i trupave eshte nje faktor i rendesishem ne ruajtjen e paqes, ajo qe e ka bere vertete te sukseseshem misionin e SFOR-it ne te kaluaren ka qene deshira e vendeve kontribuese per te dhene nje kontribut te rendesishem. Disa mund te thone se deshira e vendeve per te dhene nje numer me te madh trupash eshte me pak e rendesishme se disa kohe me pare sepse tanime ish palet nderluftuese ne vend nuk tregojne asnje shenje se kane ne plan te rifillojne luften.


Ne mungese te nje kercenimi direkt per stabilitetin ne Bosnje, SFOR eshte marre kryesisht me ndjekjen e te dyshuarve per krime lufte. Mendohet se shkurtimet e numrit te ushtarakeve nuk do te kene asnje pasoje mbi kete aktivitet, sepse kjo gjithnje ka qene detyre e njesive speciale ushtarake si Forcat Amerikane Delta, te cilat nuk kane qene kurre nen komanden e NATO-s.


Nje zhvillim me negativ sesa ulja e numrit te trupave eshte transferimi i komandes se SFOR ne Shtabin Jugor te NATO-s ne Napoli, te Italise. Kjo do bente qe perfaqesuesi i larte te humbiste krahun e forte te nevojshem per te avancuar procesin e paqes. Sic thekson nje burim perendimor: "Per sa kohe qe trupat Amerikane dhe nje general Amerikan do te jene ketu, do te mbizoteroje qetesia".


Ndersa prezenca e NATO-s ne te gjithe Ballkanin do te ulet, eshte shume e rendesishme qe ajo te mbetet e vendosur per te perdorur me efektivitet trupat e saj, per shembull, te kryeje me teper patrullime te pikave te nxehta, vecanerisht ne rajonet ku vazhdon kthimi i refugjateve; te ndihmoje Perfaqesuesin e Larte te siguroje zbatimin e ndryshimeve kushtetuese te njoftuara se fundi; dhe te ndaje me teper informacione me misionin e policise te BE-se dhe perfaqesuesin e larte.


Me nje fjale, nje SFOR me i paket ne numer do te kete perseri nje mundesi te madhe te punoje ne menyre gjithnje e me te perqendruar. Kjo gje mund ti lejoje NATO-s te beje edhe me teper tani, ne menyre qe te kete me pak kokecarje ne te ardhmen.


Per te gjithe ata qe shperndajne frike, shkurtimet nuk perfaqesojne fundin e perfshirjes dhe presences nderkombetare ne Bosnje. Por NATO ende ka nevoje t'u provoje kritikeve te saj, si edhe atyre armiqve qe i kane mbetur, se ajo mbetet e angazhuar seriozisht ne Bosnje.


Daniel Korski ka punuar per OKB-ne ne Gjeneve dhe per Grupin Nderkombetar te Krizave ne Bosnje.


Frontline Updates
Support local journalists