BOSNJE: MINAT DEMTOJNE BARINJTE
Barinjte po detyrohen te heqin dore nga jeta e tyre nomade ne rajon per shkak te minave te mbetura nga koha e lufterave ne Ballkan dhe shtrengimi i kontrolleve ne kufi.
BOSNJE: MINAT DEMTOJNE BARINJTE
Barinjte po detyrohen te heqin dore nga jeta e tyre nomade ne rajon per shkak te minave te mbetura nga koha e lufterave ne Ballkan dhe shtrengimi i kontrolleve ne kufi.
Jeta e Ismet Fusko eshte zhvilluar sipas nje modeli te caktuar gjate gjysmes se shekullit te kaluar. Gjate muajve te nxehte te veres, bariu Boshnjak ndiqte tufen e tij ne rrugen e gjate dhe te lodheshme ne ish Jugosllavi ne kerkim te kullotave te mira per ne kohen e dimrit.
Pergjate rruges, ka pasur edhe probleme. Njehere atij i eshte dashur te kaloje lumin e ftohte Sava per t'iu shmangur patrullave te policise kufitare Kroate. Nje rast tjeter, nje prej deleve te tij ka shkelur ne nje mine anti tank, duke vrare njezet dele te tjera dhe duke e plagosur edhe vete ate ne kembe.
Kete vit ai ka vendosur te mos rrezikoje me ne nje udhetim te tille, kryesisht per shkak te minave te shumta qe gjendjen edhe sot e kesaj dite ne territorin e Bosnjes. Bariu 65 vjecar i eshte shtuar nje numri gjithnje e me te madh barinjsh te cilet kane hequr dore nga verimi i bagetive.
Ne fund te cdo muaji Tetor, me mberritjen e bores se pare ne Bosnje, Fusko mblidhte bagetite e tufes se tij nga kullotat verore ne faqet e malit Vlasiq dhe i conte ato ne nje udhetim prej rreth 400 kilometra ne lindje, drejt fushave dhe motit me te ngrihte te Vojvodines ne Jugosllavine veriore.
"Gjithnje e kemi pasur veshtire te sigurojme jetesen," thote jovan Vujoviq, nje bari tjeter i vjeter nga mali Vlastiq. "Qe prej fillimit te luftes, ka qene pothuajse e pamundur per ne te jetojme ne kete menyre".
Perpara luftes, shtrirja gjeografike e ish Jugosllavise kishte krijuar nje ambjent perfekt per kete menyre jetese nomade. Cdo dimmer, barinjte mund ti largoheshin dimrit te ashper ne malesite e Bosnjes dhe Malit te Zi duke i cuar delet drejt uginave dhe fushave te Serbise dhe Kroacise.
Edhe ne keto zona ata kishin ndonjehere probleme me policine dhe me pronaret e tokave - por pergjithesisht keto probleme zgjidheshin dhe barinjte nomade mund te jetonin ne kete menyre.
Megjithate, pas shperberjes se Jugosllavise, nomadet papritmas u gjenden ne mes minave te vendosura nga palet nderluftuese ne malet e tyre dhe rojeve kufitare ne kufinjte e shteteve te formuara rishtazi.
Duke ngrene luleshtrydhe te egra dhe duke pire raki kumbulle, ndersa qente e tij ruanin delet, Jovani tregon per menyren e vjeter te jeteses dhe veshtiresite qe ka tani. "Hidh nje sy perreth - Bosnja nuk ka asgje pervec maleve dhe delet nuk mund te jetojne ketu gjate dimrit," thote ai. "Ne duhet te levizim vazhdimisht me qellim qe te mbijetojme".
Si shume fermere te tjere ne Vlasiq, Jovan ka filluar te punoje qe ne moshe te vogel. Ai ka qene vetem 14 vjec kur ka bere udhetimin e pare per ne Kroaci duke shoqeruar babain dhe nje grup prej tre barinjsh te tjere. Kur babai i tij u plak dhe nuk kishte me mundesi te levizte, kopeja e deleve eshte ndare ne menyre te barabarte ndermjet te gjithe anetareve te familjes. Ndersa vellai e shiti pjesen e tij per te ndertuar nje pike sharrash per perpunimin e lendes drusore dhe nje ferme per rritjen e peshkut, Jovani vendosi te vazhdonte traditen e familjes pavaresisht veshtiresive te kesaj pune.
"Edhe perpara luftes ka pasur probleme per te levizur nga nje republike tek tjetra ne Jugosllavi," thote ai. "Policia mundohej te na kapte dhe na detyronte te paguanim gjoba nese nuk kishim dokumentat e duhura dhe certifikata veterinare".
Barinjte kalonin nete ne ujerat e ftohte te lumenjve duke kaluar delet e tyre mbi trape nepermjet lumit Sava per ne Kroaci. Ne raste te tjera, i fshihnin delet thelle ne pyje ku policia nuk mund ti zbulonte.
Por ne mesin e viteve Nentedhjete levizja per ne republikat e krijuara rishtazi u be pothuajse e pamundur.
Gjate viteve te fundit, ata mund te shkojne vetem deri prane brigjeve te lumenjve Sava dhe Drina, ne pjesen veriore dhe lindore te Bosnjes, ku duhet te luftojne per nje cope kullote, jo vetem me barinjte e tjere por edhe me banoret vendas dhe me refugjatet te cilet tani jetojne ne ato zona.
Veshtiresite ekonomike te Bosnjes kane pasur ndikimin e tyre edhe ne gjendjen e tokave bujqesore. Ndersa papunesia ka arritur nivelin e 65 perqind, njerezit jane detyruar te gjejne menyre te tjera jetese, dhe toka e punueshme po shfrytezohet ne menyre intensive.
Tradicionalisht, muajt e veres kane qene te mirepritura nga nomadet e Bosnjes, ndersa ata kane pasur mundesi te pushonin nga udhetimet e tyre te gjata dhe te ktheheshin prane familjeve ne mal. Por qe prej fillimit te luftes, edhe malet nuk kane qene te sigurta.
Duke pare nga mali Vlasiq veshtire se shikon ndonje shenje te mbetur nga lufta dhe shume njerez mund te mendojne se tanime lufta eshte vetem nje kujtim i larget - pejsazhi eshte shume i paprekur nga shkaterrimi i luftes. Por kercenimi i vertete ne Bosnje gjendet rreth 10 centimetra nen toke. Ekspertet e pastrimit te minave te cilet punojne ne kete rajon thone se vetem ne rajonin e Vlasiq gjenden rreth 50,000 mina.
Pavaresisht rreziqeve, barinjte duket se nuk jane te shqetesuar nga rreziku ndersa levizin neper faqet e malit. Jovani nxjerr nje harte te vjeteruar nga xhepi i pasem i pantallonave, te cilen ia ka dhene nje paqeruajtes Holandez, e cila tregon fushat e minuara me disa pika te kuqe. Kjo harte natyrisht nuk eshte asgje me teper se nje harte e pergjitheshme, por Jovani e tund ate ne ajer sikur ajo te kishte fuqi te mbinatyreshme per te larguar te keqen.
Pavaresisht se duket sikur nuk kane frike, pothuajse te gjithe barinjte tregojne histori per incidente me mina te cilat kane vrare delet e tyre apo i kane plagosur edhe ata vete. Organizatat nderkombetare jane perpjekur te informojne banoret per rreziqet e minave, por ata e kane te veshtire te japin mesazhin e tyre sepse eshte shume e veshtire te takohesh dhe te bisedosh me nomadet te cilet jane gjithnje ne levizje.
Por megjithe vendosmerine e popullsise nomade, duket se ngjarjet dhe ndryshimet e dekades se fundit kane prekur ndjeshem edhe jeten e tyre. Perpara luftes, ne rajonin e Vlasiq ka pasur mbi nje qind barinj, tani kane mbetur vetem rreth njezet.
Disa shpresojne te perfitojne kompensim nga autoritetet per delet e vrare nga shperthimi i minave, por ne fund te fundit problemi me i madh eshte se barinjte nomade kane humbur token dhe lirine e levizjes, dhe per fat te keq, kjo humbje nuk mund te kompensohet nga asnje shperblim financiar.
Richard Maxfield eshte nje gazetar i pavarur ne Bosnje.