BOSNJE: LUFTA PER HAPESIREN AJRORE

Nje perpjekje e autoriteteve te Sarajevos per te marre nen kontroll hapesiren ajrore te vendit duket se po deshton.

BOSNJE: LUFTA PER HAPESIREN AJRORE

Nje perpjekje e autoriteteve te Sarajevos per te marre nen kontroll hapesiren ajrore te vendit duket se po deshton.

Shtate vjet pas luftes per te fituar kontrollin ndaj tokes se saj, Bosnje Herzegovina tani po lufton per te marre nen kontroll qiellin mbi te.


Perpara konfliktit hapesira ajrore eshte kontrolluar nga Beogradi dhe Zagrebi, por me perfundimin e konfliktit vendi nuk kishte as fondet dhe as eksperiencen teknike te nevojeshme per te kryer kete pune.


Per momentin, shtresa e ulet e hapesires ajrore, nen 3,000 metra, eshte nen kontrollin e kontigjentit Francez te Forces se Stabilizimit te drejtuar nga NATO, SFOR. Kontrolli ajror Serb dhe ai Kroat vazhdojne te jene pergjegjes per hapesiren mbi tre mije metra sepse Bosnja ende nuk i ka mundesite per kete pune.


Kjo marreveshje eshte bere me organizmat shteterore te Bosnjes ne fillim te vitit 1997 kur trafiku ajror civil u rivendos. Tani, disa zyrtare te Sarajevos duan te blene radar te rinj, te cilat do te lejonin kontrollin mbi hapesiren ajrore dhe do te sillnin edhe fitime per vendin.


Ne baze te marreveshjes se vitit 1997, Kroacia dhe Serbia kane te drejten per te marre pothuajse 80 perqind te fitimeve nga fluturimet ne hapesiren ajrore te vendit. Serbia merr 44 perqind, Kroacia 34 dhe vetem 22 perqind i shkojne Bosnjes.


Sipas agjensise shteterore per trafikun ajror, kompanite ajrore paguajne pothuajse tete milion dollare Amerikan per te shfrytezuar hapesiren ajrore te Bosnjes. Eurocontrol, organizata Europiane pergjegjese per sigurine e fluturimeve ajrore ne vend, mbledh te ardhurat dhe i ndan ato sipas pjeseve te vendosura per te treja vendet. Pjesa e Bosnjes per momentin eshte vetem 1.3 milion dollare.


Sarajevo nuk zoteron te ashtuquajturin radar per trafikun ajror transit, sistemi i nevojshem per monitorimin e shtreses me te larte te ajrit.


Ne vitin 1998, autoritetet Boshnjake ndermorren disa hapa per te zgjidhur kete problem. Ish presidenti Alija Izetbegoviq ka nenshkruar nje marreveshje me Kompanine Amerikane Northrop Grumman per blerjen e nje radari per kontrollin e trafikut ajror transit me shumen prej 11.8 milion dollare. Rreth nje e katerta e kesaj shume eshte paguar disa muaj pas nenshkrimit te kontrates.


Por blerja e ketij radari eshte ndeshur menjehere me probleme te shumta ku jane perfshire politikanet Boshnjak dhe komuniteti nderkombetar. Zyrtaret te komunitetit nderkombetar kane insistuar se vendit i nevojitej vetem nje sistem radari terminal per aeroportin e Sarajevos. Kjo pajisje do te mbulonte nivelin e ulet te hapesires perreth aeroportit te Sarajevos dhe cmimi i tij ishte vetem rreth pese milion dollare.


Yves Lambert, koordinator nderkombetar per zhvillimin e aviacionit civil te Bosnjes, mendon se marreveshja e tanishme me Kroacine dhe Serbine shkon mire dhe nuk duhet te ndryshohet. Ai thote se, sipas Organizates Nderkombetare te Aviacionit Civil, ICAO, radaret Serbe dhe Kroate jane me teper se te mjaftueshem per te kontrolluar trafikun ajror mbi vend, dhe se blerja e nje radari te ri do te ishte humbje parash.


Lambert ka thene se radari i ri do te ngrinte cmimet e fluturimeve dhe se kompanite ajrore nderkombetare nuk do te pranojne te paguajne. Dhe keshtu, thote Lambert, Bosnja mund te mos marre as 1.3 milion dollaret te cilat tani i perfiton.


Pervec kesaj, Lambert thote se vendi ka nenshkruar nje marreveshje per t'u anetaresuar ne Sistemin e Trafikut Ajror te Europes Qendroe, CEATS, i cili do te marre nen kontroll hapesiren ajrore mbi Bosnjen dhe shtate vende te tjera (Austri, Itali, Slloveni, Sllovaki, Republika Ceke, Hungari dhe Kroaci) ne vitin 2010.


Marreveshja kushtezon qe Serbia dhe Kroacia te vazhdojne te kontrollojne qiejt e Bosnjes deri ne ate kohe. Lambert thote se kjo eshte nje aresye me teper qe Bosnja te mos e bleje sistemin e saj te kontrollit te trafikut ajror.


Disa zyrtare te Sarajevos kundershtojne aresyetimin e Lambert dhe ngrene dyshime mbi deshiren e tij te mire. Nje ish drejtor i autoritetit te aviacionit civil te vendit, Zijad Sisiq, thote se ne kundershtim me ato qe thote Lambert, ekspertet e Eurocontrol kane rekomanduar ne Qershor 2000 blerjen e pajisjeve te radarit per kontrollin e trafikut ajror mbi Bosnjen.


Sisiq dhe bashkepunetoret e tij kane bere edhe disa studime dhe llogaritje sipas te cilave blerja e radarit nga Northrop Grumman do te justifikohej plotesisht dhe do te rezultonte me fitim edhe nese CEATS fillon aktivitetin e saj te kontrollit te hapesires ajrore ne vitin 2010. Sipas llogaritjeve te tyre, deri ne kete date fitimet nga pagesat e kompanive ajrore per perdorimin e hapesires ajrore do te ishin disa here me te medha se sa cmimi i blerjes se radarit.


Sisiq ka permendur gjithashtu edhe grevat me te fundit ne Europe nga ana e personelit te kontrollit ajror te cilet kane frike se do te humbasin vendet e punes si pasoje e integrimit te ketij procesi. Ai ka thene se nje gje e tille kercenon seriozisht planet per kontrollin e integruar te hapesires ajrore.


Sipas bashkepunetoreve te Sisiq, nese radari blihet ne shumen prej 12 milion dollare brenda gjashte muajve te ardheshem dhe te vihet ne pune deri ne vitin 2003, ai mund te sjelle nje fitim prej 50 milion dollare per vendin gjate shtate viteve te ardheshme.


Per momentin, duket se te gjitha pagesat ndaj Northrop Grumman jane bllokuar dhe askush nuk duket te dije se cfare marreveshje eshte arritur me kompanine. Amadeo Mandiq, drejtues i autoritetit te aviacionit civil, ka thene javen e kaluar se tenderi per blerjen e nje radari per aeroportin e Sarajevos do te zhvillohet se shpejti. Ai ka llogaritur se kostoja e ketij radari mund te jete rreth pese milion dollare.


Sisiq mendon se nje qendrim i tille demton interesat shteterore te Bosnjes, dhe per kete aresye ai ka kerkuar nisjen e nje procesi gjyqesor nderkombetar per te kerkuar te drejten e vendit per te pasur kontroll te plote mbi hapesiren e tij ajrore.


Senad Slatina eshte nje gazetar i se perjaveshmes Slobodan Bosna ne Bosnje.


Frontline Updates
Support local journalists