Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

BOSNJE: KERKOHET NDRYSHIMI I MARREVESHJES SE DEJTONIT

Perendimi duket se po perpiqet te shmange kerkesat per ndryshime rrenjesore ne kushtetuten e Dejtonit.
By Sead Numanovic

E ardhmja e anetaresimit te Bosnje Herzegovines ne NATO dhe BE do te shikohet me vemendje me vone kete muaj kur drejtuesit e Bosnjes do te paraqesin zyrtarisht propozimet per reforma kushtetuese te cilat jane te nevojeshme per anetaresim ne keto institucione.


Plani, i pergatitur nga anetari Boshnjak (Musliman i Bosnjes) i presidences tre paleshe, Sulejman Tihiq dhe i mbeshtetur nga kolegu i tij Kroat Dragan Coviq, ben thirrje per nje ndryshim rrenjesor te kushtetutes se Dejtonit, e cila konsiderohet si nje pengese e madhe per anetaresim ne BE dhe NATO.


Tre komisionet e krijuara nga Zyra e Perfaqesuesit te Larte, OHR, priten te njoftojne propozimet e tyre per reforma per unifikimin e sistemit te taksave ne vend, mbrojtjen dhe sherbimet sekrete, brenda fundit te ketij viti. Keto reforma do te jene nje hap i rendesishem drejt centralizimit te qeverise por, disa dyshojne, se ato nuk do te jene ne nivelin e ndryshimeve rrenjesore te cilat nevojiten nese Bosnje Herzegovina do te mund te anetaresohet ne BE dhe NATO.


Per momentin, Bosnje-Herzegovina nuk do te jete ne gjendje te anetaresohet ne NATO apo BE per shkak te kushtetutes se tanishme, e cila eshte krijuar nga marreveshja e Dejtonit ne vitin 1995, kryesisht per shkak te faktit se pushteti ekzekutiv ende eshte ne dore te OHR, e cila momentalisht drejtohet nga Paddy Ashdown.


Ne prag te berjes publike te propozimeve te tij me vone kete muaj, Tihic ka folur pak dite me pare me IWPR ne lidhje me reformat.


"Per sa kohe qe vendi yne eshte kaq i varur nga perfaqesuesit nderkombetare, ai nuk mund te integrohet krejtesisht ne organizmat transatlantike dhe Europiane," ka thene ai, duke theksuar nje komponent te rendesishem te propozimeve - minimizimin e pushtetit dhe autoritetit te OHR.


Te tjere elemente te planit te Tihic - te cilat drejtuesi i partise Boshnjake per Veprim Demokratik, SDA, shpreson se do te diskutohen ne nje konference te sponsorizuar nga komuniteti nderkombetar ne muajin Shtator - jane ndryshimet ne sistemet e mbrojtjes dhe ate zgjedhor te vendit.


Tihic deshiron nje structure te vetme drejtuese te ushtrise ne menyre qe te anetaresohet ne programin Partneritet per Paqe te NATO-s - hapi i pare drejt anetaresimit te plote ne aleance.


OHR ka nisur tanime nje ndryshim radikal te structures se mbrojtjes te Bosnjes qe pas skandalit te vitit te kaluar te kompanise ORAO ne Republika Srpska, e cila u zbulua se kishte shitur pjese kembimi per helikopteret Irakut, ne kundershtim me embargon e armeve te OKB-se. ashdown ka shkrire keshillin supreme te mbrojtjes se Serbeve te Bosnjes me 2 Prill pas zbulimit te ketij fakti.


Tihic deshiron gjithashtu nje ndryshim rrenjesor te sistemit zgjedhor i cili do ti jepte te drejten nje Serbi i cili jeton ne Federate te kandidonte per postin e anetarit Serb te presidences tre paleshe. Po ashtu, Muslimanet dhe Kroatet ne RS do te ishin ne gjendje te kandidonin per postet e komuniteteve te tyre respective ne drejtimin e shtetit.


Tihic nuk ka pranuar te thote nese i njejti parim do te zbatohet edhe per zgjedhjet parlamentare.


Ai gjithashtu kerkon te mos lejoje qe nje numer i vogel deputetesh te bllokojne miratimin e ligjeve ne asamblene shteterore. Per momentin, ata mund ta bejne nje gje te tille nese ligjet e propozuara konsiderohen se rrezikojne interesat kombetare. Propozimi i ri ben fjale qe presidenca e shtetit te vendose per keto ceshtje, dhe ne rast te mosmarreveshjeve te metejeshme do ti kerkohet gjykates kushtetuese te jape vendimin e saj.


Disa e kane kritikuar planin e Tihic per shkak se sipas tyre ai nuk permban shume hollesi dhe me teper zgjatet me fjale boshe.


Analistet kane thene se qellimi kryesor i propozimeve eshte te shtohet presioni ndaj OHR qe ajo te miratoje nje sere reformash me radikale ne lidhje me centralizimin, te cilat jane kerkuar prej kohesh nga Muslimanet dhe shume Kroate.


Mesa duket ekziston edhe nje plan per te mbajtur nen presion Banja Lukan e cila vazhdimisht eshte shprehur e vendosur kunder cdo hapi per centralizimin e vendit.


Ne fakt, Banja Luka e ka kundershtuar tanime propozimin e Tihic. Zyrtare nga kabineti i anetarit te presidences se RS Borislav Paravac e kane pershkruar planin per ndryshimet e propozuara te kushtetutes se Bosnjes si "nje rikthim ne te kaluaren" - nje reference e qarte ndaj frikes se Serbeve se mund te shnderrohen ne nje pakice ne nje shtet te unifikuar.


Kryeministri i RS Dragan Mikereviq ka thene muajin e kaluar se propozimet nuk ishin me vend dhe se Dejtoni duhet te mbetet baza e kushtetutes se vendit deri sa te tre grupimet etnike ne vend te bien dakort per formen e reformave qe duhet te ndermerren.


"Ne duhet te zhvillojme me tej besimin e qytetareve ne Bosnje Herzegovine mbi bazen e Marreveshjes se Paqes se Dejtonit," ka thene ai.


Komuniteti nderkombetar eshte perpjekur te frenoje kete plan dhe mundesine e organizimit te ndonje konference per diskutimin e tij, duke insistuar se nese Dejtoni do te konsiderohet i pavlefshem atehere me pare duhet te jete arritur nje konsensus ndermjet te gjitha paleve per ndryshimet ne Bosnjes.


"Nese nje konference e tille behet realitet, ajo duhet te iniciohet brenda ne Bosnje. Mesa di une, nuk ekziston ende nje mendim i perbashket per nje inisiative te tille," ka thene Michael Humphreys, shefi i delegacionit te komisionit te BE ne Bosnje Herzegovine, pas takimeve me Tihic ne Bruksel muajin e kaluar.


Ai ka shtuar se Bosnje Herzegovina ka ende shume rruge per te bere perpara se BE te filloje te konsideroje mundesine per pranimin e saj dhe se cfare hapash duhet te ndermarre vendi per tu pranuar ne BE.


Por pavaresisht se cfare forme do te kene institucionet e ardheshme te Bosnjes, te gjitha palet bien dakort per nje gje - se do te duhet nje fare kohe perpara se marreveshja e Dejtonit te behet e pavlefshme.


Sead Numanoviq eshte nje gazetar i se perditeshmes Dnevni Avaz te Sarajevos.


As coronavirus sweeps the globe, IWPR’s network of local reporters, activists and analysts are examining the economic, social and political impact of this era-defining pandemic.

VIEW FOCUS PAGE >