Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Bosnje: Ekstradimet Mund Te Rrezikojne Anetaresimin Ne Ke

Bosnja mund te kete rrezikuar anetaresimin e saj ne nje organizem te rendesishem Europian si pasoje e dorezimit te Arabeve te dyshuar per terrorizem, Amerikaneve.
By Janez Kovac

Vendimi i diskutueshem i Bosnjes per te dorezuar gjashte Arabe te dyshuar si terroriste SHBA-se mund te rrezikoje shanset e vendit per anetaresim ne Keshillin e Europes, KE, ka paralajmeruar kete jave nje zyrtar i larte i OKB-se.


Madelene Rees, Komisionerja e Larte e OKB-se per te Drejtat e Njeriut, UNHCHR, e ka bere kete paralajmerim ne nje konference per shtyp ne Sarajevo te Marten, disa ore perpara se asambleja parlamentare e KE-se te bente rekomandimin per pranimin e Bosnjes.


Por dorezimi i te dyshuarve per terrorizem nga Bosnja mund te rrezikoje procesin e anetaresimit meqenese KE i konsideron ceshtjet e te drejtave te njeriut si nje aresye madhore per mospranimin apo shtyrjen e anetaresimit ne organizate. Anetaret e Keshillit do te votojne per kete ceshtje ne muajin Prill.


Pese nga te dyshuarit ishin arrestuar ne lidhje me nje komplot te mundeshem per te sulmuar ambasadat Amerikane dhe Britanike ne Sarajevo ne Tetor te vitit te kaluar. I gjashti eshte ndaluar si i dyshuar per kontakte me Osama bin Laden. Te gjithe te ndaluarit tani mendohet te jene nen arrest ne bazen ushtarake Amerikane ne Gjirin Guantanamo ne Kube.


Zhurma e madhe rreth ketij rasti ka te beje me faktin qe te ndaluarit ishin liruar me pare nga gjykata e larte e Bosnjes per mungese provash dhe dhoma e te drejtave te njeriut ne Bosnje kushte urdheruar ndalimin e ekstradimit deri sa te degjohej edhe apeli i avokateve te tyre.


"Nevoja per te luftuar terrorizmin e te gjitha formave eshte legjitime dhe e kuptueshme - megjithate, ajo nuk duhet te behet ne menyre te tille qe cilido te mund te mbahet peng per kete aresye," ka thene Rees.


Shume njerez mendojne se qeveria e Bosnjes eshte gjendur ne presion nga SHBA per te dorezuar gjashte te ndaluarit Arabe me 17 Janar. Ambasadori Amerikan Cliford Bond ka hedhur poshte keto zera. Por shume Boshnjake nuk jane bindurnga kjo dhe jane te zemeruar me qeverine e tyre per shkak se ajo i eshte nenshtruar presioneve te Uashingtonit.


Megjithese Boshnjaket mbeshtesin fushaten e tanishme Amerikane per te luftuar terrorizmin nderkombetar, shume njerez mendojne se shkelja ne kete menyre e ligjeve te vendit demton rende imazhin e tij.


Zyrtaret nderkombetare te vendosur ne Bosnje nuk kane pranuar te komentojne per kete ceshtje, mesa duket duke mos dashur te kritikojne haptazi qeverine Amerikane, por disa prej tyre kane pranuar se nje gje e tille do te demtoje demokracine e re dhe te pakonsoliduar ne vend.


"Nuk diskutohet qe eshte dashur te ndermerren veprime ligjore ndaj atyre gjashte njerezve nese do te kishte pasur prova te cilat i implikojne ata ne aktivitete terroriste," ka thene nje zyrtar Perendimor. "Por kjo gje mund dhe duhej te ishte bere sipas ligjit - dhe jo ne kete menyre".


Duket se ne rastin e arrestimit te gjashte Arabeve ka pasur probleme qe prej arrestimit te tyre ne Tetor te vitit te kaluar.


Fillimisht, ka pasur dyshime te medha rreth thenieve te SHBA-se se i dyshuari kryesor, Bensayah Belkacem, ka qene nje figure e rendesishme e rrjetit te Al-Kaida dhe kishte pasur lidhje te ngushta me Bin Laden. Nje hetim i policise lokale ka zbuluar vetem se anetaret e ketij grupi kishin fallsifikuar dokumentat, por edhe kjo akuze me pas u rrezua.


Me pas, mediat ne Bosnje njoftuan se si SHBA ashtu edhe NATO nuk ishin te gateshme te jepnin provat kryesore te cilat implikonin grupin per shkak se nuk deshironin te ekzpozonin rrjetin e tyre te sherbimeve sekrete ne vend.


Pa fakte te rendesishme ne dore, gjykata e larte vendosi lirimin e te dyshuarve. Megjithate, shtypi Boshnjak thote se zyrtaret Amerikan kishin siguruar qe me pare nje premtim per dorezimin e tyre duke kercenuar per ndermarrjen e sanksioneve te ashpra nese qeveria Boshnjake nuk do te bente nje gje te tille.


"Eshte e qarte se ne kete proces eshte shkelur ligji…dhe shkelja e te drejtave themelore te njeriut perben nje rrezik te madh per te ardhmen e demokracise dhe lirive," ka thene Rees.


Ajo ka kerkuar ndermarrjen e veprimeve ligjore ndaj atyre zyrtareve te qeverise dhe policise Boshnjake te cilet kane marre pjese ne ekstradim, por ka theksuar gjithashtu se ajo i konsideron edhe zyrtaret Amerikane te perfshire ne kete rast po aq pergjegjes. "Ne nuk mund te kemi nje sistem te dyfishte. Ligji ose zbatohet ose shkelet," ka thene ajo.


Janez Kovac eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR-se.