Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Bosnje: Bashkohen Perfaqesuesit E Linjes Se Ashper

Nacionalistet ne te gjithe Bosnjen kane shfrytezuar preokupimin e perendimit me Afganistanin per te perforcuar pozitat e tyre te linjes se ashper.
By Janez Kovac

Ndersa syte e gjithe botes jane drejtuar nga Afganistani, nacionalistet e linjes se ashper kane filluar te dalin nga bunkeret e tyre ne Bosnje Herzegovine dhe po perpiqen te bllokojne reformat aq te deshiruara politike, institucionale dhe ekonomike.


Perpjekjet e nacionalisteve kane cuar pothuajse ne nje pike te vdekur perparimet e arritura nga drejtuesit e rinje te moderuar te Bosnjes te cilet kane ardhur ne pushtet pas zgjedhjeve te Nentorit te vitit 2000. Si rezultat, ekspertet vendas dhe nderkombetare thone, se vendi mund te shkoje drejt nje krize te madhe ekonomike dhe sociale kete dimer.


Analistet vendas dhe ata Perendimore thone se nacionalistet kane shfrytezuar uljen e interesit nderkombetar per Ballkanin pas sulmeve terroriste kunder SHBA-se me 11 Shtator.


Pengesat duken vecanerisht te medha ne Republika Srpska, RS. Mbi 12,000 punonjes te shendetesise kane filluar nje greve me 22 Tetor dhe punonjesit e ministrise se mbrojtjes kane kercenuar se do te bejne te njejten gje pas pak ditesh.


Pakenaqesia ushqehet nga fakti qe pensionet dhe pagat mesatare ne RS jane shume me te vogla sesa ato ne Federaten Muslimano-Kroate.


Kjo pakenaqesi nxitet nga Partia Demokratike Serbe, SDS, e linjes se ashper, e cila eshte bere partnere e koalicionit qeveritar pas zgjedhjeve te fundit. Qe prej asaj kohe, SDS ka arritur te sabotoje reformat jo vetem ne republike por edhe ne parlamentin shteteror te Bosnjes.


Ne parlamentin shteteror, SDS ka bllokuar disa ligje te rendesishme ekonomike. "Keto ligje te rendesishme po krijojne pengesa te medha per nje ekonomi te qendrueshme ne Bosnje dhe Herzegovine," thote Patrik Volf, nje zedhenes i ndermjetesit Perendimor per Bosnjen, Perfaqesuesit te Larte Volfgang Petric. "Per kete aresye, pengesa e tyre po reflekton direkt ne jeten dhe prosperitetin e gjithe qytetareve te ketij vendi".


Petric ka derguar nje leter te hapur ankese kryetarit te parlamentit te RS, Dragan Kaliniq, duke thene se delegatet e entitetit ne legjislaturen shtetetore ne fakt nuk po lejonin miratimin e ligjeve te reja.


Privatizimi, eshte nje nga fushat ku perkrahesit e linjes se ashper kane qene vecanerisht kunder. Ata po e kundershtojne procesin e privatizimit sepse dis prej tyre kane pozicione drejtuese ne kompanite fitimprurese te kontrolluara nga shteti si Telecom RS dhe Rafineria e Naftes Modrica. Parate nga keto ndermarrje shkojne ne arken e SDS si edhe ne xhepat e drejtuesve te saj.


I perballur me kete pengese, Damir Miljeviq, keshilltar per privatizimin i kryeministrit Mladen Ivaniq, ka dhene nje muaj me pare doreheqjen. Duke komentuar per doreheqjen, Ivaniq ka thene se "disa forca kerkojne te ngadalesojne privatizimin". Por veprimi i tij nuk ka pasur shume fekt sepse disa jave me pas, nje nga njerezit e rendesishem prane kryeministrit, ministri i bujqesise se RS, ka dhene gjithashtu doreheqjen.


Latinoviq ka thene per median se ai e kishte ndermarre kete hap sepse SDS "nuk eshte e interesuar per zhvillimin e Republikes Srpska por shikon vetem interesat e partise".


Sipas burimeve prane qeverise se RS, ministri i financave Milenko Vracar mund te pasoje me doreheqjen e tij Latinoviqin. Ne nje deklarate te koheve te fundit, Vracar ka deklaruar se "taksat duhet te paguhen edhe nga pronaret e kompanive te cilet mund te jene anetare te SDS-se".


SDS po bllokon edhe bashkepunimin ndermjet qeverise se RS-se dhe gjykates se Hages per krime lufte. Drejtuesit Serbe te Bosnjes e kane shtyre kete ceshtje per vite me rradhe sepse ne rast te kundert ata do te detyrohen te arrestojne dhe te ekstradojne te dyshuarit kryesore per krime lufte, si Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, te cilet gezojne nje popullaritet te madh tek Serbet.


Disa jave me pare, parlamenti i RS-se ka miratuar nje ligj per bashkepunimin me Hagen por edhe kjo eshte konsideruar si nje taktike tjeter vonuese sepse marreveshja e Dejtonit i detyron te dyja entitetet e Bosnjes ta bejne nje gje te tille.


Kjo eshte bere edhe me evidente kur pas miratimit te ligjit, SDS ka bllokuar botimin e tij ne Gazeten Zyrtare, nje faze e nevojeshme perpara se ligji te hyje ne fuqi. Dhe me pas ministria e drejtesise dhe e brendeshme nuk binin dakort se kush duhet te kishte pergjegjesine per te shtyre ligjin.


Shume analiste lokal dhe Perendimor jane tani te bindur se Ivaniq dhe qeveria e tij do te bjere shume shpejt nese ai nuk distancohet nga SDS dhe nuk rinderton nje kabinet te ri qeveritar.


Disa eksperte, perfshire Grupin Nderkombetar te Krizave, ICG, kane rekomanduar nderprerjen e ndihmes financiare per Serbet e Bosnjes nese ata nuk pranojne reformat.


"Menyra per te shkuar perpara eshte te ushtrohet me teper presion mbi RS ne menyre qe te forcohen pozitat e pragmatisteve te cilet e kuptojne mire qe Bosnja nuk mund te ekzistoje gjysem e varferuar dhe gjysem e Europianizuar," ka thene ICG ne nje analize te saj te fundit. "Sanksionet e mundeshme duhet te jene aq te dhimbeshme sac jane te kenaqeshme perfitimet".


Jo vetem RS po perballet me probleme ekonomike dhe sociale te shkaktuara nga bllokimi politik. Keto probleme po shtohen edhe ne Federate, vecanerisht ne territoret e kontrolluara nga Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, i linjes se ashper.


Ndersa HDZ, krahasuar me SDS, ka shume me pak pushtet ne nivelin shteteror dhe ate federal, ajo megjithate shkakton probleme te vazhdueshme ne kantonet nen kontrolin e saj. Si rezultat, autoritetet e federates ne keto rajone kane shume pak, ne mos fare autoritet mbi adiministraten, financat publike, sistemin juridik dhe policine.


Ne keto zona, vecanerisht ne Bosnjen jugore, HDZ kontrollon gjithashtu pjesen me te madhe te kompanive shteterore dhe bizneset private. Nje nga kompanite me te medha dhe me me fitim atje, Aluminium Mostar, kontrollohet nga HDZ e cila prej javesh nuk ka lejuar autoritetet federale te ushtrojne nje kontroll financiar.


Per me teper, HDZ po shton perpjekjet per te rrezuar kryetarin e bashkise se Mostarit, Neven Tomiq. Gjate dhe pas luftes, Mostari eshte bere nje rast prove per pajtimin dhe bashkejetesen ndermjet Kroateve te Bosnjes dhe Boshnjakeve, si edhe progresit te pergjitheshem ne Federate.


Largimi i Tomiq, i cili eshte debuar nga rradhet e HDZ-se per aresye te pikpamjeve te tij te moderuara, do te perbente nje hap te madh prapa per procesin e paqes. Per me teper, disa jave me pare kongresi i HDZ-se ka rizgjedhur Ante Jelaviq ne postin e presidentit te partise, pavaresisht nga fakti se ai eshte larguar me pare nga udheheqja e partise dhe presidenca tre paleshe e Bosnjes nga Petric. Rizgjedhja e Jelaviq ka qene nje goditje ne fytyre per komunitetin nderkombetar.


Nje jave me pare, partia nacionaliste Boshnjake qe ka qene ne pushtet, Partia e Veprimit Demokratik, SDA, ka mbajtur gjithashtu nje kongres per te zgjedhur kryesine e partise. Ashtu si HDZ, edhe SDA ka zgjedhur nje numer perkrahesish te linjes se ashper ne pozicionet drejtuese, perfshire ish kryeministrin federal Edhem Bicakciq i cili akuzohet per mashtrim dhe keqperdorim te pushtetit.


Ne kongres, drejtuesi karizmatik Boshnjak dhe presidenti i kohes se luftes, Alija Izetbegoviq, ka dhene me ne fund doreheqjen nga posti i kryetarit te partise. Ai e ka pasur kete post qe prej krijimit te partise. Kongresi i ka dhene nje titull honorifik te perjetshem Izetbegoviqit dhe e ka zgjedhur ate kryetar te nje organizmi keshillimor, gje e cila do te thote se ai perseri do te vazhdoje te kete influence ne cdo zhvillim te rendesishem ne parti.


Megjithate, disa mendojne se vetem Izetbegoviq ka qene ne gjendje te kontrolloje krahun e linjes se ashper te SDA-se dhe tani qe ai nuk eshte me zyrtarisht kryetar i partise, ekstremistet mund te perpiqen te marrin ne dore kontrollin e plote te partise.


Janez Kovaq eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR-se. Gordana Katana eshte korrespondente e se perditeshmes Oslobodjenje te Sarajevos ne Banja Luka.