BOSNJA PLANIFIKON NJE MODEL TE RI PER USHTRINE
Ndersa nje komision do te filloje punen per te unifikuar forcat e armatosura te Bosnjes, tanime kane filluar diskutimet mbi perberjen shume etnike te kesaj ushtrie.
BOSNJA PLANIFIKON NJE MODEL TE RI PER USHTRINE
Ndersa nje komision do te filloje punen per te unifikuar forcat e armatosura te Bosnjes, tanime kane filluar diskutimet mbi perberjen shume etnike te kesaj ushtrie.
Krijimi javen e kaluar i nje komisioni per te cuar perpara reformat ne ushtri ne Bosnje eshte hapi i pare drejt bashkimit te mundeshem te dy ushtrive rivale ne Bosnje.
Komisioni i Reformes se Mbrojtjes se Bosnjes eshte njoftuar me 9 Prill nga Zyra e Perfaqesuesit te Larte, Paddy Ashdown.
Ashdown ka emeruar ekspertin Amerikan te mbrojtjes James Locher per te kryesuar kete organizem, i cili do te pergatise planet per te ndryshuar politiken e mbrojtjes ne shtetin e Bosnjes gjate vitit 2004. NATO, Forca e Stabilizimit e drejtuar nga NATO, Zyra e Perfaqesuesit te Larte, OHR, dhe Organizata per Sigurim dhe Bashkepunim ne Europe, OSBE, kane nga nje anetar ne komision, se bashku me shtate anetare Boshnjake.
Ndryshimi eshte nje parakusht per Bosnje Herzegovinen per tu kualifikuar per anetaresim te plote ne programin Partneritet per Paqe te NATO, dicka qe presidenca tre paleshe e ka kerkuar zyrtarisht nje vit me pare. Ne ate kohe Sekretari i Pergjitheshem i NATO-s, Lord George Robertson e ka bere te qarte se nje nga parakushtet eshte krijimi i nje strukture komandimi te vetme te perbashket ne nivel shteteror per forcat e armatosura te Bosnjes.
Ne menyre qe ky sistem i perbashket kontrolli te kete sukses, Bosnja duhet te krijoje nje ministri te mbrojtjes si edhe nje organizem mbikqyres ne nivel parlamentar per forcat e armatosura. Per momentin dy entitetet e Bosnje Hercegovines - Federata dhe Rapublika Srpska, RS - kane ushtri te vecanta dhe ministrite e tyre te mbrojtjes.
Kushtetuta e tanishme e Bosnjes i jep secilit prej tre anetareve te presidences te drejta te njejta per te vepruar si komandant suprem i te gjitha forcave te armatosura ne vend. Megjithate ne RS, ligji ende interpretohet sikur presidenti i entitetit eshte njeriu i vetem pergjegjes per forcat e armatosura te RS, VRS.
Kjo zgjidhje e nje aneshme ka hapur rrugen aktiviteteve te paligjeshme ne rradhet e ushtrise se RS. Vitin e kaluar, agjensite nderkombetare ne Bosnje kane zbuluar se kompania Orao me qender ne RS ka qene e perfshire ne tregti te paligjeshme me ushtrine Irakene. Kohet e fundit, trupat e SFOR kane zbuluiar prova sipas te cilave nje departament i sherbimeve sekrete te ushtrise se RS ka spiunuar disa institucione lokale dhe nderkombetare.
Keto dy skandale kane cuar ne doreheqjen e anetarit Serb ne presidencen tre paleshe te Bosnjes, Mirko Saroviq. Ata gjithashtu kane ushtruar edhe nje presion te madh duke detyruar politikanet ne te dyja entitetet te pranojne domosdoshmerine e reformave te metejeshme ne fushen ushtarake.
Pas ketyre dy skandaleve, Lord Ashdown ka perdorur pushtetin e tij per te shkrire autoritetin me te larte ushtarak ne RS, Keshillin Suprem te Mbrojtjes, ne nje perpjekje per ta vendosur ushtrine e RS nen varesine direkte te presidences se Bosnjes. Tani ai ka bere edhe nje hap me tej, dhe komisioni i Locher pritet te pergatise nje legjislacion te ri per mbrojtjen ne te gjithe Bosnjen.
Duke folur gjate shpalljes se komisionit te ri per mbrojtjen, Ashdown ka thene se pas reformes, ushtrite e dy entiteteve do te transformohen ne ushtri me te pakta ne numer, dhe me nje shtab te pergjitheshem dhe komande te perbashket.
Argumenti i dhene eshte se forca e re do te jete me eficiente dhe me e lire per tu mbajtur. Por shperberja e ushtrive te ndara etnike ne nje shtet i cili ka pare kaq shume gjakderdhje ne vitet e fundit do te dergonte gjithashtu edhe nje mesazh te forte simbolik rreth vendosmerise se Bosnjes per te jetuar ne paqe.
Por ceshtja qe kerkon nje zgjidhje te menjehereshme eshte se sa multi etnike do te jete ushtria e re e perbashket. IWPR ka mesuar nga burime lokale dhe nderkombetare se SFOR tanime ka paraqitur nje numer propozimesh ne lidhje me formen e forcave te reja te armatosura.
Forca do te kete rreth 10,000 deri 15,000 trupa. Kjo do te perbente nje shkurtim te numrit te tanishem - Ushtria e Federates, UF, ka 13,200 ushtare, 9,200 prej tyre Muslimane te Bosnjes dhe 4,000 Kroate, ndersa Ushtria e RS, VRS, ka 6,600 ushtare.
Komandanti i SFOR, Gjenerali Amerikan William Ward, ka filluar konsultime te shpeshta me dy ushtrite dhe ministrite e mbrojtjes, por ai ka mohuar se SFOR apo NATO kane vendosur me pare se si do te jete ushtria e re.
"Te gjitha keto deklarime ne media jane kunder produktive," ka thene ai, duke shtuar se te gjitha opsionet mbeten te hapura.
Nga opsionet e propozuara prej SFOR, tre duken si me te mundeshmet per tu zbatuar. Opsioni i pare do te krijoje tre brigada te perziera etnikisht nen nje komande te perbashket. Ky opsion eshte me i aferti me konception e nje ushtrie te vetme shume etnike dhe do te fshinte identitetin e ushtrive te vecanta.
Si grupi me i madh etnik, Muslimanet e Bosnjes kane interesin me te madh ne krijimin e nje ushtrie te tille. Komandanti i Komandes se Perbashket i Ushtrise se Federates, Gjeneral Atif Dudakoviq, ka shfaqur haptazi mbeshtetjen e tij per kete plan.
"Une mendoj se tanime i ka ardhur fundi lojrave me ushtrite dhe ndjenjat kombetare," ka thene Dudakoviq.
Por per disa Boshnjake kjo zgjidhje mund te jete e parakoheshme ose edhe e pa pranueshme.
Propozimi i dyte eshte me teper nje kompromis. Sipas ketij propozimi, do te krijohet nje structure komandimi e perbashket e cila do te mbikqyre nje brigade Serbe dhe dy brigada te perbashketa te Muslimaneve dhe Kroateve. Pika e dobet e ketij propozimi eshte qe ne fakt ai do te perseriste ushtrine ekzistuese te Federates dhe ate te RS. Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, ne pushtet, e kundershton kete ide sepse Kroatet, te cilat jane me te paket ne numer ne krahasim me dy grupimet e tjera etnike, do te ndjeheshin te nenshtruar ne njesite e dominuara nga Muslimanet e Bosnjes.
Per rrjedhim, mendohet se shume politikane Kroate dhe Serbe jane ne favor te nje opsioni te trete sipas te cilit do te kete tre brigada te vecanta - nje Serbe, nje Kroate dhe nje Muslimane - nen nje komande te perbashket. Ashtu si opsioni i dyte, edhe ky plan nuk do te shmangte diferencat etnike.
Duke folur pas nje takimi per kete ceshtje me 9 Maj, shefi i shtabit te ushtrise se RS Gjeneral - Major Cvetko Saviq ka refuzuar te theksoje preferencen e tij, por ka thene se ushtrite e ndara te cilat ekzistojne tani nuk mund te shperbehen pa u ndryshuar kushtetuta. "Ne fund te fundit, vendimi eshte i politikaneve dhe jo i ushtarakeve," ka thene ai.
Komisioni i Reformes se Mbrojtjes pritet te paraqese propozimet perfundimtare nga fundi i Shtatorit. Kjo do te thote se Bosnja mund te kete nje kuader te ri ligjor i cili do ti lejoje asaj te anetaresohet ne Partneritet per Paqe, ne fillim te vitit 2004.
"E gjithe kjo do te varet nga qytetaret dhe politikanet e Bosnjes. Nese ata duan te anetaresohen ne Partneritet per Paqe apo ne NATO, kjo eshte nje mundesi historike e cila nuk duhet te humbase," ka thene Ashdown.
Antonio Prlenda eshte gazetar dhe analist ushtarak per te perditeshmen e Sarajevos, Oslobodjenje.