BOSNJA PËRJETON TRONDITJE NGA TËRHEQJA E AKUZAVE PËR KRIME TË LUFTËS

Vendimi i gjyqit të Republikës Serbe tërheq vëmendjen në dështimet e vazhdueshme të këtij gjyqi me ballafaqimin e së kaluarës.

BOSNJA PËRJETON TRONDITJE NGA TËRHEQJA E AKUZAVE PËR KRIME TË LUFTËS

Vendimi i gjyqit të Republikës Serbe tërheq vëmendjen në dështimet e vazhdueshme të këtij gjyqi me ballafaqimin e së kaluarës.

Friday, 18 November, 2005

Vendimi i gjyqit të Republikës Serbe për tërheqjen e aktakuzave për krime lufte në të vetmin gjykim për krime lufte kundër një grupi të policëve ka shkaktuar zemërim dhe mosbesim.


Vendimi i Gjykatës së Qarkut në Banja Llukë më 11 shkurt është përshkruar si shokant, me paralajmërime nga ana e politikanëve dhe analistëve se kjo mund të ketë implikime serioze për të ardhmen e entitetit serb në Bosnjë.


Përfaqësuesi i lartë për Bosne Paddy Ashdown ka paralajmëruar Republikën Serbe se dështimi i tyre i vazhdueshëm në bashkëpunim me tribunalin për krime të luftës në Hagë mund të rezultojë në rishqyrtimin e Marrëveshjes së Dejtonit, nga ku rezultoj krijimi i republikës.


Vendimi i gjyqit të Republikës Serbe (RS) sjell në pah hezitimin e entitetit serb në Bosnjë në ballafaqimin e tyre me të kaluarën, deklarojnë vëzhguesit.


Kjo gjithashtu vërteton se e ardhmja e RS është në rrezik serioz përderisa organet juridike vazhdojnë të funksionojnë në mënyrë të njëjtë si deri më tani, tha Branko Todorovic, drejtor ekzekutiv i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në RS, të cilët e kanë monitoruar rastin që nga fillimi.


“Ky rast ka dëshmuar qartë se RS është e paaftë të ushtrojë sundimin e ligjit në territorin e saj.”


Ish oficerët e policisë-Ranko Jakovljevic, Miroslav Cadja, Mile Rodic, Drazen Rakovic, Rade Savic, Gojko Kesic, Zoran Banovic, Miroslav Zec, Djordje Jelcic, Zoran Milojica dhe Slobodan Muzgonja-kanë qenë të akuzuar për burgim të paligjshëm të priftit katolik Tomislav Matanovic dhe prindërve të tij Josip dhe Bozana mes datës 14 dhe 19 shtator të vitit 1995. Ky akt është cilësuar si krim lufte kundër civilëve në kodin penal të RS.


Trupat e tre personave janë gjetur në një burim në Prijedor në vitin 2001, por asnjë aktakuzë nuk është ngritur kundër policëve për vrasjet edhepse ishte vërtetuar se ata kanë qenë njerëzit e fundit që e kanë parë familjen të gjallë.


Aktakuza për krime lufte ështe ngritur kundër grupit të policëve në fund të janarit në 2003, dhe gjykimi ka filluar më 17 maj të atij viti. Me shumë se 50 dëshmitarë janë thirrur të dëshmojnë gjatë procesit gjyqësor.


Në përmbledhjen e tij pas vendimit të marrë javën e kaluar, gjyqtari i rastit, Dusko Bojovic tha se dëshmitë e prezentuara gjatë gjykimit nuk kanë sugjeruar se grupi është fajtor për krimet me të cilët ata janë akuzuar.


Dëshmitë e dëshmitarëve konfirmojnë se urdhëri për marrjen e familjes Matanovic ishte dhënë nga Simo Drljaca, i cili gjatë asaj kohe ka qenë shef i qendrës së rendit publik, tha gjyqtari.


“Nuk ka dëshmi që sugjeron se [ata] kanë pasur arsye të besojnë se urdhëri ka qenë ilegal sepse individë tjerë jo-serbë janë paraburgosur në mënyrë të njëjtë si pasojë e situatës kaotike në qytet gjatë asaj kohe. “


Drljaca ka qenë kryetari i bashkisë së Prijedorit gjatë asaj kohe, dhe ai ka qenë i akuzuar nga tribunali si përgjegjës për një numër vrasjesh në rajon. Ai është vrarë gjatë një konflikti të armatosur me ushtarët e SFOR në vitin 1997 gjatë një tentimi të dështuar të arrestimit të tij.


Todorovic i tha IWPR se organizata e tij ende nuk ka pasur rast të analizojë dokumentin e aktvendimit dhe përmbledhjen e gjyqtarit.


“Sidoqoftë, në bazë të monitorimit tonë të vazhdueshëm të gjykimit, mund të themi se [ duket se] policia dhe prokurori kanë bërë një numër gabimesh gjatë hetimit[që ishin rezultat i] në mungesë të fakteve relevante që kanë mundur të çojnë drejt vendimit të shpalljes së policëve si të fajshëm,” tha Todorovic.


Ai shtoi se ky është një problem serioz që duhet të trajtohet në mënyrë që të sigurohen se tërheqjet e aktakuzave në raste të ngjashme nuk do të ndodhin në të ardhmen.


Todorovic theksoi se rasti Matanovic nuk ështe shembulli i parë ku gjyqësia e RS ka dështuar të dëshmojë gatishmërinë e tyre në procedimin e gjykimeve të tilla, duke theksuar se kjo gjyqësi nuk ka shërbyer asnjë rast tjetër për krime të luftës për një dekadë të tërë nga marrëveshja e Dejtonit që shënon fundin e luftës në Bosnjë.


Ky dështim, bashkë me faktin se autoritetet e RS refuzojnë në mënyrë të vazhdueshme arrestimin e të ndjekurve të akuzuar nga Tribunali për krime lufte, të cilët mendohet të jenë strehuar në RS në numër të madh, ka nxitur një seri të paralajmërimeve dhe restriksioneve nga ana e përfaqësuesit të lartë të Përfaqësuesit të Lartë komunitetit ndërkombëtar Paddy Ashdown.


Një numër i zyrtarëve të lartë të RS janë shkarkuar nga vendet e tyre të punës, dhe Ashdown ka paralajmëruar se republika mund të pushojë së ekzistuari nëse nuk do ketë përmirësim në dosjen e saj dhe përmirësim në bashkëpunimin e tyre me tribunalin.


Tomislav Tomljanovic, zv.zëdhënës kroat në kuvendin kombëtar të RS, shprehu për IWPR mosbesimin e tij në lidhje me tërheqjen e aktakuzës. “Ne e kemi vënë veten në një pozitë absurde me këtë vendim,” tha ai. “Ne jemi të vetëdijshëm për faktin se shumë krime lufte kanë ndodhur në [RS] dhe prapë këta policë janë [falur]. Kjo vetëm dëshmon se gjyqësia lokale nuk është e gatshme për gjykime të krimeve të luftës.”


Muharem Murselovic, ish i burgosur në kampet famëkeqe të Omarska dhe Keraterm në Prijedor, tani deputet i partisë “Një Parti për Bosnjën” në kuvendin e RS, e ndan mendimin e tij me Tomljanovic.


“Jam thellësisht i shokuar nga vendimi, sepse pas këtij rasti, asnjë rast tjetër[i lidhur me këto vrasje] në Prijedor nuk do te mund të dëshmohet si i vërtetë,” that ai.


“E vërteta është se familja Matanovic është vrarë në mënyrë mizore. Ajo çka kemi tani është një situatë ku i tërë faji ështe transferuar tek i ndjeri Sima Drljaca në vend se të krijohet një përgjegjësi individuale për krimin.


“Pa marrë parasysh numrin e veprave të këqija të kryera nga Drljaca, është e papranueshme të supozohet se ai ka qenë i vetmi, përgjegjës për të gjitha krimet e kryera në Prijedor.”


Murselovic, i cili ka qenë dëshmitar në ekshumimin e trupave të familjes Matanovic në fshatin Trakoscani në vitin 2001, theksoi se familja Matanovic ka qenë nën arrest shtëpiak para vrasjes dhe se autopsia ka dëshmuar se të tretë kanë qenë të lidhur në pranga në momentin e vrasjes.


Ndonëse ai theksoi se se nuk ka për qëllim të vie në dyshim vendimin e gjyqit, deputeti sidoqoftë është i zhgënjyer me vendimin.


“Nuk mund të them nëse e gjithë kjo është bërë qëllimisht apo jo, por tregon në mënyrë të qartë se njerëzit në RS nuk janë të gatshëm të ballafaqohen me çfarë ka ndodhur gjatë luftës,” shtoi Murselovic.


Zyra e peshkopit katolik në Banja Llukë lëshoi një deklaratë publike duke cekur se “ata nuk mund të pajtohen me faktin se rasti i vrasjes së Matanovic dhe prindërve të tij është mbyllur pas faljes së 11 policëve.”


Ndonëse zyra potencoi se nuk beson ne fajshmërinë e 11 policëve në kryerjen e krimit, ajo iu bëri apel autoriteteve të RS të vazhdojnë hetimet për vrasjet në përpjekje të sjelljes së autorëve përgjegjës para drejtësisë.


Analistët të cilët kanë qenë në përcjellje të rastit janë unanim me mendimin se policia dhe zyra e prokurorit janë për tu fajësuar për vendimin e gjyqit, si pasojë e natyrës së paorganizuar të hetimit nga të dyja palët.


Zv. Presidenti i RS Tomljanovic, konkludon, “kam frikë se rasti Matanovic do të jetë shembull i keq për hetimet në të ardhmen, ku si rezultat[gjyqi shtetëror i Bosnjës] nuk do të ketë zgjidhje tjetër pos të marrë përgjegjësinë për procedimin e e gjykimeve për krime lufte.”


Pyetjeve nga ana e IWPR, zyra e prokurorit të qarkut në Banja Llukë iu përgjegj duke thënë se janë në pritje të pranimit të vendimit të qartësuar në formë të shkruar dhe nuk janë në pozitë të komentojnë për rastin. Një burim i afët me prokurorin e qarkut, duke u shprehur anonimisht, shprehu befasi me vendimin e gjykatës.


Zyra e prokurorit nuk komentoi nëse do të ketë kërkesë për dorëzim të ankesës.


Ndërkohë, Zyra e Përfaqësuesit të lartë në Bosnjë dhe shumica e qeverisë nacionaliste të RS në Banja Llukë kanë refuzuar të komentojnë lidhur me rastin.


Gordana Katana është korrespondente për VOA në Banja Llukë.


Frontline Updates
Support local journalists