Bosnja Nuk Eshte Akoma E Gateshme Te Marre 'Pronesine' E Procesit Te Paqes.

Komentet e koheve te fundit se Bosnja po pergatitet te marre ne dore "pronesine" e procesit te paqes shtrojne pyetjen - cilit institucion lokal apo individe duhet ti besohet kjo pergjegjesi?

Bosnja Nuk Eshte Akoma E Gateshme Te Marre 'Pronesine' E Procesit Te Paqes.

Komentet e koheve te fundit se Bosnja po pergatitet te marre ne dore "pronesine" e procesit te paqes shtrojne pyetjen - cilit institucion lokal apo individe duhet ti besohet kjo pergjegjesi?

Kater vjet pas perfundimit te luftes, Wolfgang Petritsch, Perfaqesuesi i Larte i komunitetit nderkombetar ne Bosnje ka filluar te flase per "pronesine e Bosnjes" per procesin e paqes.


Kjo mund te jete nje inisiative e re e guximshme, por mund te rrezikoje pjesen me te madhe te atyre qe jane arritur deri me sot qe nga perfundimi i luftes.


Per momentin, komuniteti nderkombetar eshte aktiv ne te gjitha fushat e jetes politike, sociale dhe ekonomike ne Bosnje. Eshte nje gje rutine per diplomatet te perpiqen te influencojne per vendosjen e presidenteve dhe ministrave, perzgjedhjen e policeve dhe zyrtareve te bashkive, zhvillimin e programeve arsimore ne shkolla, shperndarjen e shtepive, hetimin e krimit politik dhe ekonomik, dhe permbajtjen e mediave lokale.


Ne te njejten kohe, Zyra e Perfaqesuesit te Larte pergatit dhe shpesh detyron aprovimin e programit legjislativ ne nivel shteteror dhe te entiteteve, qe shkon nga mbrojtja e deshmitareve deri ne ligjin per pronen, nga simbolet kombetare ne privatizim, nga telekomunikacioni ne pagesat administrative.


Shume vezhgues jane dakort qe ndertimi i paqes ne Bosnje kerkon nje autoritet te huaj me pushtet si ato qe ushtron Perfaqesuesi i Larte. Problemi eshte se deri me tani, pavaresisht rolit te luajtur, komuniteti nderkombetar nuk ka arritur rezultate te rendesishme ne ceshtjet kryesore, te cilat mund te kontribuojne ne nje veteqeverisje.


Koncepti i "pronesise" ngre nje pyetje kryesore, dhe pikerisht se kujt individeve dhe kujt institucioneve lokale duhet ti besohet "pronesia"? Me qellim qe procesi te jete konstruktiv, eshte teper e rendesishme te percaktohet se cilat institucione jane ne gjendje te marrin persiper pergjegjesine per te miren e punlikut, dhe te dallojne ato nga shtremberimet e shoqerise Boshnjake gjate dhjete vjeteve te fundit.


Forcat pjesemarrese ne shoqerine Boshnjake jane me shume komplekse se sa duken me shikim te pare. Konflikti nder-etnik mund te duket si karakteristika dominuese, dhe shkaku kryesor per mospranimin e synimeve te procesit te paqes.


Megjithate, pajtimi etnik perfaqeson vetem nje drejtim te procesit te paqes. Drejtimi tjeter eshte tranzicioni nga nje shoqeri komuniste ne nje shoqeri te lire, duke ndertuar nje infrastrukture te institucioneve demokratike dhe te tregut te lire, ligje dhe tradita nga nje baze e limituar.


Partite nacionaliste ne pushtet ne Bosnje kane trasheguar mjetet e partive komuniste te kontrollit social dhe ekonomik. Gjate pothuajse kater vjeteve lufte, ato morren edhe me teper pushtet, nepermjet monopolit te tyre mbi dhunen dhe kontrollit mbi aktivitetet ekonomike jo formale.


Elementi baze i struktures se tanishme te pushtetit eshte sistemi i cili ne ish Bashkimin Sovjetik quhej sitemi i "nomenklatures". Nje parti dominuese nepermjet organizmave te saj dhe komiteteve kontrollon te gjitha emerimet e rendesishme, ngritjen ne pergjegjesi, shperndarjen e privilegjeve dhe perjashtimin nga kjo. Kjo menyre perzgjedhjeje mbulon te gjitha institucionet e shtetit, perfshire legjislativin dhe gjyqesorin, si edhe pozicionet drejtuese ne ekonomi.


Infiltrimi i gjithanshem i personelit te partive ne institucionet publike i mban ato te varura nga partia, e cila siguron besnikeri dhe disipline duke perjashtuar zerat kundershtare nga pozicionet me influence.


Sistemi i numenklatures eleminon ndarjen e pushteteve, pavaresisht se cfare kerkon kushtetuta, dhe vazhdimi i ketyre strukturave do te thote se nuk ka ndarje institucionale ndermjet politikes dhe ekonomise, si ne sektorin privat ashtu edhe ne ate publik.


Per sa kohe qe ky sistem mbetet i parekur, institucionet e reja te krijuara ne baze te Marreveshjes se Dayton nuk do te kene autoritet te plote. Meqenese keto struktura te pushtetit jane krejtesisht te papajtueshme me sundimin e ligjit dhe zhvillimit ekonomik, nuk eshte per tu habitur qe regjimet nacionaliste hyjne ne nje periudhe krize institucionale. Ato mund te jene te fuqishme per te bllokuar programet nderkombetare, por nuk aspak te qendrueshme.


Ndryshimet ne kontekstin rajonal - mundesia e ndryshimeve politike ne Zagreb dhe zvogelimi i pushtetit te Beogradit - po pakesojne burimet e mbeshtetjes se jashteme, ndersa klima e armiqesise nder etnike brenda Bosnjes nuk eshte e mjaftueshme per te maskuar pamundesine e tyre per te ofruar sherbimet sociale baze.


Kriza eshte me e thelle ne Republika Srpska, ku institucionet e entitetit nuk kane funksionuar si duhet per me teper se 12 muaj, por gjithashtu po behet e dukeshme ne zonat e kontrolluara nga Kroatet dhe mund te shperndahet ne te gjithe vendin per shkak te zvogelimit te mbeshtetjes nderkombetare.


Me shfaqjen e krisjeve ne strukturat nacionaliste te pushtetit, ne keto momente nuk jane partite e opozites apo levizjet e shoqerise civile qe po rriten per te kundershtuar keto struktura nacionaliste, por rrjetet gjithnje ne rritje kriminale dhe instabiliteti social ne rritje.


Ne rast se institucionet demokratike nuk jane te gateshme te marrin ne dore qeverisjen, rezultati mund te ishte nje kolaps i shtetit. Kriza e thelle ne qeverisje ne te gjitha nivelet maskohet per momentin nga mbeshtetja e komunitetit nderkombetar.


Pjesa me e madhe e strategjise nderkombetare deri me tani eshte drejtuar ne ndertimin e institucioneve, te cilat nuk ushtrojne asnje pushtet efektiv. Ky per shembull eshte rasti i institucioneve te perbashketa ne nivel shteteror, te cilat nuk gezojne asnje mbeshtetje nga pjesemarresit Kroat dhe Serb.


Megjithate, te punosh direkt me institucionet - te ndihmosh per zgjidhjen e mosmarreveshjeve, te ndertosh mbeshtetjen per administraten - nuk do te jete e mjaftueshme te permbushe nje largim te pushtetit nga duart e regjimeve nacionaliste. Te perdoresh autoritetin e Perfaqesuesit te Larte per ti anashkaluar ato kur behen te pamundura per tu shbllokuar gjithashtu nuk eshte menyra me e mire per te zgjidhur problemin e vertete.


Mbizoterimi i retorikes nacionaliste ne politiken Boshnjake nuk duhet te genjeje komunitetin nderkombetar te besoje qe armiqesia ndermjet grupeve etnike eshte pengesa kryesore per procesin e paqes. Progresi mund te arrihet vetem duke shkaterruar strukturat e pushtetit te cilat manipulohen nga partite nacionaliste, dhe te ndryshoje menyren e ushtrimit te pushtetit.


Duke drejtuar vemendjen ndaj problemeve strukturore, komuniteti nderkombetar mund te filloje te punoje drejt "pronesise Boshnjake" te procesit te paqes. Megjithate, eshte krejtesisht e padobishme te flitet per dorezimin e pergjegjesive per ndertimin e shtetit, reintegrimin e grupeve etnike apo modernizimin e ekonomise strukturave te pushtetit te cilat jane krejtesisht kunder ketyre programeve.


Christopher Bennett eshte redaktor i vjeter i IWPR dhe nje anetar themelues i Inisiatives Europiane te Stabilitetit me qender ne Berlin. Detaje te raportit me te fundit te ketij grupi, Strukturat e Pushtetit ne Bosnje, mund ti gjeni ne adresen e e-mail ESI@operamail.com


Frontline Updates
Support local journalists