Bosnja Feston Rezultatet e Zgjedhjeve ne Kroaci

Lajmi i fitores se opozites ne Kroaci ka rritur shpresat per marredhenie me te mira ndermjet dy vendeve - dhe nje fitore te partive te opozites ne Bosnje.

Bosnja Feston Rezultatet e Zgjedhjeve ne Kroaci

Lajmi i fitores se opozites ne Kroaci ka rritur shpresat per marredhenie me te mira ndermjet dy vendeve - dhe nje fitore te partive te opozites ne Bosnje.

Tuesday, 11 January, 2000

Nje grup te rinjsh nga Sarajevo qendrojne ne nje qoshe rruge duke biseduar per politike. Ne nje vend qe akoma eshte duke rimarre veten nga nje lufte e eger civile dhe ku politika dhe politikanet kane nje emer te keq, nje pamje e tille duket e pabesueshme. Tema kryesore e bisedes ka qene fitorja e paster e opozites ne Kroacine fqinje.


Rrezimi nga pushteti i Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) pas dhjete vjet ne qeverisje perben rastin e pare qe nje parti ne pushtet humbet, ne te gjithe ish-Jugosllavine.


Lajmi i rezultateve eshte njoftuar gjeresisht ne faqet e para te te gjitha gazetave Boshnjake. "Bashkimi Demokrat Kroat morri ate qe meritonte. Ata kane pesuar nje humbje katastrofike," thoshte analisti Mirko Sagolj ne editorialin e tij, "Humbja e Merituar", ne faqen e pare te se perditeshmes me te madhe qe botohet ne Sarajevo, Oslobodjenje. Me shume se pese faqe te gazetes ishin te mbushura me informacione, rezultatet dhe komente mbi keto zgjedhje.


Zyrtaret Serb dhe Muslimane te Bosnjes kane nxituar te dergojne letra publike dhe telegrame urimi dhe perkrahjeje fituesve ne Kroaci. "Fitorja e partive te opozites ne Kroaci perben nje shans per paqe te qendrueshme ne rajon," thote Slavko Mitrovic, nje anetar i udheheqjes se larte te Partise se Social Demokrateve te Pavarur ne Republika Srpska (RS). Biljana Plavsic, ish presidente e RS dhe udheheqese e Bashkimit Kombetar Serb, tha se humbja e HDZ perfaqeson "kushtin paresor per largimin e forcave ekstreme nga skena politike" ne Kroaci.


Alija Izetbegovic, anetari i presidences trepaleshe te Bosnjes dhe zyrtari me i larte Musliman, ishte nder politikanet e pare Boshnjak qe dergoi nje telegram urimi per partite e opozites fitimtare ne Kroaci. Vetem nje muaj me pare, ai pothuajse shkaktoi nje incident diplomatik kur vonoi per dy dite dergimin e nje mesazhi ngushellimi popullit Kroat pas vdekjes se Presidentit dhe udheheqesit te HDZ Franjo Tudjman. Ai ka pranuar publikisht se marredheniet ndermjet tij dhe Tudjman nuk kane qene kurre te perzemerta.


Edhe udheheqesit e opozites pershendeten gjithashtu rezultatin - dhe kerkojne qe te ndodhe e njejta gje edhe ne Bosnje. Udheheqesi i opozites se Kroateve te Bosnjes Kresimir Zubak tha se fitorja e partive te moderuara ne Kroaci do te permiresonte menjehere marredheniet ndermjet dy vendeve. "Une shpresoj qe qytetaret e Bosnjes, ashtu si edhe ata te Kroacise, do te kuptojne se udheheqja e tanishme ne Bosnje eshte e pa afte," shtoi Zubak.


Zlatko Lagumdzija, president i Partise Social Demokrate (SDP), ka qene vecanerisht i gezuar ne urimet e derguara Partise Social Demokrate te Kroacise, e cila fitoi shumicen e vendeve ne parlament. "Ju e bete pjesen tuaj, tani e kemi rradhen ne," ka thene Lagumdzija.


Nuk eshte per tu habitur qe Boshnjaket te kenaqen me keto rezultate. Presidenti Franjo Tudjman dhe perfaqesuesit e linjes se ashper ne HDZ nuk e kane pranuar kurre Bosnjen si nje shtet te pavarur dhe kane mbeshtetur vazhdimisht ndarjen e vendit. Ata kane mbeshtetur ekstremistet Kroate te Bosnjes, duke i furnizuar me para, arme dhe edhe njesi te rregullta te ushtrise Kroate per te luftuar perkrah tyre gjate luftes civile te Kroateve te Bosnjes - perfshire edhe luften Muslimano-Kroate ne vitet 1993-1994. Qe prej atyre viteve, HDZ e Kroacise ka qene pothuajse financuesi i vetem i Kroateve te Bosnjes, duke shpenzuar qindra miliona dollare per institucionet e Kroateve te Bosnjes, ushtrine dhe policine.


Mbeshtetja e vazhdueshme per separatistet Kroate te Bosnjes ka krijuar nje atmosfere tensionesh te perhereshme ndermjet qeverise se Tudjman dhe Muslimaneve te Bosnjes. Marredheniet ndermjet dy vendeve mbeten te ngrira pavaresisht interesave te medha te perbashketa ekonomike dhe strategjike. Disa mosmarreveshje te vogla kufitare akoma nuk jane zgjidhur, ndersa nje marreveshje per marredheniet ekonomike dhe kulturore akoma mbetet e bllokuar qe prej me teper se nje vit. Te gjitha keto ceshtje te pazgjidhura mund te shbllokohen pasi te moderuarit te marrin ne dore kontrollin e Kroacise.


Vetem HDZ e Bosnjes ka shprehur keqardhje per rezultatet e zgjedhjeve ne Kroaci. Ne nje deklarate, partia ka thene se ajo ishte habitur nga shkalla e humbjes se partise se saj simoter ne Kroaci.


"Ne prisnim rezultate shume me te mira ne keto zgjedhje," tha zedhenesi i partise Zoran Tomic, duke mos e fshehur zhgenjimin e tij. Tomic shtoi se udheheqja e re ne Kroaci nuk duhet te ndryshoje nenet ne Kushtetuten Kroate qe ofrojne trajtim te vecante per Kroatet e Bosnjes.


Pavaresisht nga qendrimi per kete ceshtje te vecante, udheheqja e re ne Kroaci ka theksuar faktin se politika e saj ndaj Bosnjes do te ndryshoje. Ivica Racan, udheheqesi i SDP fituese ne Kroaci dhe kryeministri i ardheshem, ka premtuar se "standartet e dyfishta" te Kroacise ndaj fqinjeve te saj do te ndryshojne dhe marredheniet e saj me Bosnjen do te behen "te qarta dhe transparente".


Janez Kovac eshte nje gazetar qe punon ne Sarajevo.


Frontline Updates
Support local journalists